Canon EF 180mm f/3.5L Macro USM

Një lente USM telefoto e kategorisë profesionale, makro e serisë L që ju siguron pamje nga afër kur jeni në distancë.

Përfitimet

  • Makro Canon L-series me performancë të lartë

  • Gjatësi fokale telefoto

  • Riprodhim imazhi me madhësi natyrore (1:1)

  • Elementë lenteje 3 UD

  • Kufizues distance me 2 pozicione

  • Motor USM AF i llojit unazë

  • Mbajtës trekëmbësh i pajisur

Veçoritë e detajuara

  • Lentë makro telefoto

    EF 180mm f/3,5L Macro USM është një lentë makro telefoto e cila ofron një zmadhim maksimal prej 1.0x. Shkrepjet me përmasa reale mund të merren nga më larg, dhe me më pak rrezik të shqetësimit të subjektit (ideale për insektet dhe botën e egër). Sistemi i brendshëm lundrues i fokusimit minimizon shmangiet e shkaktuara nga ndryshimet në distancën e fokusimit. Kjo siguron që lentja të jetë e mprehtë si brisk nga 1.0x deri në pafundësi.

  • Cilësia e serisë L

    Inkorporon standardet më të larta të inxhinierisë të precizionit të Canon dhe superioritet optik. Seria-L është gama më e suksesshme e lenteve të Canon, duke kombinuar definicionin e jashtëzakonshëm të imazhit dhe performancën më të fundit me ndërtimin për të gjithë llojet e motit për të parandaluar futjen e pluhurit dhe lagështisë.

  • Fokusimi automatik me unazë USM me mbivendosje manuale

    Sistemi automatik i fokusimit të unazës USM të Canon përdor dridhje me frekuencë ultra-sonike për operim të shpejtë të saktë dhe të virtualisht të heshtur. Shkelja me kohë të plotë manuale e fokusimit, me anë të një unaze të madhe e cila nuk lëviz gjatë fokusimit automatik, i lejon fotografët që të akordojnë menjëherë fokusimin.

  • Veshja Super Spectra

    Veshjet Super Spectra ndihmojnë që të sigurojnë ekuilibrim të saktë të ngjyrave dhe kontrast të lartë, duke shuar flakëzimin dhe hijezimin duke thithur dritën që mund të reflektohet nga elementet e brendshme të lentës dhe sensori dixhital.

  • Pajisjet shtesë

    Lentja vjen e pajisur me një kapak lenteje dhe një kasë të butë.

Aksesorët përkatës

  • Zgjatuesi EF 1.4x III

    Një zgjatues i kategorisë profesionale që e rrit gjatësinë fokale të lenteve të serisë L me 1,4x.
  • Zgjatuesi EF 2x III

    Një zgjatues i kategorisë profesionale që e rrit gjatësinë fokale të lenteve të serisë L me 2x.
  • Tub Zgjatimi EF 12 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 12mm lejon fokusim shumë më të afërt.
  • Tub Zgjatimi EF 25 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 25mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Qafore objektivi ET-78 II

    Bën për pjesën para të EF 70-200mm f/4L USM, EF 70-200mm f/4L IS USM, EF 180mm f/3.5L Macro USM dhe EF 135mm f/2L USM duke reduktuar 'flakërimin' e shkaktuar nga drita që shkëlqen direkt mbi elementin e parmë të lentes.
  • Tapë Lenteje E-72II

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Kapaku i pluhurave i lentes E

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Filtër polarizues rrethor PL-C B 72mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 72mm të fijes të filtrit.
  • Filtër mbrojtës objektivi 72mm

    Mbron elementin përpara të lentes nga papastërtitë dhe dëmtimet. Bën për lentet me fije filtri 72mm.
  • ND4-L 72mm

    Kur vendoset në fund të lentes të kamerës tuaj, ky filtër redukton sasinë e dritës që vjen në kamera me 2 ndalesa. Për lentet me fije filtri 72mm.
  • ND8-L 72mm

    Kur vendoset në fund të lentes të kamerës tuaj, ky filtër redukton sasinë e dritës që vjen në kamera me 3 ndalesa. Për lentet me fije filtri 72mm.
  • Objektiv për afër 500D 72mm

    Bashkohet me lenten e kamerës tuaj, duke ju lejuar t'i shkoni më afër objekteve të vogla. Bën për lentet me fije filtri 72mm.
  • Unazë mbërthyeseje stativi B Black

    Bën të mundur që lentet më të gjata të montohen në tripod për lëvizje dhe ekuilibër më të mirë.
  • Çantë objektivi me zinxhir LZ1324

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura EF.
  • Macro Ring Lite MR-14EX II

    Një blic Macrolite me performancë të lartë që ofron zgjidhje ndriçimi kreative për fotografët të fotografojnë imazhe nga afër, qoftë në vend apo në studio.
  • Macro Twin Lite MT-24EX

    Merrni kontrollin e ndriçimit të makrofotografive me Macro Twin Lite MT-24EX. I projektuar për specialistët e makros, ai siguron gjithanshmëri si në drejtimin e dritës, ashtu edhe të energjisë.
  • Adaptor Macrolite 72C

    Lejon që blicet Canon Macro twin lite ose Macro ring lite të përdoren me lente që kanë një diametër filtër-fije prej 72mm.

Objektiva këndgjerë

Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.