Canon EF 14mm f/2.8L II USM
Një lente e serisë L me kënd ultra të gjerë dhe një model me precizion të lartë me një dizajn drejtvizor për korrigjimin e shformimeve.
Lentet me kënd ultra të gjerë për profesionistët.
lentet me kënd ultra të gjerë për profesionistin e saktë, EF 14 mm f/2.8L II USM përdor lemente UD dhe sferike për cilësi imazhi supreme. Një aperturë maksimale prej f/2.8 siguron performancë të madhe në dritë të dobët.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
Ndërtimi L-series me vulosje pluhuri dhe lagështire
-
Aperturë e madhe f/2.8
-
Elemente lentesh asferike dhe UD
-
Fokusimi automatik Ring USM me mbivendosje fokusimi manual me kohë të plotë
-
Apertura rrethore
-
Veshjet Super Spectra ulin hijezimin dhe flakërimin
Veçoritë e detajuara
-
Një perspektivë e veçantë
Duke mbuluar një fushë pamje që të merr frymën prej 114°, EF 14 mm f/2.8L II USM e kalon perspektivën njerëzore. Ideal për kapjen e brendësive të vogla, subjekte të mëdha në distanca të afërta ose tabllo dramatike, kjo lente mjaft shprehëse mund të përdoret gjithashtu për të krijuar një sens të fortë veçimi midis subjekteve të afërta dhe sfondit.
-
Konstruksion L-series
Si të gjitha lentet e L-series, EF 14 mm f/2.8L II USM kombinon optikën me precizion me cilvsinë e ndërtimit të patejkalueshme, qëndrueshmërinë dhe lehtësinë në përdorim. Vulosjet e pluhurit dhe lagështirës ofrojnë mbrojtje të avancuar nga elementet, madje edhe në kushtet e egra të motit.
-
Aperturë e madhe f/2.8
Një aperturë maksimale prej f/2.8 lejon fotografim të shpejtë pa blic në ambientet me dritë të dobët, plus thellësi të mirë në kontrollin e fushës.
-
Elemente asferike dhe UD
Për performancë vizuale optimale, lentja përfshin dy lloje elementesh të veçantë: elementet asferik për të korrigjuar aberracionet asferike dhe elementet Super UD (ultra-low dispersion) për të eleminuar aberracionet kromatike sekondare. Rezultati është gjallërues, cilësi imazhi me kontrast të lartë dhe e pashtrembëruar deri te periferitë e kuadrit.
-
Fokusimi automatik Ring USM me mbivendosje manuale
Sistemi i fokusimit automatik unazë USM të Canon ka dridhje me frekuenca ultra-sonike për funksionim të shpejtë, të saktë dhe virtualisht të qetë me moment përdredhjeje mbajtës të shkëlqyer. Mbivendosja e fokusimit manual me kohë të plotë, nëpërmjet një unaze të madhe që nuk rrotullohet gjatë fokusimit automatik, u lejon fotografëve që të fillojnë akordimin e mirë të fotos në mënyrë të menjëhershme.
-
Veshje Super Spectra
Veshjet Super Spectra ndihmojnë që të sigurojnë ekuilibrim të saktë të ngjyrave dhe kontrast të lartë dhe shuajnë flakëzimin dhe hijezimin duke thithur dritën që mund të reflektohet nga elementet e brendshme të lentes dhe sensorët digjital EOS.
-
Apertura rrethore
Një aperturë rrethore jep bokeh të butë, me pamje të rrafshët (turbullim sfondi) - ideal për izolimin e objekteve me aperturë të madhe ose portretet imponuese.
-
Pajisjet shtesë
EF 14 mm f/2.8L II USM ka një mbulesë të integruar si petal për të mbrojtur elementin e përparmë të lentes, të përmirësojë kontrastin dhe parandalojë skicimin. Kapaku i lentes dhe kutia e butë futnizohen.