Blogerja e modës së epokës, Izzy Manuel, ka përdorur Canon Zoemini S2 dhe Canon Zoemini për të shprehur stilin e saj, duke shtuar bordura dhe filtra për të nxjerrë printime të personalizuara.
Kur ka qenë hera e fundit që keni shfletuar mes fotove në smartfonin tuaj? Gjasat janë që të keni hasur lloj-lloj surprizash aty – çaste që i kishit harruar që ju janë shfaqur krejt papritmas. "Unë kam diku te 24,000 foto në telefon,” - thotë blogerja e modës dhe e stilit ekologjik të jetesës, Izzy Manuel, së cilës i pëlqejnë veshjet epokale. "Gjysma e tyre janë autoportrete. Por gjysma tjetër janë kujtime nga të cilat do të doja të shikoja më shumë – darka fundviti ose net të rastësishme klubeve me shoqërinë e universitetit. Nuk janë thjesht aktivitetet e mëdha, por dhe gjërat që e vogla që e bëjnë jetën të veçantë, diçka që të gjithë e kemi kuptuar gjatë pandemisë së koronavirusit," - shton ajo.
Sot me mbajtjen e smartfonëve dhe të kamerave portative kudo që shkojmë, jemi duke nxjerrë më shumë foto se kurrë më parë. Miliarda foto shkrepen çdo vit, por shumë prej tyre harrohen kartave SD ose nëpër albumet e telefonave duke zënë pluhur digjital.