Objektiva për DSLR
Canon EF 300mm f/4L IS USM
Një lente portative e serisë L me Stabilizuesin e imazhit dhe hapjen e diafragmës f/4.
Një lente telefoto portative, e lehtë për fotografët në lëvizje.
EF 300mm f/4L IS USM ofron portabilitet dhe cilësi imazhi. Lenta është e pajisur me elementë lenteje UD për të përmirësuar performancën optike dhe teknologjinë e Stabilizimit të Imazhit për të ulur turbullirën për shkak të lëvizjeve të kamerës.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
Konstruksion dhe optikë L-series
-
Dy elementë UD të lentës
-
Fokusim automatik USM i shpejtë, i qetë
-
Veshjet Super Spectra
-
Aperturë rrethore për bokeh sfondi të shkëlqyer
-
Përmasa e filtrit 77mm
Veçoritë e detajuara
-
Lenta telefoto e stabilizuar, me cilësi të lartë
EF 300mm f/4L IS USM është një lenta telefoto kompakte e cila ka një Stabilizues Imazhi që kompenson dridhjet e kamerës, duke lejuar që shpejtësitë e grilës të përdoren dy ndalesa më ngadalë se sa normalja pa turbullirë. Stabilizimi mund të fiket në një drejtim për të lejuar panoramimin.
-
Cilësia e serisë L
Seria L eshte sfera profesionale kryesore e lentave Canon, duke perfaqesuar më të mirën në optikat EF të krijuara me saktesi. Lentat e serisë L kombinojnë rendiment të shkëlqyer me trajtimin superlativ dhe janë të qëndrueshme ndaj pluhurit dhe lagështirës.
-
Fokusimi ultrasonik
Një motorr ultrasonik i llojit unazë drejton fokusimin automatik jashtëzakonisht shpejt dhe pothuajse në heshtje. Rrotullimi i mbajtjes i shkëlqyeshëm siguron se pika e fokusit arrihet saktësisht, pa rregjistruar më tej. Për më tepër, mbivendosja manuale gjatë gjithë kohës është e disponueshme, duke e bërë të mundshëm të rregullohet fokusi pa dalë nga modaliteti AF.
-
Veshja Super Spectra
Veshjet Super Spectra sigurojnë ekuilibër të saktë të ngjyrës dhe përmirësojnë kontrastin. Ato gjithashtu zvogëlojnë hijet dhe shkëlqimin – një problem i zakonshëm i shkaktuar nga drita që rikthehet nga një sensor i kamerës.
-
Integrim me matës flesh E-TTL II
Lenta i kalon informacionin e distancës një sistemi të pajtueshëm E-TTL II të kamerës EOS për të siguruar matje optimale të fleshit.