Zmadhues i gjerë i serisë L
Canon EF 16-35mm f/2.8L III USM
E preferuar nga shumë fotografë, ky version i ri i lentes klasike me zmadhim të gjerë ofron një qartësi mahnitëse në të gjithë diapazonin e zmadhimit.
Lente e serisë L me kënd të gjerë me performancë të lartë
EF 16-35mm f/2.8L III USM është një lente me zmadhim me kënd ultra të gjerë me cilësi premium, me një hapje maksimale konstante të diafragmës f/2.8, për të siguruar cilësinë maksimale të imazhit edhe në kushtet e dritës së dobët.
Shikoni specifikimet e plotaNjë lente e shkëlqyer për
-
Peizazhi
Fotografoni pamje të gjera nga panoramat kodrinore dhe detare e deri te pikat turistike të qyteteve dhe peizazhet urbane.
-
Ndriçimi i dobët
Edhe kur kushtet nuk janë ideale, kapni jetën e natës, shfaqjet e fishekzjarrëve, ambientet e brendshme të errëta dhe shumë më tepër.
-
Arkitektura
Zbuloni bukurinë në struktura dhe jepuni jetë monumenteve madhështore dhe peizazheve të zgjeruara të qytetit.
Imazh me cilësi premium
Lentet me Xhamin e derdhur (GMo) me sipërfaqe të dyfishtë dhe diametrin e madh, si dhe Shpërhapja ultra e ulët ndihmojnë për ta përmirësuar ndjeshëm shformimin e imazhit dhe për të zvogëluar shmangiet kromatike. Ndërkohë që veshja e përparuar Air Sphere dhe SubWavelengh veprojnë për të eliminuar hijet dhe flakërimet, në mënyrë që të regjistroni të sigurt në ambiente me dritë të papërshtatshme.
Koleksion i gjithanshëm i gjatësive fokale me kënd të gjerë
EF 16-35mm f/2.8L III USM ka një zmadhim 16-35mm që përfshin një larmi gjatësish fokale me kënd të gjerë.
Aperturë e shpejtë konstante
Ndërtim rezistent i serisë L
Fokusimi automatik i përparuar
EF 16-35mm f/2.8L III USM ka një motor USM me unazë dhe një njësi CPU me rendiment të lartë, e cila siguron një fokusim edhe më të shpejtë.
A duhet ta ndërroj?
Sistemi optik
Optika me një dizajn të ri siguron një qartësi mahnitëse në çdo pjesë të kuadrit. Një mekanizëm i riprojektuar i zmadhimit me 5 grupe që përmirëson nivelet e rezistencës për dridhjet dhe goditjet.
Veshja e lenteve
Veshja SubWavelength dhe Air Sphere ju ndihmojnë të shmangni hijet dhe flakërimet në imazhet tuaja.
Aperturë me 9 fletë
Në krahasim me hapjen rrethore të diafragmës me 7 fletë të EF 16-35mm f/2.8L II USM, lentja EF 16-35mm f/2.8L III USM përfshin një diafragmë rrethore me 9 fletë që ju lejon të krijoni një fokus të butë dhe të bukur të sfondit.
Objektiva këndgjerë
Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?
Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.
Aksesorët
-
Çanta e lentes LP1222
Një çantë kompakte për lenten
-
Mbrojtësja e dritës e lentes EW-88D
E mbron lenten nga drita e papërshtatshme
-
Kapaku i lentes E-82 II
E mbron lenten tuaj nga pluhurat
Produktet përkatëse
-
Objektiva për DSLR
EF 16-35mm f/4L IS USM
Një lente me rendiment të lartë e serisë L me kënd ultra të gjerë, me teknologjinë e Stabilizuesit të imazhit të integruar. -
Objektiva për DSLR
EF 24-70mm f/2.8L II USM
Një lente profesionale e serisë L me zmadhim për përdorim të përditshëm, e cila siguron një cilësi të lartë të imazhit me një hapje konstante të diafragmës f/2.8. -
Objektiva për DSLR
EF 70-200mm f/2.8L IS II USM
Një lente profesionale e serisë L me zmadhim telefoto mesatar me një Stabilizues të fuqishëm të imazhit dhe hapjen e diafragmës f/2.8.