Canon EF 24mm f/2.8 IS USM

Një lente me rendiment të lartë me Stabilizuesin e imazhit dhe një hapje të diafragmës f/2.8, e përsosur për kushtet me ndriçim të dobët dhe për udhëtime.

Përfitimet

  • Lentë me kënd të gjërë 24mm (e barasvlefshme me 38mm në sensorët e madhësisë APS-C).

  • Hapje maksimale e shpejtë f/2,8.

  • Stabilizues i Imazhit deri në katër ndalesa.

  • Mekanizmi i fokusimit automatik ultrasonik.

  • Distanca e fokusimit nga afër 0,2m

  • Hapja rrethore për mjegullimin e butë të sfondit.

  • Veshjet Super Spectra pakësojnë shkëlqimin.

Veçoritë e detajuara

  • Rregjistroni në kushte me dritë të paktë

    Një hapje maksimale prej f/2,8 lejon fotografinë duke e mbajtur kamerën në duar në dritën në dispozicion pa blic. Stabilizimi i imazhit lejon shpejtësitë e shkrehësit deri në katër ndalesa më ngadalë se zakonisht që të përdoren pa rrezikun e tronditjes së kamerës.

  • Fokusim automatik i shpejtë, i qetë

    Një motorr fokusimi automatik ultrasonik (USM) siguron fokusim të shpejtë, pothuajse të qetë. Kapërcimi me fokusimin me dorë gjatë gjithë kohës lejon rregullimin e mirë pa ndryshuar modalitetet e fokusimit.

  • Fokusimi nga afër

    Afrojuni pranë subjektit tuaj, me një largësi të fokusimit nga afër prej vetëm 0,2m dhe shijoni një këndvështrim dramatik të këndit të gjërë.

  • Dizajn që kursen hapësirën

    Duke peshuar vetëm 280g dhe me madhësi 68,4mm x 55,7mm, Canon EF 24mm f/2,8 IS USM është një lentë që mund t'a merrni kudo. E shkëlqyeshme për fotografi të reportazheve dhe udhëtimit.

  • E krijuar për cilësi të shkëlqyer të imazhit

    Një hapje rrethore me shtatë thika siguron një buqetë të bukur, ndërsa veshjet Super Spectra pakësojnë shkëlqimin. Dizajn i lentës kryesor klasike të Canon EF 24mm f/2,8 IS USM minimizon shtrembërimin dhe gabimet, që mund të ulin cilësinë e imazhit.

  • Fusha e përdorimit

    Një lentë kryesore portative me kënd të gjërë është e përshtatshme për përdorime në fotografi të reportazheve, peisazheve dhe udhëtimeve.

Aksesorët përkatës

  • Tub Zgjatimi EF 12 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 12mm lejon fokusim shumë më të afërt.
  • Tub Zgjatimi EF 25 II

    Ky tub zgjatimi 25mm vendoset mes trupit të kamerës dhe objektivit, duke mundësuar afrim të mëtejshëm makroje dhe fokusimi për objektivin ndërsa ruan formën elektronike.
  • Qafore objektivi EW-65B

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.
  • Tapë lenteje E-58II

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Kapaku i pluhurave i lentes E

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Filtër polarizues rrethor PL-C B 58mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 58mm të fijes të filtrit.
  • Filtër mbrojtës objektivi 58mm

    Mbron elementin përpara të lentes nga papastërtitë dhe dëmtimet. Bën për lentet me fije filtri 58mm.
  • ND4-L 58mm

    Kur vendoset në fund të lentes të kamerës tuaj, ky filtër redukton sasinë e dritës që vjen në kamera me 2 ndalesa. Për lentet me fije filtri 58mm.
  • Objektiv për afër 250D 58mm

    Bashkohet me lenten e kamerës tuaj, duke ju lejuar t'i shkoni më afër objekteve të vogla. Bën për lentet me fije filtri 58mm.
  • Çantë objektivi LP1014

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura EF.
  • Adaptor Macrolite 58C

    Lejon që blicet Canon Macro twin lite ose Macro ring lite të përdoren me lente që kanë një diametër filtër-fije prej 58mm.

Objektiva këndgjerë

Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.