Canon EF 17-40mm f/4L USM

Një lente e lehtë me zmadhim e serisë L me kënd ultra të gjerë, një shoqëruese ideale në udhëtime.

Përfitimet

  • Performancë optike e shkëlqyer në të gjithë intervalin e zmadhimit.

  • Shpejtësia më e madhe e AF në kategorinë e saj (e njëjta si EF16-35 f/2.8L USM)*

  • Shumë ezistente ndaj pluhurit dhe lagështirës

  • Distanca minimale e fokusimit prej 28 cm në të gjitha gjatësitë fokale

Veçoritë e detajuara

  • Lente ultra e gjerë për aparatet dixhitale EOS SLR

    EF17-40mm f/4L USM është një lente me zmadhim EF nga Canon që është krijuar për përdoruesit profesionalë dhe shumë amatorë të aparateveSLR EOS.

  • Lente standarde me zmadhim për aparatet fotografike EOS SLR

    Ndërsa është një lente e shkëlqyer kur përdoret me një aparat analog SLR, EF17-40mm f/4L USM është veçanërisht e përshtatshme për aparatet digjitale SLR me një madhësi imazhi të sensorit më të vogël se formati 35 mm. Në të vërtetë në aparatet digjitale SLR të tilla këto gjatësi fokale mund të japin një kënd shikimi afërsisht ekuivalent me atë të lentes 28-70mm që përdoret në aparatet 35 mm, e cila e bën lenten ideale me zmadhim standard.

  • Performancë optike superiore

    EF17-40mm f/4L USM ka 12 elemente lentesh të rregulluara në 9 grupe. Super Spectra Coating te elementet siguron ekuilibrim të shkëlqyer të ngjyrës dhe minimizon hijezimin dhe flakërimin. Për të siguruar cilësi të shkëlqyer të imazhit mbi një interval zmadhimi 17-40 mm lentja përdor tre elemente asferike të dy llojeve të ndryshme, ndërsa xhami Super UD (Shpërndarje Ultra e ulët) përdoret për të parandaluar shmangiet kromatike që shpesh mund të ulin qartësinë e anës sëqartësi.

  • Mundësi e madhe për veçori të shumta

    Distamca minimale e fokusimit është vetëm 28 mm në të gjithë intervalin e zmadhimit.Fokusimi automatik punon pa zhurmë dhe shpejt në sajë të një njësie qendrore të përpunimit me një algoritëm AF të përmirësuar. Ju mund të mbivendosni regjimin AF me fokusimin manual nëse dëshironi.E kontrolluar nga një diafragmë elektromagnetike, hapaja rrethore e EF17-40mm f/4L USM mund të arrijë një pamje më tërheqëse te zonat e sfondit jashtë fokusit në një fotografi.Pjesa e përparme e lentes nuk rrotullohet në kohën që ju fokusoni. Kjo do të thotë, për shembull, që filtrat e polarizimit akoma funksionojnë në mënyrë të efektshme ndërsa ju zvogëloni dhe zmadhoni me lenten. Në pjesën e prapme të lentes ndodhet një mbajtës xhelatinë i filtrit për vendosjen.Shumë rezistente ndaj lagështirës dhe pluhurit, EF17-40mm f/4L USM është përshtatur idealisht për përdorim në mjediset e vështira. Xhami pa plumb i padëmshëm për mjedisin përdoret në të gjithë ndërtimin e saj.

Aksesorët përkatës

  • Tub Zgjatimi EF 12 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 12mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Tub Zgjatimi EF 25 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 25mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Kapak lenteje EW-83E

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.
  • Tapë lenteje E-77II

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Kapaku i pluhurave i lentes E

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Filtër polarizues rrethor PL-C B 77mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 77mm të fijes të filtrit.
  • Filtër mbrojtës objektivi 77mm

    Mbron elementin përpara të lentes nga papastërtitë dhe dëmtimet. Bën për lentet me fije filtri 77mm.
  • Çantë lenteje LP1319

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura EF.