FISHEKËT NJËBOJËSH PIXMA

Për printime mahnitëse me bojë, me ngjyra të shndritshme dhe të sakta, fishekët njëbojësh PIXMA të Canon ndihmojnë të merrni maksimumin nga fotografimet tuaja.

Përse fishekë njëbojësh?

Gama e bojërave njëshe Canon PIXMA është optimale në projektim. Ato minimizojnë firon dhe ruajnë efikasitetin, duke ofruar deri në 35%1 më shumë printime se fishekët imitacion. Bojërat origjinale Canon janë 100% të qëndrueshme, që të mund të printoni me më pak stres. Fishekët nuk prishen, rrjedhin apo pësojnë defekte, çka bën që printeri juaj të mbrohet nga dëmtimet e brendshme.

Canon Camera

Cilësi superiore printimi

Kur dëshironi printime fotografike në cilësi optimale, bojërat njëshe të Canon janë zgjedhja e preferuar. Ato nxjerrin në pah çdo detaj të imazheve tuaja, duke ju dhënë printime cilësie fotostudioje plot me ngjyrë vibrante, tonalitet dhe reliev pa vija apo damarë të çuditshëm çdo herë që printoni.

Efikasitet dhe konsistencë

Fishekët origjinalë të bojës Canon PIXMA ofrojnë cilësi konsistente në çdo kohë. Sistemi njëbojësh përdor depozita individuale boje për ngjyrat përbërëse - kështu nëse mbaron njëra nga bojërat, ndërroni vetëm njërën depozitë. Plus, duke qenë se do t’ju duhet t’i ndërroni individualisht depozitat e bojërave, sistemi njëbojësh mund t’ju ulë dhe kostot e printimit!

PIXMA_TS8250

Boja sipas serisë së modelit

Keni nevojë për ndihmë për të gjetur bojën?

Zbuloni bojën, tonerin ose letrën e duhur për printerin tuaj Canon.
  1. Bazuar në një studim të Keypoint Intelligence 2018 - Buyers Lab, porositur nga Canon duke krahasuar fishekë Canon me një komplet fishekësh pale të tretë. Detajet mund t’i gjeni te https://www.canon-europe.com/printers/genuine-consumables/. Përqindjet e printimeve mund të ndryshojnë në varësi të madhësive standarde/XL/XXL.