|
26. |
Canon ruan të drejtën të refuzojë respektimin e çfarëdo kandidature apo rikuperimin e vlerës së plotë të cilitdo çmimi nëse gjykon se ka pasur një abuzim ose shkelje të kushteve të këtij konkursi. |
27. |
Organizatori nuk mban përgjegjësi për ndonjë humbje, dëmtim apo lëndim të ndonjë natyre të shkaktuar apo të pësuar nga ndonjë pjesëmarrës në këtë konkurs. Megjithatë, asgjë në këto rregulla nuk do ka fuqinë të përjashtojë apo kufizojë përgjegjësinë e organizatorit për lëndimet personale ose vdekjen e shkaktuar nga neglizhenca e provuar e punonjësve apo e kontraktorëve të tij. |
28. |
Në rast të një mosmarrëveshjeje mbi interpretimin ose zbatimin e rregullave për çfarëdo çështje në lidhje me konkursin, vendimi i drejtuesve të organizatorit është përfundimtar dhe nuk do të ketë asnjë korrespondencë. |
29. |
Çfarëdo takse e vendosur nga qeverisja vendore për një pjesëmarrës individual si rezultat i pjesëmarrjes së pjesëmarrësit në fjalë në program, do të kompensohet nga organizatori (ose filiali i tij për vendin, sipas rastit). |
30. |
Canon ruan të drejtën ta publikojë emrin dhe shtetin e pjesëmarrësve ose të publikojë prezantimin e dhënies së çmimit pas datës së programit. Nëse pjesëmarrësi nuk dëshiron që të publikohen detaje të tilla, duhet të njoftojë organizatorin në kohën e njoftimit të pranimit. |
31. |
Kandidatët gjithashtu bien dakord që të kontaktohen nga organizatori dhe delegatët e tij për qëllimet e administrimit të konkursit ose nëse organizatori dëshiron të diskutojë çfarëdo përdorimi tjetër të fotove të dorëzuara në konkurs. |
32. |
Çmimi nuk është i transferueshëm dhe asnjë alternativë parash ose kredie nuk do të zëvendësohet me çmimin e ofruar. Nëse çmimi i ofruar (ose cilado pjesë e tij) është i padisponueshëm për shkak force madhore, organizatori ruan të drejtën ta modifikojë programin. |
33. |
Organizatori nuk do të konsiderohet në shkelje të këtyre kushteve, as përgjegjës për vonesat në kryerjen apo për moskryerjen e ndonjë prej detyrimeve të veta sipas këtyre kushteve, nëse një vonesë apo moskryerje e tillë rezulton nga aktivitete, rrethana apo shkaqe përtej kontrollit të tij të arsyeshëm, duke përfshirë mes të tjerash zjarrin, përmbytjet, pandemitë (duke përfshirë mes të tjerash si rezultat apo në lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me COVID-19), embargot, luftën, veprimet luftarake (qofshin me shpallje lufte ose jo), aktet terroriste, kryengritjet, demonstratat, trazirat civile, grevat, mbylljet e punës apo trazira të tjera në sektorët e punës, forcat madhore apo aktet, mangësitë apo vonesat në veprim nga ndonjë autoritet qeveritar ("forcë madhore"). |
34. |
Çfarëdo pranimi i refuzuar apo i pakonfirmuar mund t'i ofrohet kandidatit sipas gjykimit absolut dhe të vetëm të organizatorit. |