Canon EF 28mm f/1.8 USM

Një lente me kënd të gjerë me një hapje të madhe maksimale të diafragmës që e bëjnë këtë lente ideale për të regjistruar me kamerën në duar në dritë të dobët.

Përfitimet

  • Kënd i gjerë shikimi 75° në kamerat me kornizë të plotë

  • Hapje e shpejtë f/1.8

  • Motor fokusi USM me shkelje fokusi manual me kohë të plotë

  • Distanca më e afërt e fokusimit 25cm

  • Element lenteje asferike

  • Përmasa e filtrit 58mm

Veçoritë e detajuara

  • I shpejtë dhe i gjerë

    Hapja maksimale e lentes prej f/1.8 u siguron fotografëve të përdorin shpejtësi të mëdha grile në një varietet kushtesh të ndryshme ndriçimi dhe sfonde të turbullta duke kontrolluar thellësinë e fushës. Një lentë asferike korrigjon shtrembërimet dhe siguron që imazhi të jetë i mprehtë përgajtë kornizës.Kur vendoset në kamerat EOS me sensorë të përmasave APS-C, EF 28mm f/1.8 USM ofron një fushëpamje të barabartë me një lentë 45mm npë një kamerë me kornizë të plotë, duke e bërë një lentë ideale me hapje të shpejtë standarde.

  • Fokusimi ultrasonik

    Një motorr ultrasonik i llojit unazë drejton fokusimin automatik jashtëzakonisht shpejt dhe pothuajse në heshtje. Rrotullimi i mbajtjes i shkëlqyeshëm siguron se pika e fokusit arrihet saktësisht, pa rregjistruar më tej. Për më tepër, mbivendosja manuale gjatë gjithë kohës është e disponueshme, duke e bërë të mundshëm të rregullohet fokusi pa dalë nga modaliteti AF.

  • Veshja Super Spectra

    Veshjet Super Spectra sigurojnë ekuilibër të saktë të ngjyrës dhe përmirësojnë kontrastin. Ato gjithashtu zvogëlojnë hijet dhe shkëlqimin – një problem i zakonshëm i shkaktuar nga drita që rikthehet nga një sensor i kamerës.

  • Integrim me matës flesh E-TTL II

    EF 28mm f/1.8 USM i kalon informacionin e distancës një sistemi të pajtueshëm E-TTL II të kamerës EOS për të siguruar matje optimale të fleshit.