Canon EF 400mm f/4 DO IS II USM
Një lente supertelefoto me Optikën me shpërhapje për një lente më kompakte, të lehtë dhe me rendiment të lartë në sporte.
E vogël në përmasë, e madhe në performancë.
Një lente super-telefoto me performancë të lartë që përdor teknologjinë e Optikës Difraktive për një ndërtim më kompakt, më të lehtë.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
Lente kompakte dhe e lehtë 400mm
-
Cilësi e shkëlqyer e imazhit. Rezistente ndaj flakërimeve dhe turbullimit të ngjyrave
-
Stabilizuesi i Imazhit me 4 ndalesa mbron nga dridhjet e kamerës
-
Fokus me precizon duke përdorur kontrollet AF të avancuara me mbishkeljen manuale me kohë të plotë
-
Vazhdoni të shkrepni kur kushtet bëhen të vështira me ndërtimin me izolim kundër motit
Veçoritë e detajuara
-
Ndërtim portativ, i lehtë
EF 400mm f/4 DO IS II USM është më e vogël dhe më e lehtë se lentet e zakonshme 400mm f/4, me peshë vetëm 2100g. Kjo është bërë e mundur duke përdorur teknologjinë e Optikës Difraktive (DO) të Canon e cila korrigjon efektet e padëshirueshme optike të cilat ndryshe do të sillnin një reduktim drastik në përmasë.
-
Rezistencë më e mirë ndaj flakërimeve dhe turbullimeve
Teknologjia DO e gjeneratës së tretë e përdorur në EF 400mm f/4 DO IS II USM e bën një performues mahnitës, veçanërisht në duart e atyre që shkrepin fotografi sportesh, të botës të egër dhe lajmeve. Lentja është rezistente ndaj flakërimeve dhe turbullimit të ngjyrave dhe ofron mprehtësi të shkëlqyer në të gjithë kuadron.
-
Teknologjia e Stablilizuesit të Imazhit
Shkrepni me vetëbesim duke përdorur shpejtësi shkrehësi deri në katër ndalesa më të ngadaltë se normalja. Stabilizuesi i Imazhit (IS) i EF 400mm f/4 DO IS II USM do të mbrojë kundër dridhjeve të kamerës dhe do të ruajë mprehtësinë kritike. IS e lentes punon në një nga tre metodat: e para është për subjektet e palëvizshme, e dyta për shkrepjet panoramike ndërsa e treta është bërë për aksionin e çrregullt, që lëviz shpejt.
-
Qëndrimi i fokusuar
Kontrollet intuitive në tytën e EF 400mm f/4 DO IS II USM bien instinktivisht nën gishta kur shkrepni. Përdorni unazën e fokusimit manual për të bërë rregullime të imëta pa e larguar kamerën nga syri. Kontrollet Focus Preset dhe Focus Stop i lejojnë fotografët të përqendrohen në një pikë të caktuar në skenë.
-
E shkëlqyer edhe për filma
Teknololgjia Power Focus i lejon fotografët që shkrepni video të krijojnë efekte të tërheqjes të fokusit të cilat kalojnë ëmbël midis pjesëve të ndryshme të skenës.
-
I krijuar për të punuar
Kur kushtet bëhen të vështira, EF 400mm f/4 DO IS II USM ju lejon të vazhdoni të shkrepni me vetëbesim. Mbrojtjet me ndërtim izolimi kundër motit mbrojnë nga pluhuri dhe lagështia ndërsa shtresa e fluorinës kundër lyerjes mbi elementin e parmë të lentes largon ujin dhe papastërtitë.