PRINTIM KRIJUES

Bota në majë të gishtave tuaj: një sfidë punëdoreje

Provoni aftësitë tuaja krijuese dhe festoni qytetet e rëndësisë së veçantë me një printer Canon PIXMA dhe Creative Park.
Artistja, Paula Milner, dhe bashkëshorti i saj, Dan, duke mbajtur modele punëdoreje të një kështjelle japoneze dhe të Big Ben të krijuar nga shabllonet e Canon Creative Park.

Çfarë momentesh udhëtimi që i përjetoni një herë në jetë ju kanë mbushur me gëzim? Nga vajtja me punë jashtë shtetit dhe aventurat kulturore me miqtë, deri te pushimet argëtuese familjare dhe pushimet solo në qytet, kujtimet e krijuara kur vizitoni pjesë të bukura të botës janë të gjitha pjesë e argëtimit. Por përvojat më të mira nuk mbarojnë kur ktheheni në shtëpi.

Mund të keni menduar se punëdorja është vetëm për fëmijë, por ka gjithashtu një sërë modelesh më sfiduese në Canon Creative Park, duke përfshirë shabllonet e atraksioneve më të famshme të botës.

Këto ndërtesa punëdoreje do të ishin ideale për një festë ose festim tematik të vendit që kërkon dekorime unike, ose mund të jetë pjesë e një ekspozite tematike në shtëpi për të shënuar një udhëtim të rëndësishëm. Shpenzimi i kohës për prerje dhe punëdore është gjithashtu një aktivitet i shkëlqyer ndërgjegjësimi. Duke e ndërthurur me një festë tradicionale nga vendi dhe muzikë të vendit, aktiviteti mund të marrë një jetë krejtësisht të re.

Një sfidë punëdoreje në çift

Artistja, Paula Milner, dhe bashkëshorti i saj, Dan, duke krijuar shabllone punëdoreje të Canon Creative Park.

Artistja, Paula Milner, dhe bashkëshorti i saj, Dan, kanë kuptuar se punëdoret e punuara së bashku janë një formë e mirë për t'u çlodhur.

Artistja profesioniste, Paula Milner, e njohur si The Crafty Lass, dhe bashkëshorti i saj, Dan, teknik i Formula 1, morën përsipër sfidën për të krijuar pikat e tyre të preferuara emblematike me një printer Canon PIXMA TS7450a Series. Paula ka qenë e interesuar te punëdorja që në fëmijëri, por ishte dasma e tyre që ia shtoi pasionin për të krijuar. Ajo kaloi një vit duke bërë me dorë gjithçka për rastin, nga mbajtëset e pecetave dhe rrathët e deri te qindra lule tekstili për dekorimin e korridorit dhe të tryezave. Ajo tani disenjon pëlhura dhe drejton seminare dhe aktivitete mbi punëdoren.

“Dan-i është gjithashtu shumë krijues dhe nëse i jep një projekt për të bërë, i pëlqen shumë”, - thotë Paula.

"Jeta mund të jetë shumë e ngarkuar," - shton Dan. “Mund të jetë e vështirë të gjesh kohën për të pushuar, veçanërisht kur je me dy fëmijë. Ky aktivitet punëdoreje na dha mundësinë ta bëjmë pikërisht këtë”.

Nëse dëshironi t'i jepni vetes një sfidë dhe të ndërtoni mrekullitë tuaja arkitekturore, ja çfarë do t'ju duhet, plus disa këshilla dhe rekomandime nga Paula dhe Dan.

Një monitor që tregon udhëzimet për ndërtimin e një shablloni Canon Creative Park të një kështjelle japoneze.

Canon Creative Park jo vetëm që përmban projekte punëdoreje, por edhe kartolina me nivele, kartolina urimi, kalendarë dhe dekorime muri. Çdo shabllon, nga i thjeshti tek ai më i avancuari, vjen me grupin e vet të udhëzimeve, në mënyrë që të mund të krijoni diçka të bukur pavarësisht nga niveli juaj i aftësive.

Zgjidhni momentin tuaj të preferuar të udhëtimit

Një ekran laptopi që tregon një shabllon të një mulliri me erë holandez, që mund të shkarkohet nga faqja e internetit e Canon Creative Park.

Ashtu si Big Ben, Paula zgjodhi gjithashtu të ndërtojë një mulli me erë holandez për të kujtuar udhëtimet e saj. "Unë kam jetuar në Amsterdam vetëm për pak kohë, por ishte e mjaftueshme për të pasur një ndikim të rëndësishëm," - kujton ajo. “Unë thjesht e dua kulturën. Nëna ime ka jetuar gjithashtu në Amsterdam kur ishte më e re, ndaj krijimi i këtij mulliri me erë ishte domethënës."

Një burrë mban dhe admiron një shabllon të formuar të Canon Creative Park të kështjellës Nagoya në Japoni.

Dan-i zgjodhi kështjellën historike Nagoya për këtë sfidë, por ka monumente të tjera japoneze për të zgjedhur, duke përfshirë kështjellën Matsuyama, kështjellën Matsumoto, kështjellën Shuri dhe madje edhe një miniversion të Muzeut Kombëtar të Artit Perëndimor.

Paula dhe Dan zgjodhën të rikrijonin ndërtesa historike me të cilat kishin një lidhje personale. Paula zgjodhi Big Ben-in e Londrës dhe një mulli me erë për të përfaqësuar Holandën pasi dikur ka jetuar në Amsterdam. “Big Ben ndihet masivisht britanik dhe emblematik, dhe së fundmi çova djalin tonë Freddie-n për ta parë, kështu që u ndje edhe më e veçantë ta ndajmë së bashku një ndërtesë kaq të bukur. Kur e ndërtova, ai e dinte se çfarë ishte dhe i kujtoi udhëtimin tonë argëtues ditor në Londër”, - thotë Paula.

Dan-i zgjodhi një kështjellë japoneze pasi kishte punuar në Japoni, për koincidencë në të njëjtën kohë kur Paula ka jetuar në Amsterdam. "Japonia zë një vend të veçantë në zemrën time," - shpjegon ai. “Në fillim të karrierës sime, pata fatin të vendosesha dy herë atje për punë dhe u dashurova me kulturën dhe atmsoferën”, - thotë ai. "Të kalosh kohë duke ecur nëpër parqe gjatë sezonit të lulëzimit të qershisë dhe duke vizituar vendet historike, si Nikko, janë kujtime që do të mbeten me mua përgjithmonë."

Zgjidhni ndërtesën tuaj historike

Një shabllon i Canon Creative Park i Big Ben del nga një printer Canon PIXMA.

Big Ben nuk është i vetmi atraksion i Londrës në Creative Park - ka gjithashtu edhe një shabllon për Tower Bridge. Për të sjellë në jetë vendin që dëshironi me dizajne më të thjeshta, pse të mos zgjidhni lule ose kafshë që përfaqësojnë gjithashtu zonën?

Me kaq shumë shabllone falas për të zgjedhur, ju do të gjeni një atraksion që ka kuptim për ju. Nga Koloseu i Romës dhe Kulla Eifel në Paris, te Sagrada Familia e Barcelonës dhe kulla e pjerrët e Pizës, ka shumë projekte punëdoreje nga mund të zgjidhni.

Paula sugjeron ta lidhni zgjedhjen tuaj të dizajnit të shabllonit me idetë e festës së ditëlindjes, kujtimet e dasmave, festat e beqarisë dhe më shumë. “Është një ide shumë e bukur për festa. Edhe për dasma, mund të krijoni atraksione të ndryshme të rëndësishme për t'i vendosur në centro, ose të përfshini një destinacion për muajin e mjaltit. Kjo do të ishte një gjë shumë e bukur për një çift, dhe mund të merrni dhe shoqërinë për t'ju ndihmuar," - thotë ajo.

Atraksionet e punëdores mund të jenë gjithashtu një opsion i shkëlqyeshëm për një festë largimi, për të festuar një lundrim me rast përvjetori, ose për të mirëpritur dikë në shtëpi nga udhëtimet e tyre.

Pritni, palosni dhe ndërtoni

Duar duke përdorur një palë gërshërë për të prerë një pjesë shablloni të Canon Creative Park.

Paula-s dhe Dan-it u pëlqeu sfida me krijimin e atraksioneve. Këto dizajne më të ndërlikuara mund të zgjasin disa orë për t'u kryer dhe përqendrimi i mendjes suaj tek detyra mund t'ju ndihmojë në përmirësimin e humorit dhe në uljen e stresit dhe të ankthit.

Duar që përdorin gërshërë për të prerë pjesë nga një shabllon i Canon Creative Park i Big Ben të printuar në Canon Matte Photo Paper.

Paula u impresionua me Matte Photo Paper nga Canon. "Cilësia e printimit ishte e mahnitshme," - thotë ajo. “Niveli i detajeve ishte i pabesueshëm. Nëse do të përpiqeshit ta bënit këtë projekt punëdoreje në letër fotokopjuese, nuk do ta mbante kurrë strukturën e vet."

Kur të keni shkarkuar shabllonin tuaj, sigurohuni që të përdorni materialet e duhura, si p.sh. Canon Matte Photo Paper, çka mund të sjellë vërtet dallimin në strukturën përfundimtare.

"Unë sinqerisht do të rekomandoja përdorimin e Canon Matte Photo Paper," - shton Paula, - "sepse ajo paloset shumë më lehtë dhe e ruan strukturën e saj mjaft mirë. Unë gjithashtu do të sugjeroja patjetër të kaloni kohë me palosjen dhe me të vërtetë të siguroheni që skajet të jenë të qarta dhe të rregullta, në mënyrë që kur të bashkohet, të ketë prirjen t'i kthehet formës dhe jo ta çoni aty me zor."

Dan-i pajtohet se duke i dhënë vetes kohë të mjaftueshme për detyrën që keni në dorë do ta bëjë diçka më të këndshme, veçanërisht kur punoni me familjen dhe shoqërinë. “Llogarisni më shumë kohë sesa rekomandohet”, - thotë ai. "Kjo do të sigurojë që ju të mos jeni nën presion për të përfunduar dhe pastaj të nxitoni apo të bëni gabime. Lini kohë të mjaftueshme dhe do të çuditeni me rezultatin e arritur."

Pse të mos printoni udhëzimet dhe ta ndani projektin përgjatë disa mbrëmjeve – duke sfiduar veten për të krijuar ndërtesën më të mirë që mundeni dhe më pas duke i parë të gjitha teksa marrin formë së bashku do të keni një ndjesi të vërtetë arritjeje.

Ekspozojeni krijimin tuaj

Një mulli punëdoreje me erë nga një shabllon i Creative Park i shfaqur së bashku me një flamur të Holandës, një biçikletë të vogël dhe një palë nallane druri.

Krijimi juaj me punime letre mund të jetë pjesë e një ekspozite tematike së bashku me suveniret dhe kujtimet e vizitës suaj.

Një model punëdoreje i Big Ben, vendosur mbi flamurin britanik.

Paula mendon se punëdorja mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t'u mësuar fëmijëve vende dhe kultura të ndryshme. "Unë me të vërtetë mendoj se shkollat ​​do të përfitonin nga kjo lloj gjëje," - thotë ajo. “Simestrin e kaluar, klasa e djalit tim bëri një projekt të quajtur 'duaje zonën tënde lokale'. Bëhej fjalë për Britaninë, Londrën dhe fshatin tonë. Një model i Big Ben p.sh. do të ishte një objekt mahnitës nga i cili fëmijët mund të mësonin”.

Pasi të mbaroni me punën e vështirë dhe të keni përgatitur atraksionin tuaj të printuar të udhëtimit, është koha për të admiruar krijimin tuaj. Pavarësisht nëse planifikoni ta varni kryeveprën tuaj arkitekturore, ta lidhni në mur apo ta përdorni si dekorim tryeze, ka shumë ide për të shfaqur punëdoret tuaja.

"Ne kemi një mobilie plot me me libra dhe kujtime, kështu që po planifikojmë të vendosim disa nga gjërat e Dan-it nga Japonia atje, për të krijuar një tematikë," - thotë Paula.

Dan-i dhe Paula mendojnë se ky aktivitet është një mënyrë e mirë për të mësuar rreth kulturave të tjera, si dhe një burim argëtues krijues. "Ka thjesht kaq shumë për të mësuar nga njerëz të ndryshëm," - pohon Dan-i me entuziazëm. "Ka gjithashtu kaq shumë pamje dhe tinguj të bukur që mund të gjenden, dhe çdo herë, kjo përforcon ndjenjën se ne jetojmë së bashku në një vend shumë të veçantë që duhet ta respektojmë dhe mbrojmë."

U frymëzuar për ta provuar dhe vetë një herë? Shfletoni tek etiketa #MadeWithPixma për më shumë ide krijuese dhe më pas ndani atraksionet tuaja botërore të punuara me dorë, duke i etiketuar me @canonemea.

Shkruar nga Lorna Dockerill

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

  • PRINTIM KRIJUES

    Krijimi i sistemit diellor me punëdore

    Gjeni kohë për t'u rilidhur, mësuar dhe luajtur me koleksionin e Creative Park të punëdores me temë hapësirën.

  • PRINTIM KRIJUES

    Ditar udhëtimesh si profesionist

    Kthejini pozat e pushimeve të shkrepura me Canon Zoemini S2 në një ditar të personalizuar krijues.

  • PRINTIMI

    Printerët më të mirë për disenjatorët

    Printerët janë mjete thelbësore për disenjatorët - ne ju ndihmojmë të zgjidhni modelin e duhur për nevojat tuaja.

  • PRINTIMI DHE PUNËDORET

    Këshillat kryesore për dhurata të mirëmenduara për punëdore

    Zbuloni se si mund të bëni dhurata domethënëse duke përdorur Creative Park të Canon dhe printerin tuaj PIXMA.