Canon EF 24-70mm f/4L IS USM

Një lente kompakte e serisë L me zmadhim dhe me hapje të diafragmës f/4, si dhe me Stabilizuesin e imazhit, e shkëlqyer për udhëtime dhe përdorim të përditshëm.

Përfitimet

  • Sfera e zmadhimit të gjithanshëm për një shumëllojshmëri subjektesh

  • Modaliteti makro për zmadhimin deri në 0,7 herë

  • Stabilizuesi i Imazhit deri në katër ndalesa

  • Dy elementë asferikë dhe dy elementë të lentës UD

  • AF ultrasonik i shpejtë

  • E mbrojtur kundër pluhrit dhe lagështirës

  • Hapje me nëntë thika për buqetë të lëmuar

Veçoritë e detajuara

  • Sferë e gjithanshme e zmadhimit

    Trajtoni një shumëllojshmëri subjektesh, nga peisazhet tek portreti tek dokumentari. EF 24-70mm f/4L IS USM është një lentë ideale standarde për Canon tuaj DSLR me kuadër të plotë, duke paraqitur këndin e gjërë, gjatësitë vatrore standarte dhe telefoto dhe një hapje maksimale konstante f/4 që nuk ndryshon ndërsa lentja përdoret për zmadhim.

  • Modaliteti makro

    Një pozicionin i ndarë makro në unazën e zmadhimit lejon fokusimin nga afër deri në vetëm 0,38m në secilin pozicion të zmadhimit dhe një nivel maksimal të riprodhimit prej 0,7 herë të madhësisë reale.

  • Teknologjia e Stablilizuesit të Imazhit

    Rregjistroni duke mbajtur në dorë në kushte me dritë të paktë duke përdorur shpejtësitë e shkrehësit që janë deri në katër ndalesa më të ngadalta sesa rekomandohet zakonisht. Teknologjia e Stabilizimit të Imazhit (IS) zbulon automatikisht kur një fotograf është duke bërë një panoramë për të ndjekur objektet në lëvizje dhe e kalon stabilizimin në këtë drejtim. IS Hibrid zbulon si lëvizjet e këndit, ashtu edhe ato të ndryshimit kur është në modalitetin makro.

  • Dizajn optik me rendiment të lartë

    Rregjistron imazhe me cilësi të jashtëzakonshme gjatë gjithë sferës së zmadhimit. Dy lloje të elementëve asferikë të lentes përdoren në kombinim me elementët e përhapjes mjaft të ulët (UD) për të eleminuar në mënyrë të efektshme gabimet optike. Veshjet super spectra minimizojnë shkëlqimin dhe maksimizojnë kontrastin.

  • Fokusimi automatik i përparuar

    Gëzojuni fokusimit automatik të shpejtë, pothuajse të qetë falë një motori ultrasonik AF të llojit unazë. Qëndroni në kontroll me kapërcimin me fokusimin me dorë gjatë gjithë kohës.

  • Të ndërtuar për të qënë të fortë

    Vazhdoni të rregjistroni edhe në kushtet kërkuese Lentja është e mbrojtur kundër pluhrit dhe lagështisë dhe përdorimi i veshjeve me fluoride siguron se elementet e lentës janë të thjeshta për t'u pastruar.

  • Paraqitja e rafinuar

    Një diafragmë e hapjes rrethore me nëntë thika ndihmon të krijojë buqeta të lëmuara, jashtë fokusit, duke lejuar që subjektet tuaj pranë të dallohen me qartësi.

Objektiva këndgjerë

Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.