Canon PowerShot GOLF

Përmirësoni lojën tuaj të golfit me këtë telemetër me laser që mund të mbahet në xhep i cili ofron matje të shpejta dhe të sakta të largësisë dhe një kamerë të integruar të stabilizuar për të regjistruar raundin tuaj.

Gjeni pikën e përqendrimit. Kapni shkopin. Shkrepni fotografinë.

Përmirësoni përzgjedhjen e shkopit, reduktoni pengesat tuaja dhe përparoni në lojën tuaj të golfit. Telemetri me laser dhe madhësi xhepi Canon PowerShot GOLF ju ofron matje të shpejta dhe të sakta të largësisë kudo në fushë, ndërkohë që regjistroni raundin tuaj me kamerën e lehtë për t'u përdorur.

POWERSHOT GOLF

PIKAT KRYESORE TË PRODUKTIT

Zbuloni teknologjinë e integruar për t’ju ndihmuar të përmirësoni lojën tuaj të golfit.

Matje të shpejta dhe me saktësi të jashtëzakonshme

Canon PowerShot GOLF nxjerr shpejt matjet e sakta. Laseri me saktësi të lartë dhe funksioni i përqendrimit në një pikë shënjestrojnë objektin më të afërt kur zgjidhen disa subjekte.

POWERSHOT GOLF
POWERSHOT GOLF

I fuqishëm por mund të mbahet edhe në xhep

Canon PowerShot GOLF i madh sa pëllëmba e dorës dhe me peshë të lehtë mbahet lehtësisht në xhep midis gjuajtjeve. Është kundër ujit sipas standardeve IPX4 për t’u përdorur në ditët me shi.

I QËNDRUESHËM DHE I STABILIZUAR

Shijoni një pamje pa turbullime të fushës së golfit me teknologjinë e Stabilizuesit të imazhit të Canon PowerShot GOLF, e cila funksionon edhe kur e mbani telemetrin vetëm me një dorë.

Me teknologjinë e Stabilizuesit të imazhit

Pa teknologjinë e Stabilizuesit të imazhit 2

Zgjidhni shkopin e duhur

Zotëroni fushën dhe zgjidhni shkopin e duhur për çdo gjuajtje me matjet e sakta dhe të besueshme të Canon PowerShot GOLF3. Përfshihen edhe largësitë e rregulluara sipas lartësisë kur përdoret Modaliteti opsional i pjerrësisë.

POWERSHOT GOLF
POWERSHOT GOLF

Regjistroni dhe përmirësoni

Shkrepni fotografi, regjistroni video dhe dokumentoni fushën ndërkohë që luani pa mundim. Kamera e Canon PowerShot GOLF e bën mbajtjen e një ditari të raundit tuaj më të lehtë se kurrë.

SHIKONI NË DETAJE

Canon PowerShot GOLF ju jep një pamje të qartë deri te kunji.

AFRIM OPTIK 6X

AFRIM 12X DUKE PËRDORUR ZMADHIMIN DIXHITAL 2X 4

Optikë e jashtëzakonshme

Shijoni pamje të qëndrueshme, të qartë dhe të detajuar të fushës së golfit duke përdorur optikë të cilësisë së lartë, inkuadruesin elektronik të ndritshëm dhe teknologjinë e Stabilizuesit të imazhit.

POWERSHOT GOLF
POWERSHOT GOLF

Qëndroni brenda rregullave

Përmbajuni rregullave të turneut dhe çaktivizoni Modalitetin e pjerrësisë nga menyja. Një dritë pulsuese ngjyrë blu i njofton të tjerët që po luani sipas rregullave.

Specifikimet

  • Funksioni me dridhje

    Telemetri dridhet për të konfirmuar matjen5

  • Përqendrimi në një pikë

    Matet objekti më i afërt nëse zgjidhen disa subjekte

  • Modaliteti i pjerrësisë

    Mat largësinë sipas pjerrësisë së rregulluar

  • Sipas rregullores së turneut

    Modaliteti i pjerrësisë mund të çaktivizohet për t’ju përmbajtur rregullave

  • Kamerë për fotografi dhe video

    Fotografi 11 MP dhe video Full HD6

  • Dizajn kundër ujit

    Standardet IPX4 për mbrojtjen ndaj kushteve atmosferike7

  • Pamje e qartë

    Optikë e cilësisë së lartë për mprehtësi dhe qartësi të shkëlqyer

  • Zmadhimi

    Shikim i barasvlershëm me 6x (12x kur përdoret zmadhimi dixhital8)

  • Stabilizuesi i imazhit

    Stabilizim optik i imazhit për pamje të qëndrueshme

  • Matje e shpejtë

    Afro 0,8 sekonda9

  • Nisje e shpejtë

    Gati për të nisur lojën e golfit kurdo të jeni ju gati, pa pritje

  • Karikim me USB

    Zgjidhje praktike me USB Type-C®10 (USB 2.0)

  • Kursen energji

    Opsione të fikjes automatike dhe çaktivizimit automatik të inkuadruesit

Çfarë ka në kuti

  • Canon PowerShot GOLF

  • Kasë

  • Manuale dhe dokumentacioni

Aksesorë të ngjashëm

  • USB adaptori i energjisë PD-E1

    Ushqyesi USB PD-E1 ju mundëson të karikoni kamerën tuaj ndërkohë që jeni në lëvizje. Zgjidhja ideale për t’u siguruar që telemetri juaj është gjithmonë gati.
  • Kartë memorieje Silicon Power Superior Pro V30 64 GB me adaptor

    Shkrepni, ruani dhe transferoni fotografi dhe video të cilësisë së lartë me këtë kartë memorieje me kapacitet të lartë 64 GB dhe me adaptor.
  • PowerShot_V10_Related_accessories_image_07

    Kabllo ndërfaqeje IFC-100U

    Transferoni pa mundim foto dhe filma nga kamera drejt kompjuterit Mac ose PC me këtë kabllo USB me shpejtësi të lartë.
    • Kabllo USB 3.1 Type-C - Type-C
    • Gjatësia është rreth 1 m
  • POWERSHOT GOLF

    Karikues muri me adaptor për shtete të ndryshme Silicon Power QM16 20-vat

    • Karikoni pajisjen tuaj në më shumë se 150 shtete
    • Dalje USB Tipi-A dhe USB Tipi-C për prakticitet
  • CHARGER_HAMA_PD_20W_USB-C

    Karikues Hama, ushqim elektrik (PD) / Qualcomm®, ushqyes USB 20 vat

    Karikojeni pajisjen tuaj të përputhshme shpejt dhe me efikasitet me këtë ushqyes inteligjent.
    • Ushqyes karikimi USB Type-C
    • Karikim i shpejtë, fuqi 20 W në dalje
    • Teknologji Power Delivery dhe Qualcomm® Quick Charge™ 3.0
  • Kartë SanDisk microSDHCTM me adaptor, 16 GB

    Ruani kujtimet dhe aventurat tuaja në mënyrë të sigurt me këtë kartë SanDisk microSD 16 GB kundër ujit dhe tronditjeve.

Mund të jeni të interesuar edhe për

Po kërkoni për diçka tjetër? Njihuni me pjesën tjetër të gamës së produkteve të Canon

Kamerat pa pasqyra

Të jashtëzakonshme në cilësi, të vogla për nga madhësia. Gamat e modeleve kuadërplota pa pasqyrë EOS M dhe EOS R sjellin fuqinë e DSLR në trupin e një kamere kompakte.

Kamera digjitale kompakte

Kamera portative dhe të gjithanshme "PowerShot" dhe "IXUS" që luhaten nga modelet kompakte krijuese për ekspertë deri te superzmadhuesit dhe opsionet e thjeshta drejto-shkrep.

Dylbi

Dylbitë Canon ju afrojnë, me cilësi të shkëlqyer, me mundësi të ndryshme të zmadhimit, mbrojtjes nga kushtet e motit dhe lëvizshmërisë.

Të gjithë printerët

Nga shtëpia në zyrë, printerët tanë të fuqishëm dhe të besueshëm Canon ofrojnë rezultate të jashtëzakonshme cilatdo qofshin nevojat tuaja.

  1. Kapaku i kontakteve duhet të jetë i mbyllur në mënyrë të sigurt për të ruajtur rezistencën ndaj ujit. Ndonëse telemetri vjen me ndërtim kundër ujit, kjo nuk e ndalon dot tërësisht hyrjen e pikave të ujit në telemetër.
  2. Imazh "Pa teknologjinë e Stabilizuesit të imazhit" vetëm për qëllime ilustrimi pasi Stabilizuesi i imazhit nuk mund të çaktivizohet.
  3. Saktësia e matjes është ±1,0 yd. (±0,91 m) nën 100 yd. (91 m) dhe ±2,0 yd. (±1,83 m) mbi 100 yd. (91 m). Matje në vijë të drejtë, bazuar në standardet e testimit të Canon. Canon PowerShot GOLF është një telemetër i thjeshtë; rezultatet e matjes nuk duhet të përdoren për regjistrime zyrtare apo përdorim të ngjashëm.
  4. Cilësia e imazhit ulet kur është e barasvlershme me afro 820 mm, për shkak të zmadhimit dixhital.
  5. Mund të aktivizohet ose çaktivizohet nga menyja. Nuk dridhet gjatë regjistrimit të filmit.
  6. 59 sek. maksimumi kohë regjistrimi për çdo film.
  7. Kapaku i kontakteve duhet të jetë i mbyllur në mënyrë të sigurt për të ruajtur rezistencën ndaj ujit. Ndonëse telemetri vjen me ndërtim kundër ujit, kjo nuk e ndalon dot tërësisht hyrjen e pikave të ujit në telemetër.
  8. Cilësia e imazhit ulet kur është e barasvlershme me afro 820 mm, për shkak të zmadhimit dixhital.
  9. Bazuar në standardet e testimit të Canon.
  10. USB Type-C® dhe USB-C® janë marka tregtare të regjistruara të USB Implementers Forum. Të gjitha markat e tjera tregtare janë pronë e pronarëve të tyre përkatës.