Krijoni një fotokabinë DIY me Canon Zoemini S2

Kujtime në stil fotokabine pa çmime të kripura: ja se si të krijoni konfigurimin tuaj për printimin e fotografive të çastit.
Dy gra që pozojnë me rekuizita me temë karnavalet para një Canon Zoemini S2 me ngjyrë të artë të trëndafiltë që qëndron mbi një tavolinë. Nga një Canon Zoemini S2 po del një printim i dy grave në poza të ndryshme.

Ngjarjet e veçanta krijojnë kujtime dhe fotografimi për të kapur kënaqësinë e momentit mund të jetë një mënyrë argëtuese dhe e shkëlqyer për të mos i harruar ato. Pavarësisht nëse është një dasmë, ditëlindje ose festë me miqtë me një temë të caktuar, fotokabinat janë bërë mënyra e preferuar për t'i përfshirë të gjithë të pranishmit. Mund t'i entuziazmoni të ftuarit tuaj për të luajtur me rekuizita dhe modifikuar imazhe dhe t'u jepni atyre kujtime të prekshme që do t'i bëjnë të buzëqeshin për vite me radhë.

Marrja me qira e një fotokabine mund të jetë e shtrenjtë dhe të zërë shumë vend, por me Canon Zoemini S2, ju mund të krijoni tuajën dhe të argëtoheni duke modifikuar dhe printuar fotografi të çastit, për t'i pasur si kujtim dhe për t'i ndarë. Këtu ne shpjegojmë se si të krijoni fotokabinën tuaj DIY me Canon Zoemini S2 dhe aplikacionin Canon Mini Print.

Ku të konfiguroni fotokabinën tuaj Canon Zoemini

Dy gra që buzëqeshin dhe pozojnë para një Canon Zoemini S2 që qëndron mbi një tavolinë druri.

Mund të krijoni hapësira të thjeshta apo të komplikuara sipas dëshirës për të konfiguruar fotokabinën Canon Zoemini, duke krijuar sfonde dhe shtuar rekuizita, ose mund të bëni shkrepje në vende të ndryshme rreth ngjarjes suaj për t'i përzier me njëra-tjetrën.

Një dorë vendos Canon Zoemini S2 me ngjyrë të artë të trëndafiltë në një tavolinë druri.

Canon Zoemini S2 ofrohet në tre ngjyra - bajukë, e bardhë dhe e artë e trëndafiltë - në mënyrë që të mund të zgjidhni atë që i përshtatet më së miri personalitetit dhe dekorit tuaj.

Ju mund të keni përdorur një fotokabinë në një dasmë, ngjarje pune ose festë ditëlindjeje, por krijimi i një hapësire ndërvepruese për të shkrepur foto mund të jetë diçka e shkëlqyer për çdo ngjarje. Përse të mos krijoni fotokabinën tuaj Canon Zoemini në një festë beqarie, Krishtlindje apo festë Hallouini, ditëlindjeje, festë ribashkimi ose festë me miqtë me temë karnavalet? Ndonëse fotokabinat tradicionale zakonisht përdoren në ambiente të brendshme të mëdha, mundësitë janë të pafundme me Canon Zoemini S2. Pa qenë e nevojshme të lidhni një makineri të madhe me një burim të energjisë elektrike, fotokabina juaj DIY mund të vendoset në një cep të lezetshëm dhe të rehatshëm ose madje edhe jashtë për një festë në kopsht ose barbekju.

Mund të zgjidhni një hapësirë të veçantë për të fotografuar të ftuarit në çdo moment gjatë ngjarjes, ndoshta duke e vendosur fotokabinën te hyrja ose dalja, për të kapur fotografi gjatë hyrjes apo daljes, ose duke lëvizur në vende të ndryshme. Canon Zoemini S2 printon në letër me ngjitje në pjesën e pasme, kështu që mund të krijoni mur fotografik në çast. Ekziston edhe një aplikacion për modifikimin e shkrepjeve tuaja dhe për të printuar disa versione të të njëjtit imazh për t'i ndarë me miqtë.

Sigurohuni që ta vendosni Canon Zoemini S2 në një raft ose tavolinë në lartësinë e duhur për imazhet që dëshironi të shkrepni. Nëse hapësira juaj nuk ka një vend të përshtatshëm, bëhuni krijues dhe shkrepni me miqtë tuaj disa fotografi ultas në stil fotokabine në poza të çuditshme ose argëtuese.

Si të krijoni fotokabinën tuaj Canon Zoemini

Dy gra buzëqeshin dhe pozojnë përpara një kamere Canon Zoemini S2 në ngjyrë të artë trëndafili vendosur mbi një tavolinë druri, ku reflektimet e tyre duken në pasqyrën e autoportreteve të Canon Zoemini S2.

Përpara se të pozoni, mund ta kontrolloni modelin e flokëve dhe veshjen në pasqyrën e autoportreteve të Canon Zoemini S2.

Dorë që mban një smartfon ku shfaqet modaliteti Live View në aplikacionin Canon Mini Print.

Modaliteti Live View në aplikacionin Canon Mini Print është ideal për t'u siguruar që dukeni më së miri për shkrepjet tuaja në fotokabinë.

Në fotokabinat tradicionale, ju zakonisht uleni në një stol në një hapësirë të vogël dhe të mbyllur, por me fotokabinën tuaj Canon Zoemini S2, mund të bëheni më krijues. Eksperimentoni me krijimin e sfondeve, pavarësisht nëse ka të bëjë me rregullimin e dekorimeve, ideimin e një sfondi ose thjesht gjetjen e një muri të thjeshtë për të krijuar një telajo boshe, dhe mendoni nëse dëshironi të shtoni rekuizita me të cilat të ftuarit të mund të pozojnë. Sfondet dhe rekuizitat e Creative Park i shtuan shumë gjallëri dhe ngjyra shkrepjeve të festës me temë karnavalet dhe ju mund të shtoni zbukurime dhe personalizime edhe në fazën tjetër.

Pasi të keni krijuar hapësirën tuaj, testoni se sa larg dëshironi ta vendosni Canon Zoemini S2 për të kapur fotografitë tuaja. Ju mund thjesht të qëndroni para sfondit për disa poza dhe të vini më afër kamerës për poza të tjera, në varësi të dëshirës që keni për të treguar vetëm fytyrën apo të gjithë trupin në fotografi. Kamera 8MP mund t'i kapë skenat tuaja në detaje të hollësishme nga një larmi distancash.

Nuk është e nevojshme që të caktoni një fotograf i cili rrjedhimisht nuk do të jetë pjesë e fotos, pasi aplikacioni falas Canon Mini Print ju lejon që të shkrepni dhe të printoni në distancë. Pasi ta keni lidhur smartfonin tuaj me Canon Zoemini S2 përmes Bluetooth-it, mund të përdorni kohëmatësin e aplikacionit dhe obturatorin në distancë për të bërë shkrepje të përsosura. Kontrolloni nëse jeni gati për shkrepjen nga afër në pasqyrën për autoportrete të kamerës, më pas caktoni një vonesë prej tre, pesë ose dhjetë sekondash përmes aplikacionit, për t'i dhënë vetes dhe miqve tuaj mjaftueshëm kohë për të marrë pozë. Thjesht pozicionojeni kamerën tuaj kundrejt një muri ose diçkaje të qëndrueshme dhe vazhdoni! Me një jetëgjatësi baterie deri në 25 fletë fotografish, ju mund të vazhdoni të shkrepni dhe të kapni shumë kujtime deri në karikimin e radhës.

Mënyra për të personalizuar printimet tuaja Canon Zoemini

Gishti i një personi që modifikon një kolazh imazhesh në aplikacionin Canon Mini Print në një smartfon, pranë një Canon Zoemini S2 ngjyrë të artë të trëndafiltë që qëndron mbi një tavolinë druri.

Aplikacioni Canon Mini Print ju lejon të krijoni struktura kolazhesh dhe t'i shtoni tekst, imazhe, korniza dhe filtra printimeve në stilin e purikurës japoneze. Përfshihuni në atmosferë dhe ndani krijimet tuaja në media sociale, duke etiketuar miqtë tuaj.

Dy gra të ulura së bashku, njëra duke mbajtur në dorë një Canon Zoemini S2 në ngjyrë të artë trëndafili nga e cila po del një printim dhe tjetra duke mbajtur një smartfon që tregon aplikacionin Canon Mini Print.

Jo të gjithëve u pëlqen të bëjnë foto, por aspekti ndërveprues i kapjes së shkrepjeve në stilin e fotokabinës me Canon Zoemini S2 e bën procesin më lozonjar dhe argëtues dhe ju mund t’i filtroni dhe modifikoni përmbajtjet e preferuara me aplikacionin Canon Mini Print.

Aplikacioni Canon Mini Print nuk ju lejon vetëm që të shkrepni dhe të printoni në distancë, por ju mund ta përdorni edhe për t'i shtuar shumë elemente dhe efekte të tjera argëtuese fotokabinës. Ju lejon që të krijoni imazhe si purikura emblematike japoneze; fotokabinat kanë qenë të preferuarat e të rinjve që në vitet '90 dhe sot i bëjnë influencuesit të mblidhen dhe të bëjnë fotografi me miqtë e tyre. Purikura e famshme e ka përmirësuar përvojën me fotokabinën tradicionale me mundësinë për të shtuar elemente të tjera si p.sh. ngjitëse, filtra dhe grafika ideale për media sociale.

Aplikacioni Mini Print sjell të njëjtën botë për Canon Zoemini S2, me mënyra të ngjashme për të ndryshuar strukturë, shtuar tekst, korniza, vizatime dhe filtra ose për të testuar efektet e drejtpërdrejta të kamerës dhe AR për printime të shpërndashme me një element të shtuar.

Çfarë të bëni me printimet tuaja

Dora e një personi ngjit imazhe të dy grave në një mur me tulla të gjelbra. Fotografitë u printuan duke përdorur Canon Zoemini S2 dhe aplikacionin Canon Mini Print.

Letra e fotos ZINK TM me ngjitje në pjesën e pasme krijon printime rezistente ndaj njollave, lotëve dhe ndaj ujit të cilat mund t'i ngjisni në albume, telefona, laptopë dhe sipërfaqe të tjera për t'i mbajtur shkrepjet tuaja të preferuara në sfond, ose edhe për t'u kombinuar me miqtë tuaj.

Dy gra që pozojnë me rekuizita me temë karnavalet përpara një Canon Zoemini S2 me ngjyrë të artë të trëndafiltë që qëndron mbi një tavolinë druri. Në tavolinën e drurit ka edhe rekuizita të tjera me temë karnavalet.

Imazhet e fotokabinave janë një mënyrë e shkëlqyer për të kapur atmosferën dhe energjinë e një ngjarjeje. Këto fotografi me temë karnavalet janë plot me ngjyra e shprehje, dhe mund t'u kujtojnë të ftuarve se sa u kënaqën atë natë.

Ka kaq shumë gjëra që mund të bëni me printimet e fotokabinës suaj Canon Zoemini. Përse të mos përdorni letrën me ngjitje në pjesën e pasme për të krijuar letra ngjitëse të çastit lojëra festash të personalizuara? Mund ta mbushni Canon Zoemini S2 me deri në 10 fleta me letër fotoje ZINK njëherësh, ngjitëse rrethore të prera paraprakisht 5 x 7,6 cm ose 3,3 cm dhe duhet më pak se një minutë për të printuar çdo fletë. Të ftuarit mund t'i marrin me vete printimet si kujtime.

Ngarkoni imazhet tuaja në media sociale ose krijoni një postim me miqtë tuaj duke mbajtur imazhet. Ju gjithashtu mund t'i mblidhni ato për t'i vendosur në një album, ose përse mos të keni një mur me fotografi në ngjarjen tuaj, në mënyrë që miqtë tuaj të shtojnë imazhet e tyre, duke krijuar një kolazh gjigant të cilin mund ta vendosni në kornizë më vonë për ta kujtuar atë ditë.

Krahas aftësisë për të printuar në çast, Canon Zoemini S2 ka një fole për kartë Micro SD, kështu që mund të ruani më shumë imazhe që mund t'i modifikoni dhe printoni më vonë. Mund t'ia dërgoni fotografitë të ftuarve tuaj si shenjë falënderimi që morën pjesë në një festë të rëndësishme me ju ose të përdorni aplikacionin për të krijuar kolazhe ose një poster ngjitës të përbërë me fotografi të vogla që të vendoset në mur si kujtim dekorativ i një dite magjike.

Një pamje nga sipër që shfaq dy Canon Zoemini S2, njëri në ngjyrë të artë trëndafili dhe tjetri ngjyrë bajuke, të rrethuar nga disa printime të stilit fotokabinë.

Aplikacioni Canon Mini Print është i përputhshëm me modelet Canon Zoemini dhe ju lejon t'u shtoni bordura printimeve tuaja, duke u dhënë një ndjesi të vjetër analoge, njësoj si pamja e një fotokabine personale.

Çiftimi i Canon Zoemini S2 me aplikacionin Mini Print është mënyra e përsosur për t'u argëtuar me fotokabinë, duke ofruar kreativitet pa çmime të kripura. Është një mënyrë e shkëlqyer për t'i përfshirë të ftuarit në krijimin e kujtimeve dhe ka shumë mënyra për t'i përdorur printimet për të ndarë gëzim për shumë vite me radhë. Pavarësisht nëse keni një festë për shtëpinë e re, një diplomim ose thjesht mblidheni me miqtë tuaj në një festë me temë të caktuar të premten në darkë, përse të mos i shtoni diçka më shumë kësaj përvoje me fotokabinën tuaj Canon Zoemini?

Shkruar nga Kat Halstead

Produkte të ngjashme

Artikuj të ngjashëm

Momentet e shënuara të jetës në printim

Zbuloni se si një grup të rinjsh festuan momentet e tyre të shënuara të jetës duke përdorur Canon Zoemini S2.

Shprehuni përmes Canon Zoemini S2

Zbuloni se si i shijojnë Maks Kioni dhe Dotz Brauni çastet e bukura të jetës me miniprinterin e fotove 2-në-1 të Canon-it.

Blogimi i modës me Canon Zoemini S2

Blogerja, Izzy Manuel, përdor Canon Zoemini S2 për të përmirësuar stilin e saj Vintage me printime çasti.

Këshillat kryesore për fotografimin e shkëlqyer të festave

Shkrepni fotografi të jashtëzakonshme të festave me ndihmën e këtyre këshillave dhe teknikave të lehta.