Blici është një mjet thelbësor për çdo fotograf - ne e përdorim atë për të ndriçuar skenat më të errëta, për të balancuar dritën e ashpër dhe si një zgjedhje kreative. Kamera juaj Canon mund të ketë blic të integruar, por a e dini kur dhe si ta përdorni? A ka kuptim të investoni për një blic të jashtëm për rrugëtimin tuaj të fotografisë? Shikoni pesë arsye përse dhe si të përdorni blicin për t'ju ndihmuar që të rregulloni probleme të zakonshme me fotografitë, veçanërisht kur nxirrni portrete dhe punoni me kushte të ndërlikuara drite.
Këshilla për blicin e fotografisë: Si ti rregulloni fotografitë duke përdorur blicin
1. Problemi: Portrete në ambiente të jashtme me dritë të ashpër – Zgjidhja: Blici plotësues për mjedise të jashtme
Përdorimi i blicit në mjedise të jashtme ndonjëherë është i dobishëm pasi ai "plotëson" hijet që kanë rënë në fytyrat e personave nga drita e fortë e diellit. Kjo është një mënyrë e mirë për portretet dhe gjithashtu mund t'ju ndihmojë të shikoni personat më qartësisht kur ata kanë ndriçim të pasmë. Blicin në këtë mënyrë mund ta përdori një fotograf dasmash. Fotografia me blic plotësues në ambiente të jashtme e lejon atë të mbaj cilësimet e kamerës për portretet në ambiente të brendshme dhe të jashtme thuajse të njëjta, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë shkrepjen e imazheve të qarta.
Duke përdorur blicin e integruar ose të jashtëm për portrete në ambiente të jashtme gjatë ditës, mund të ndihmoni për të siguruar që subjekti është i ndriçuar në mënyrë të barabartë dhe niveli i dritës që ka rënë mbi të përputhet me atë në sfond, veçanërisht gjatë një dite me diell.
2. Problemi: Portrete në ambiente të brendshme me sfond të ndriçuar – Zgjidhja: Blic plotësues për ambiente të brendshme
Blici plotësues mund të përdoret gjithashtu në ambiente të brendshme. Ai është veçanërisht efektiv kur keni një subjekt të ndriçuar nga pas: blici do të ndriçojë fytyrën e tij pa ndikuar në sfond.
Në këtë mënyrë, subjekti është qartësisht i dukshëm, edhe nëse nivelet e dritës brenda dhe jashtë ndryshojnë në mënyrë të ndjeshme.
3. Problemi: Portrete me ndriçim jo të barabartë – Zgjidhja: Blici i reflektuar
Ndonjëherë përdorimi i blicit të integruar si burimi i vetëm i dritës mund të jap një rezultat të ashpër. Kjo ndodh sepse ai po ndriçon subjektin tuaj drejtpërdrejt nga kamera. Një blic i veçantë Speedlite shtesë, si Speedlite EL-10, mund të rregullojë këndin për të reflektuar blicin nga tavani ose muri - duke krijuar një përhapje më të madhe të dritës duke e bërë më të këndshme për subjektin si dhe duke ju dhënë kontroll mbi drejtimin nga i cili vjen drita. Fotografia portret me blic mund të përfitojë veçanërisht nga kjo teknikë.
4. Problemi: Fotografi të turbullta të një subjekti në lëvizje – Zgjidhja: Ngrini lëvizjen me blic
Shpërthimet e dritës nga blici i kamerës suaj janë aq të shpejta sa që mund të përdoren për të ngrirë lëvizjen. Caktojeni kamerën tuaj në një modalitet shkrepjeje të ndryshëm nga Av (që nuk përdoret për blic plotësues) dhe shkrepeni. Do të shikoni rezultate më të mira në skenat me dritë të ulët.
Një ndriçim i thjeshtë nga një Canon Speedlite mund t'ju hapë një botë të tërë teknikash novatore të fotografisë së aksionit. Mund të zgjidhni të fiksoni aksionin, të shkrepni për turbullim të lëvizje ose t’i kapni të dyja në një kuadër të vetëm.
5. Problemi: Blici i integruar nuk e arrin subjektin - Zgjidhja: Një blic i jashtëm mund të rrisë rrezen
Rrezja e blicit të integruar në kamerën tënde është e kufizuar në 3 m, por një blic i jashtëm shtesë si Speedlite EL-10 ose Speedlite EL-5 e rrisin këtë në mënyrë të konsiderueshme.
Ndërsa kamerat R System, si EOS R100, EOS R10 dhe EOS R50, kanë një shtrirje të blicit plotësues prej 6 m, drita nga blicet e jashtme, si Speedlite EL-10, mund të arrijë subjektin deri në 40 m - ose edhe 60 m në rast të Speedlite EL-5.
Ajo çka tregojnë këto teknika të blicit të Canon është që blici nuk është vetëm për të ndriçuar errësirën, por për të kompensuar të gjitha llojet e kushteve të dritës. Pavarësisht nëse keni një blic të integruar në kamerë ose zgjidhni të investoni në një blic të jashtëm, vazhdoni të eksperimentoni me mënyrat se si mund të përmirësoni fotografinë.
Produktet e lidhura
-
Speedlite EL-10
Një Speedlite inteligjent dhe fleksibël për kontroll dhe kreativitet të shtuar -
Speedlite EL-5
Një blic i fuqishëm dhe i avancuar me riciklim të shpejtë, kontroll fantastik krijues dhe rendiment të jashtëzakonshëm për të gjitha situatat. -
EOS R50
Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar.