Canon EF 16-35mm f/4L IS USM
Një lente me rendiment të lartë e serisë L me kënd ultra të gjerë, me teknologjinë e Stabilizuesit të imazhit të integruar.
Lentë zmadhimi profesionale me kënd ultra të gjerë me Stabilizues Imazhi me 4 ndalesa.
Kapni peizazhe mahnitëse dhe imazhe arkitekturore duke përdorur këtë lentë me kënd ultra të gjerë kompakte dhe të lehtë, me performancë të lartë, aperturë të fiksuar f/4 dhe me Stabilizues Imazhi. Ideale për profesionistët dhe entuziastët.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
Kapni më shumë në çdo shkrepje me lentën e zmadhimit me kënd ultra të gjerë
-
Performancë superiore e serisë L me optikë preçizioni
-
Shijoni ekspozimet e qëndrueshme me aperturën kostante f/4
-
Kapni shkrepje të qëndrueshme nën dritë të dobët me një Stabilizues Imazhi me 4 ndalesa
-
Mos humbisni asnjë shkrepje me autofokusin e shpejtë, të heshtur
Veçoritë e detajuara
-
Lentë zmadhimi 16-35mm me kënd ultra të gjerë.
Kjo lentë e performancës të lartë, me aperturë të fikusar dhe kënd ultra të gjerë kombinon performancën e shkëlqyer optike me fleksibilitetin, duke e bërë ideale për peizazhet, shkrepjet arkitekturore, foto gazetarinë, udhëtimet dhe përdorimin e zakonshëm - duke ofruar imazhe të qarta, të mprehta dhe të zgjerueshme me shumë pak turbullim.
-
Cilësia e serisë L
Seria L është sfera profesionale kryesore e lentave Canon, duke performancës më të mirën në optikat EF të krijuara me saktësi. Lentat e serisë L kombinojnë rendiment të shkëlqyer me trajtimin superlativ dhe janë të qëndrueshme ndaj pluhurit dhe lagështirës.
-
Aperturë kostante f/4
Ideale për t'u përdorur në një gamë të gjerë kushtesh ndriçimi, aperatura maksimale f/4 qëndron kostante në rrezen me gjatësi të plotë fokale, prandaj ka shumë pak variacion në shpejtësinë e shkrehësit ose ISO kur zmadhoni.
-
Imazhe të mprehta me Stabilizuesin e Imazhit me 4 ndalesa
EF 16-35mm f/4L IS USM siguron shkrepje të palëvizshme në të gjitha situatat, veçanërisht kur shkrepni në dorë ose nën dritë të dobët apo në parametrin macro. Lenta inkorporon teknologjinë e Stabilizuesit të Imazhit me katër ndalesa të Canon dhe zbulon automatikisht shkrepjet normale ose livizjet panoramike, duke kaluar në metodën IS optimale për secilën situatë.
-
Fokusimi ultrasonik
Një motor ultrasonik i llojit unazë drejton fokusimin automatik jashtëzakonisht shpejt dhe pothuajse në heshtje. Rrotullimi i mbajtjes i shkëlqyeshëm siguron se pika e fokusit arrihet saktësisht, pa rregjistruar më tej. Mbivendosja manuale me kohë të plotë ju lejon të akordoni imtësisht fokusin pa lënë metodën AF.
-
Turbullirë e ëmbël e sfondit
Një diafragmë rrethore e aperturës me 9 tehe i jep zonave jashtë fokusit një ndjesi më të butë, më uniforme - në këtë mënyrë subjektet në planin e parë dallohen qartë kundrejt sfondit të bukur, të turbullt.
-
Cilësi e shkëlqyer e imazheve
EF 16-35mm f/4L IS USM ka tre elemente asferike për të siguruar mprehtësi dhe qartësi qoshe më qoshe në të gjithë intervalin fokal. Dy elemente UD (Shpërndarje ultra e ulët) virtualisht eliminojnë shmangiet kromatike. Shtresa Super Spectra siguron ekuilibër të saktë të ngjyrës dhe përmirëson kontrastin. Ato gjithashtu zvogëlojnë hijet dhe shkëlqimin – një problem i zakonshëm i shkaktuar nga drita që rikthehet nga një sensor i kamerës. Shtresat fluorine nuk lejojnë pluhurin dhe pikat e ujit që të ngjiten në elementët e lentës të parme dhe të pasme duke ndihmuar për të siguruar cilësinë optimale të imazhit.
-
Distancë fokusimi minimale 0.28m
Me një distancë fokusimi prej vetëm 0.28m nëpër të gjithë gamën e zmadhimit, ju mund të afroheni më shumë me subjektet tuaja dhe përsëri të provoni fushëpamjen e gjerë.
-
Element i parmë jo-rrotullues
Vendosni me lehtësi filtrat 77mm falë elementit të parmë jo-rrotullues.