Fotografimi i faunës së egër natën është një mundësi mahnitëse për të shkrepur jetët e fshehta të kafshëve që rëndom nuk dallohen kur dielli është lart në qiell – dhe nuk ka pse vizitoni pyjet tropikale të Amazonës apo të Serengetit për t'u marrë me këtë gjë. Në fakt, një qasje më lokale mund të sjellë foto mahnitëse, duke e hapur këtë fushë për cilindo që ka kohën, pajisjet dhe durimin.
Këtu, përfaqësuesi i nderit i Canon dhe fitues i 2014 i çmimit Young Wildlife Photographer of the Year, Marc Albiac, tregon këshillat e tij kryesore për shkrepjen e faunës së egër në ndriçim të ulët në pragun e shtëpisë suaj.
Kur bie muzgu: fotografimi i faunës së egër natën
1. Qëndrimi në zonën tuaj mund të sjellë foto mahnitëse – nëse bëni përpjekjen e nevojshme
Marc-u beson se shkrepja në zonën tuaj duhet parë si një mundësi për t'u përfshirë edhe më shumë. Nuk është ndonjë sekret se punët më të mira në terren shpesh vijnë nga profesionistët që shpenzojnë muaj në terren, ndaj trajtojeni dhe zonën tuaj në po të njëjtën mënyrë. Merrini gjërat seriozisht dhe do të arrini rezultate.
Për Marc-un gjithçka qëndron te shfrytëzimi sa më i mirë i zonës suaj. "Me gjasë do të keni më shumë kohë dhe njohje për këto kafshë se sa po të kalonit një javë në Afrikë duke shkrepur elefantë."
Marc-u shpjegon se ata që janë të gatshëm për sfidën mund të mësojnë si sillet fauna e egër në zonën e tyre, ku mblidhen llojet e caktuara të kafshëve dhe si duket itinerari i tyre nëpër qytet apo pyje. "Kërkimi rreth kafshëve që do të shkrepni është po aq i rëndësishëm sa çdo aftësi tjetër me kompletin e aparatit," - thotë ai.
Marc-u thotë se ishte kërshëria e tij me gjitarët gjatë adoleshencës që e bëri të merret me fotografinë e natës. "Fillova të shkrep faunën e egër në moshën shtatëvjeçare. Por vetëm pasi vajta 14 a 15 vjeç fillova të fotografoj faunën e egër natën. Kisha shumë interes për gjitarët – dhe duhet t'i kapësh natën pasi atëherë dalin nga vendet ku fshiheshin!"
2. Vendi dhe ndriçimi i duhur janë faktorët kyçë
Marc-u shpesh shikon nga fotografët e tjerë në zë për të marrë ide dhe për të krijuar koncepte. "Unë marr shumë frymëzim nga konkurset dhe çmimet, duke kërkuar profilet e të gjithë artistëve që marrin pjesë," - thotë ai, - "veçanërisht te Wildlife Photographer of the Year në Londër, Angli."
Hapi i radhës është të gjej vendin e përshtatshëm. Përdorni njohurinë tuaj për zonën që të kërkoni pikat e mundshme për kafshën që keni zgjedhur dhe kthehuni atje rregullisht. "Shkoni çdo ditë me radhë, pasi herën e parë mund të mos vëreni asgjë që të kuptoni se kafshët janë vërtet aty," - shpjegon Marc-u. "Por zakonisht nëse shkon tri ditë rresht, do të vëresh diçka."
Pasi të keni gjetur vendin, duhet të merrni parasysh ndriçimin. "Nëse doni të ndriçoni vetëm kafshën atëherë do të shkrepni me shpejtësi shkrehësi prej rreth 1/100," - thotë Marc-u. "Por nëse doni të përfshini dhe pjesë nga habitati, atëherë duhet ta konfiguroni kamerën me ekspozim të gjatë."
Eksperimentimi me shpejtësi më të larta shkrehësi nuk ka pse të jetë vetëm zgjidhje praktike. Nëse rastisni në qytet me trafik apo edhe nëse keni ndonjë elektrik dore atypari – kjo mund të përbëjë mundësi të mirë të eksperimentoni me gjurmët e dritës.
"Nëse përdorni dritën natyrore apo ndonjë elektrik me dritë të pandërprerë, atëherë duhet të përdorni shpejtësi më të larta shkrehësi dhe të punoni në aperturën më të gjerë të mundshme që të ruani cilësinë," - thotë Marc-u. "Nëse përdorni një dritë artificiale, duhet ta caktoni kamerën në mbase 1/100. Minimumi duhet të jetë më poshtë se 1/250 që të punojë në sinkronizim me blicin."
Një objektiv si Canon RF 50mm F1.8 STM ka aperturë ideale për këtë lloj shkrepjeje.
Një aksesor që Marc-ut i pëlqen të përdorë është difuzori, sidomos kur vjen puna te punimet në makro. "Kur shkrep bretkosa apo thithlopa, apo pikëlore, lëkura e tyre mund të jetë e lagur nga ambienti," - shpjegon ai. "Kjo mund të krijojë një pasqyrim jonatyral, ndaj është mirë të mbani një difuzor për të zbutur dritën."
"Sa më i madh aq më mirë kur vjen puna te difuzorët, por duke qenë se kjo ishte makrofotografi dhe kafshët për të cilat flasim janë të vogla, nuk ju duhet dhe ndonjë difuzor shumë i madh," - thotë ai.
Nëse nuk keni të tillë mund dhe të improvizoni e të përdorni një send tjetër që vepron si difuzor, ose bëjeni një në shtëpi me letër. "Unë kam blerë një para ca vitesh nga interneti, por në disa raste kur nuk e kisha me vete, përdora këtë gjënë që vendos në xhamin e parmë të makinës për të evituar dritën e fortë të diellit në verë. E rëndësishmja është që ta bëni dritën e blicit më të butë, ndaj ju duhet diçka që të zgjerojë dritën," - shpjegon Marc-u.
3. Filloni duke fotografuar kafshët e vogla
Marc-u thotë se fotografimi i kafshëve të vogla është më i lehtë se i gjitarëve të mëdhenj. "Mendoj se është një prezantim më i lehtë në fotografinë e faunës së egër, pasi mund ta bësh me vetëm një makroobjektiv, një kamerë dhe një blic," - thotë ai.
Kjo përgatitje në format të ulët është e dobishme si për fotografin e faunës së egër që shfaqet ashtu edhe për vetë kafshët. Për këtë lloj pune, Marc-u përdor një blic të thjeshtë dhe Canon EOS R6, Canon EF 100mm f/2.8 Macro USM, si dhe Mount Adapter EF-EOS R.
"Kur punoj me makrofotografi, mbaj kompletin minimal të nevojshëm," - thotë ai. "Dua të kaloj sa më pak kohë të jetë e mundur në hapësirën e kafshëve – kjo është më e mirë për ta, si dhe për të nxjerrë poza natyrale."
Për ata që kërkojnë vërtet t'i shtyjnë më tej caqet e krijimtarisë, Marc-u sugjeron shkrepjen e krijesave më të vogla me objektiva këndgjerë. Ai zgjedh Canon EF 16-35mm F2.8 III USM falë aperturës së gjerë për kushte ndriçimi të ulët, por mund të provoni edhe Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM. Me konstruktin peshëlehtë, aperturën e gjerë f/1.8 dhe makrozmadhimin prej deri në 1:2, është mjeti ideal për fotografinë nga afër.
"Duhet të keni parasysh të gjitha gjërat që shfaqen në skenë," - shpjegon Marc-u. "Është më sfiduese, por mendoj se është më bukur kur tregon habitatin."
Një gjë që kërkon qasja këndgjerë është ndriçimi më i lartë. "Nëse ndriçon vetëm bretkosën, siç do të bëje në stil për makro, atëherë pjesa tjetër e skenës do të mbetet në errësirë," - thotë Marc-u. "Duhet të ndriçosh më shumë zona, si p.sh. ndonjë pemë, ose të duhet ekspozim i gjatë për dritë më natyrale."
Pasi të ambientohesh me kafshët e vogla dhe më të menaxhueshme, mund të jetë koha të kaloni tek endacakët më të mëdhenj të natës. "E para që duhet të dini është vendi – ku do të shfaqet kafsha? Si mund ta ndriçoni skenën për ta kapur lëvizjen? Çfarë mendoni se do të bëjë kafsha?" - sugjeron Marc-u. Pasi të keni një ide se si mund të sillet kafsha në atë hapësirë, gjithçka që mund të bëni është të përgatiteni, të keni aksesorët e duhur dhe të bëni gati cilësimet.
4. Zgjidhni kamerën dhe cilësimet e duhura
Për Marc-un zgjedhja e kamerës së duhur është jetike dhe Canon EOS R6 përbën partnerin ideal si opsion i gjithanshëm për ndriçim të ulët. Falë zgjidhjes revolucionare Eye Detection Autofocus (AF), EOS R6 mund të dallojë dhe ndjekë subjektet me nivele të reja precizioni, çka bën që edhe nëse subjekti juaj është në lëvizje, si p.sh. ndonjë zog në fluturim, të mund të nxirrni sërish pamje të qartë. Image Stabilizer (IBIS) i integruar e shmang gjithashtu nevojën për stativ, duke i mundësuar Marc-ut të jetë me një komplet të shkathët e të njësuar.
"IBIS në EOS R6 e bën kamerën ideale për shkrepjen e natyrës së egër natën, pasi lejon shkrepjen në dritë të ulët në shpejtësi më të vogla shkrehësi," - thotë ai. "Për shembull, kur dilni për të shkrepur, mund të shikoni se si ndikon frymëmarrja në mënyrën si mbani kamerën. Nëse nuk jeni të palëvizshëm dhe shkrepni në errësirë me shpejtësi shumë të ulët të shkrehësit, atëherë IBIS është domosdoshmëri."
Përtej stabilitetit, mundësia për të shkrepur me ISO të lartë dhe për të nxjerrë pamje të qarta e bën EOS R6 kamerën e kuptueshme të zgjedhjes për Marc-un. "Është çmenduri – s'përdor ISO poshtë 6400 dhe nxjerr gjithmonë rezultate të përsosura! Nëse më duhet, mund ta çoj dhe deri në 8000," - përmbyll ai.
Por cilët janë objektivat idealë për fotografinë e faunës së egër? Objektivat si Canon RF 50mm F1.2L USM – që punon mirë në ndriçim të ulët – shkojnë mirë me Canon EOS R6 për shkrepjen e pozave në natyrë.
Fotografia e faunës së egër në ndriçim të ulët hap një botë të re më vete në sjelljen e kafshëve dhe mund të krijojë pamje të forta dhe emocionuese. Përdorni këshillat e Marc-ut për të parë e çfarë mund të shkrepni në zonën tuaj.
Shkruar nga Jack Fittes
Produktet e lidhura
-
EOS R6
Çfarëdo që shkrepni, sido që ta shkrepni, "EOS R6" ju mundëson të jeni krijues në mënyra që nuk i mendonit kurrë të mundshme. -
RF 70-200mm F2.8L IS USM
Një objektiv thelbësor në treshen profesionale të zmadhuesve, "RF 70-200mm F2.8L IS USM" është shoqëruesi ideal për lajme, sporte dhe udhëtime. -
RF 35mm F1.8 MACRO IS STM
Një objektiv me aperturë të shpejtë 35mm f/1.8 për perspektivë këndgjerë, fokusim nga afër dhe Hybrid IS. -
RF 800mm F11 IS STM
Një objektiv kompakt, peshëlehtë dhe i fuqishëm supertelefoto synuar kryesisht për të apasionuarit pas natyrës së egër që kërkojnë rrezen më të mirë të mundshme. -
RF 100-400mm F5.6-8 IS USM
Një objektiv fleksibël, kompakt dhe peshëlehtë RF 100-400mm me fotostabilizim 5.5-nivelësh për shkrepjen e natyrës dhe të aksionit pa u rënduar nga pesha. -
EF 8-15mm f/4L Fisheye USM
Një lente me zmadhim me efektin e syrit të peshkut e serisë L që ofron një mori zgjedhjesh të kuadrit të plotë ose imazhit rrethor, si dhe një kënd të gjerë të shikimit.
Artikuj të ngjashëm
Nga çmimfituesit te profesionistët
Dy fitues të çmimit Young Wildlife Photographer of the Year rrëfejnë se çfarë kuptimi ka pasur për ta suksesi i hershëm.
Fotografimi i shpendëve me RF 200-800mm F6.3-9 IS USM
Një fotograf profesionist dhe një amator bashkohen për të testuar RF 200-800mm F6.3-9 IS USM në terren.
Këshilla për fotografinë e kafshëve të egra
Këshilla dhe teknika për ta shpënë fotografinë tuaj të kafshëve të egra një shkallë më tej si dhe duke e shfrytëzuar më së miri kamerën dhe objektivat tuaj të Canon.
Zbuloni botën e insekteve
Zbuloni jetët e fshehta të krijesave të vogla me këshillën e Pierre Anquet.