Me një pas dhe unazë drite të integruar, Canon Zoemini S2 është ideal për shkrepjen e autoportreteve - sidomos të atyre të dasmës, ku të ftuarit rëndom janë në më të mirën e tyre dhe janë në humor të mirë.
Janë çastet e vogla të haresë në dasma ato që nxjerrin dhe fotot më të bukura. E qeshura, lotët dhe trokitjet e gotave teksa brezat e ndryshëm festojnë të gjithë së bashku - shpesh me më të vegjlit që vrapojnë vërdallë me fytyrat e mbuluara me tortë. Ndonjëherë këto pamje më të vogla të ditës së madhe mund të mos kapen nga fotografët profesionistë që janë të zënë duke ndjekur planin për të krijuar pozat ideale. Por po sikur të ftuarit e dasmës të mund të shkrepnin çaste të tilla që nuk do t'i kishte parë kush tjetër?
Me kamerën-printer e njësuar në madhësi xhepi Canon Zoemini S2, shkrepja e pozave të çastit dhe e autoportreteve në dasma është më se e lehtë. Këtu tregojmë disa ide krijuese se si ju dhe të ftuarit mund ta përdorni këtë, si dhe printerin e çastit Canon Zoemini për të kuptuar e shkrepur këto çaste të vyera.