A bride and groom sat in a church, the bride is wiping her eyes.

FOTOGRAFIA PËR DASMA

Etiketa e fotografisë për dasma: çfarë duhet e s'duhet bërë në lidhje me të ftuarit

Rënia gjatë rrugës, pengimi i hyrjes së nuses, shkrehja gjatë çasteve emocionuese duke prishur atmosferën... të ftuarit me me kamera me vete nuk ia dalin gjithnjë siç duhet, por s'ka pse të ndodhë kështu.

Të ftuarit mund të shkrepnin po aq mirë e bukur sa profesionistët nëse ndjekin disa rregulla të thjeshta. Fotografi profesionist i dasmave Markus Morawetz e filloi punën e tij duke shkrepur poza në dasmat e shokëve. "Kisha për ta lënë kamerën në makinë, por çifti më pyeti nëse mund t'u bëja ca foto veçmas," pohon ai. "E rëndësishmja është të mos pengoje profesionistin e rastit, por si i ftuar ke avantazhin që je më pak i stresuar dhe mund të eksperimentosh me teknikën dhe stilin."

Për t'ju ndihmuar t'ia dilni mbanë në ditën e shënuar, ja dhe pesë veprimet që duhen e s'duhen bërë sipas Markus-it – të shoqëruara nga pozat e nxjerra nga të ftuarit në dasmë.

Mos pengoni fotografin profesionist. Mos përdorni kënde të çuditshme..

"Provoni të merrni sa më shumë detaje të jetë e mundur, pa penguar ndërkaq profesionistin," - thotë Markus. Ai sugjeron të gjeni një pikë apo kënd më të ndryshëm. Shkrepur nga dasmori, Matthew Bowen. © Matthew Bowen

Stellan Jara, një celebrues humanist i dasmave (person që kryen ceremoni jofetare dasmash) me banim në Angli, pohon se në shumicën e ceremonive ku ai merr pjesë rëndom bëhet e qartë që në fillim se nuk lejohet shkrepja e fotove gjatë ceremonisë. "Çifti dëshiron që shoqëria e familja të gëzojnë momentin, duke ia lënë profesionistit fotot," - pohon ai.

Sipas Markus-it, kjo gjithsesi nuk mjafton për t'u parandaluar disave që ta prishin atmosferën. "Është e çuditshme se sa të ftuar ngrihen në këmbë gjatë ceremonisë për të bërë foto nga rrugina. Mua m'i kanë ndaluar pozat në çastin e hyrjes së nuses, gjatë shkëmbimit të unazave dhe gjatë puthjes së çiftit," - kujton ai.

Markus këshillon të shkrepni nga kënde të pazakonta. Ekrani i madh 7,5 cm me kënd të ndryshueshëm me vetëfokusim me prekje-tërheqje i Canon EOS M50 e bën të lehtë shkrepjen nga thuajse çfarëdo këndvështrimi, edhe mbi turmën apo rreth saj. "Shfrytëzoni ambientin përreth për ta inkuadruar foton dhe për të pasur një sfond më të mirë," - këshillon Markus. "Nëse ende nuk keni pamje të mirë të nuses e të dhëndrit, përqendrohuni tek emocionet e të ftuarve."

Mos tërhiqni vëmendjen. Kapni emocionin.

Shkrepja e fotove gjatë mbajtjes së fjalës, pritjes apo kurdo që çifti i gëzuar është pa mendje, është një mënyrë e mirë për të nxjerrë pamje të natyrshme pa mendje dhe me emocione të vërteta. © Markus Morawetz

"Prania e shumë kamerave mund të jetë shqetësuese, shpesh pasi subjekti as nuk e di se nga të shikojë," - thotë Markus. Lërjani profesionistit pozat formale në grup dhe përqendrohuni te kapja e pozave me grupet e të ftuarve që sillen natyrshëm. "Çifteve u pëlqejnë fotot e momenteve dhe të emocioneve të natyrshme: qeshjet, lotët, brohorimat – çfarëdo që përmban dita. Bëhuni pjesë e festimit, përfshihuni nga emocionet dhe do të kuptoni më mirë se s'i ti nxirrni," - shton ai.

Stellan pajtohet me këtë: "Njerëzit janë më të gëzuar pranë ushqimit e pijeve, ndaj kaloni andej për të nxjerrë poza të natyrshme të grupeve që po kalojnë mirë."

"Canon EOS M50 ka një vetëfokusim fantastik, si dhe funksione si p.sh. pikasja e fytyrës," - thotë Markus. Mund dhe të lidhet me të shpejtë në pajisjet inteligjente dhe rrjetet sociale, që të mund t'i shikoni, ndani e publikoni në çast pozat tuaja.

Mos ndiqni fotografin. Shkrepni poza intime emocionuese.

"Qofshin lot apo të qeshura me gjithë zemër, shkrepja e emocioneve të vërteta është thelbësore për arritjen e fotove të paharrueshme," - thotë Markus. Ai sugjeron t'i lini pozat formale të grupeve dhe më mirë të përqendroheni te pozat e relaksuara, të natyrshme e pa mendje të të sapomartuarve dhe të dasmorëve. Shkrepur nga dasmori, Jonathan Tait. © Jonathan Tait

"Nëse njiheni mirë me çiftin, mund t'ju lejohet të shkrepni dhe ca momente e shprehje jo dhe aq të këndshme – por gjithsesi të paharrueshme – të cilat profesionist mund të zgjedhë të mos i shkrepë vetë," - thotë Stellan. Të ftuarit kanë avantazhin e veçantë mbi profesionistët kur vjen puna për manerizmat dhe sjelljet e veta, të cilat arrijnë poza të paharrueshme pa mendje dhe intime. Modaliteti i shkrepjes së shpejtë në seri, si p.sh. 10 fps në Canon EOS M50, është ideal për ato rastet që ikin sa hap e mbyll sytë: mund të shkrepni një seri kuadrosh dhe ta zgjidhni më vonë atë më të mirin.

"Bëni kujdes me sfondin dhe gjeni këndin më të bukur të dritës, pastaj përdorni dritëhijen për ta bërë foton edhe më spektakolare," - thotë Markus. "Nëse qëndroni relativisht pranë çiftit, do të keni raste të shumta për të shkrepur."

Sakaq...

Mos e bezdisni çiftin e gëzuar. Përdorni objektiv zmadhues apo telefoto.

Artikujt e lidhur
A before and after shot of a couple on their wedding day next to a lake, dark and unedited on the left, showing the lighter version on the right, edited in DPP.

BAZAT E RETUSHIMIT

Si të retushoni foto të veçanta

Përmirësoni fotografitë tuaja për raste të veçanta me këto këshilla të thjeshta për retushimin e fotove.

Black and white prints of children and families arranged in a grid style on the floor.

PRINTIM KRIJUES

Këshilla të mira për paraqitjen e printimeve

Zbuloni si ta transformoni shtëpinë me printime të bukura fotosh familjare në stil galerie.

"Përpiquni gjithnjë të krijoni një atmosferë të relaksuar kur shkrepni foto në dasmë," - thotë Markus. "Çifti duhet të ndihet komod para jush, gjë që ju lejon të shkrepni dhe poza të bukura të natyrshme." Shkrepur nga dasmori, Jonathan Tait. © Jonathan Tait

"Të gjithë e kemi parasysh atë dajën që do dy vjet të shkrepë fotot," - thotë Markus duke qeshur. "Ai mund të jetë në punë të vet, por mund të bëhet shumë shpejt pengesë. Objektivi telefoto ju jep rastin t'i afroheni aksionit nga larg, pa i shqetësuar nusen e dhëndrin. Ju lejon gjithashtu të përqendroheni mbi detaje të caktuara dhe të krijoni një efekt të lëmuar Bokeh [turbullimi në zonat jashtë fokusit] që jua nxjerr më së miri në pah subjektet."

Për të ruajtur kontekstin apo dhe për të shtuar një farë atmosfere më të theksuar, provoni të kaloni në objektiv këndgjerë për ta shkrepur çiftin me cilësimin për së gjeri. Canon EOS M50 mbështet gamën kompakte të objektivave EF-M, si dhe objektivat EF dhe EF-S të "Canon" përmes një Canon Mount Adapter EF-EOS M. Sensori i saj i madh 24.1 APS-C CMOS ju mundëson t'i prisni më vonë fotot dhe t'i hiqni elementet e padëshiruara ndërsa ruani cilësinë e lartë të figurës. "Nëse jeni në hapat e parë, do t'ju rekomandoja një objektiv 50 mm," - thotë Markus. "Është ekonomik, por arrin rezultate të fuqishme me një efekt fantastik Bokeh dhe në një kamerë si Canon EOS M50 arrini dhe një efekt të lehtë telefoto."

Mos kopjoni sistemin e profesionistit. Jini krijues edhe kur profesionisti largohet.

"Provoni të shkrepni atmosferën e mbrëmjes pasi të jetë larguar fotografi profesionist," - thotë Markus. Ai këshillon dasmorët fotografë që të shfrytëzojnë marrëdhënien e tyre më të afërt me çiftin dhe të dasmorët e tjetër për të realizuar foto më kuptimplota dhe informale në grup. Shkrepur nga dasmori, Faye Leppard. © Faye Leppard

"Për mua, fotot e festës në fund fare janë edhe pjesa më e vështirë e fotografisë së dasmave: është errët, ka lëvizje të shpejta dhe ndriçim të keq nga DJ," - thotë Markus. Ndonëse njëra zgjidhje do të ishte përdorimi i blicit të jashtëm, nuk është sakaq gjithnjë ideja më e mirë për ambiente intime e romantike si në rastin e dasmave. "Këshilla ime është të përdorni sa më shumë dritën e ambientit," shton ai.

Përdoruesve do t'u duhet një kamerë që mund të mbajë ISO të lartë e cilësi të mirë figure njëherësh. Canon 90D ofron ISO 100-25600 dhe mund të zgjerohet deri në ISO 51200 nëse e kërkon rasti. Duke punuar me ISO më të lartë dhe duke shkrepur me objektiv me aperturë të gjerë si p.sh. Canon EF 50mm f/1.8 STM, fotografët mund të shkrepin dorazi, me shpejtësi më të ulët shkrehjeje, për të krijuar një larmi efektesh tërheqëse e të bukura.

Shkruar nga Natalie Denton

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat