Canon CJ20ex5B IASE S
Një lente transmetimi 20x 4K koncepti hibrid, që mbulon një kënd të gjerë 5mm deri në 100mm telefoto.
Një lente zmadhuese transmetimi 2/3” 4k kompakte me një koncept hibrid fleksibël
Një lente transmetimi 2-në-1 me një rreze të fuqishme zmadhimi 20x dhe kënd të gjerë 5mm. CJ20ex5B IASE S përfiton nga performanca 4K optike e "Canon" me funksionim të avancuar. Është e përshtatshme për një gamë të gjerë përdorimesh transmetimi dhe plotëson linjën e objektivëve të transmetimit 4K të "Canon".
Kënd i gjerë me raport të lartë zmadhimi
Një koncept hibrid që ofron kënd të gjerë 5.0mm deri në to 100mm telefoto
(10-200mm me zgjatues 2x), për një larmi përdorimesh transmetimi
Performancë optike e cilësisë së lartë
Me rezolucion 4K nga qendra e imazhit deri në skajet e jashtme dhe veshjet e avancuara për objektivë, lentet thuajse e zhdukin aberracionin kromatik hijezimin dhe njollat e dritës, dhe ofrojnë cilësi mahnitëse optike UHDxs.
Pajtohet me sistemet virtuale
3 fishat 20-kunjëshe mundësojnë leximin e informacionit tejet të saktë pozicional për përdorime virtuale edhe kur përdoren njëherësh pulte zmadhimi e fokusimi. Një enkodues 16-bitësh rezolucioni të lartë garanton zbulimin e saktë të informacionit pozicional për kalibrim të lehtë pa e aktivizuar dhe objektivin, si dhe gjurmim preciz gjatë përkimit të imazheve konkrete e virtuale.
Kompakte dhe me peshë të lehtë
Edhe me specifikimin dhe performancën e vet të lartë CJ20ex5B IASE S ruan dizajnin kompakt e peshëlehtë tradicional që gjeni në linjën tonë të objektivëve ENG.
Linja e gjerë 4K e "Canon"
Me CJ20ex5B IASE S "Canon" tani i ofron sektorit një larmi të plotë objektivësh transmetimi 4K, duke përfshirë 11 opsione objektivësh portativë dhe 6 të tipit kuti.
Specifikimet bazë
Veçoritë kryesore
Cilësi optike 4K e klasit UHDxs
Një lente telefoto, këndgjerë, koncepti hibrid
Diapazon zmadhimi 5.0-100mm (10-200mm me zgjatues optik)
f/1.8 - f/2.95 aperturë maksimale
Zgjatues 2x i integruar
Njësi e optimizuar motori elektronik
Pajtueshmëri me sistemet virtuale përmes enkodimit 16-bitësh
Canon Vision
Ejani me ne në orën 14:00 CEST, më 24 shtator 2020, për prezantimin e kinokamerës së re dhe shumë të tjera.
Çfarë ka në kuti
Gjithçka që ju duhet për filmime të cilësisë së lartë 4K HDR në lëvizje.
Njësia kryesore e lentes
Njësia e qafores
Kapaku i lentes
Kapaku i pluhurave
Kapak
Manual përdorimi/CD-ROM