Canon EF 35mm f/1.4L II USM
Një lente me kënd të gjerë e kategorisë profesionale me një këndvështrim natyral, një hapje të diafragmës f/1.4 dhe aftësitë e regjistrimit në dritë të dobët.
EF 35mm f/1.4L II USM
Një klasike vërtet moderne: një lente standarde me kënd të gjerë e adhuruar nga fotografët e reportazheve për perspektivën e saj natyrale, aftësinë e saj në kushtet e ndriçimit të dobët dhe performancën e jashtëzakonshme optike.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
Një pamje me kënd të gjerë me një perspektivë natyrale
-
Performancë e mrekullueshme në ndriçim të dobët dhe kontrolli i thellësisë së fushës
-
Vendos standarde të reja në cilësinë e imazhit
-
Fokusohet me shpejtësi dhe me qetësi
-
Vazhdoni të regjistroni edhe në kushte të vështira
Veçoritë e detajuara
-
Ofron një pamje me kënd të gjerë me një perspektivë natyrale
Një gjatësi fokale 35 mm klasike, me një kënd pak të gjerë, e adhuruar nga fotografët e dokumentarëve për aftësinë e saj për regjistrimin e subjektit në ambientin e tij pa shformime të perspektivës.
-
Rendiment i mrekullueshëm në ndriçim të ulët
Një hapje e madhe e diafragmës me maksimumi f/1.4 lejon më shumë dritë me dy ndalesa se sa një lente me zmadhim f/2.8, duke e bërë një lente ideale për fotografinë me kamerën në duar në kushtet e ndriçimit të dobët.Regjistrimi me hapje të gjera të diafragmës lejon që fotografët të kufizojnë thellësinë e fushës. Krijimi i efekteve të tilla me fokusim të cekët është një mënyrë për ta dalluar subjektin nga sfondi, dhe kjo është veçanërisht efektive kur ndërthuret me fushën e pamjes me kënd të gjerë të lentes.Hapja me nëntë fletë e lentes i interpreton në mënyrë të natyrshme dhe të zbutur zonat që nuk janë në fokus.
-
Vendos standarde të reja në cilësinë e imazhit
Optika refraktive e spektrit blu, e prodhuar nga një material optik organik të zhvilluar nga Canon, rregullon ngjyrat periferike duke korrigjuar shmangiet kromatike në një shkallë të tillë që nuk ka qenë e mundur më parë.Optika UD (Përhapje ultra e ulët) dhe dy elementet josferike të lentes sigurojnë një mprehtësi të pabesueshme në të gjithë kuadrin - edhe kur lentja përdoret në hapjen e gjerë.Veshja e strukturës me gjatësi vale më të ulët përmirëson kontrastin dhe siguron mbrojtje nga flakërimet dhe hijet kur regjistroni në dritë.
-
Fokusohet me shpejtësi dhe me qetësi, duke ju lejuar të regjistroni të papriturat
Fokusimi automatik USM i tipit unazë siguron një fokus të saktë me shpejtësi dhe pothuajse në heshtje, duke ju lejuar të punoni pa sjellë shqetësime për skenën tuaj.Fokusimi plotësisht manual lejon rregullimet e fokusit pa e ndryshuar modalitetin e fokusit ose pa e hequr syrin nga kamera.
-
Vazhdoni të regjistroni edhe në kushte të vështira
Cilësia e prodhimit të serisë legjendare L nga Canon frymëzon vetëbesimin dhe rrit fortësinë e saj. Izolimi kundër kushteve të motit e mbron nga pluhuri dhe lagështia, ndërsa një veshje fluori mbron elementin e përparmë dhe të pasmë të lentes nga papastërtitë, dhe e bën më të lehtë pastrimin e saj.
-
Optika refraktive e spektrit blu
Canon ka zhvilluar një optikë refraktive të spektrit blu (BR) për të rregulluar ngjyrat periferike në lentet me diametër të madh. Ky material optik organik i personalizuar është më efektiv për korrigjimin e ekstremeve të tilla se sa teknologjitë e tjera, si me fluor, përhapja ultra e ulët (UD) ose xhami Super UD. Ekstremet e ngjyrave shkaktohen nga shmangiet kromatike - një fenomen ku drita e ngjyrave të ndryshme fokusohet në pika të ndryshme. Përdorimi i materialit optik BR në lenten EF 35mm f/1.4L II USM e minimizon këtë efekt. Më pas elementet e tjera në lente mund të optimizohen për të siguruar një mprehtësi, një kontrast të shkëlqyer dhe rezistencën ndaj flakërimeve.