FOTOGRAFIA E AMBIENTEVE TË BRENDSHME
Krijoni projekte ideale: tri ide për fotografime në shtëpi
Bëhuni krijues në shtëpi. Këshilla për shkrepjen e portreteve kinematike, makrofigurave abstrakte dhe videointervaleve.
FOTOGRAFIA ME INTERVAL
Shkrepja e qindra fotove që tregojnë kalimin e kohës në një sekuencë me kalim kohe mund të jetë diçka mahnitëse, por videon e nxjerrë s'mund dhe ta vendosni nëpër mure. Por, sidoqoftë keni mundësinë ta ktheni filmimin në një figurë të vetme të printuar. Krijimi i figurave me seri kohore përfshin shkrepjen e një serie fotosh - siç do të bënit me fotointervalet. Por në vend të krijimit të një videoje, mund të shkrepni zona të ndryshe nga kuadro individuale dhe t'i bashkoni në një figurë të vetme goditëse që tregon kalimin e kohës, për shembull nga dita në natë.
Këtu do të shpjegojmë bazat e konfigurimit të kamerës suaj për shkrepje me interval duke përdorur një kamerë me kronometër të integruar intervalesh. Është një teknikë e thjeshtë kamere që mund ta provoni lehtësisht në shtëpinë/kopshtin tuaj. Ne kemi regjistruar lëvizjen mahnitëse të petaleve të tulipanit gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes, por të njëjtën teknikë mund ta bëni për çdo subjekt që ndryshon me ngadalë me kalimin e kohës, nga shkrirja e akullore deri te sekuencat e peizazheve me hark kohor ditë-natë. Me të mbaruar do të vijojmë me bashkimin e kuadrove për të nxjerrë një printim të arrirë për ta vendosur në mur.
Konfigurojeni kamerën në stativ dhe zgjidhni një kënd prej nga ku të shkrepni. Kini parasysh se kamera duhet të qëndrojë pa lëvizur për disa orë, ndaj dhe një pikë e veçuar do të ishte optimalja. Nëse ka gjasë të bjerë shi, vendoseni kamerën nën strehë apo shkrepni nga pas një dritareje. Ditët e qeta janë optimale, pasi erërat e forta mund të shkaktojnë lëvizje të padëshiruar të lules. Sigurohuni ta keni plotësisht të karikuar baterinë. Tulipanët janë plotësisht të hapur gjatë mesditës për të kapur dritën e diellit me petalet e tyre të hapura, ndaj dhe në këto çaste e përgatisim dhe pozën.
Nëse shkrepni subjekte si p.sh. lulet, atëherë përpiquni t'iu vendosni nga pas një sfond të thjeshtë. Jo vetëm që lulja e vetmuar del në pah nga sfondi i ngarkuar i kopshtit, por kjo e bën dhe më të lehtë të kombinoni disa poza të ndryshme në një të vetme më vonë. Ne kemi kapur një copë leckë të zezë pas lules këtu, por ju mund të eksperimentoni me sfonde të çfarëdo ngjyre. Për ta mbajtur sfondin të errët u siguruam gjithashtu që të mos i binte përsipër drita e drejtpërdrejtë e diellit.
Zgjedhja e ekspozimit që bëni do të varet nga subjekti dhe ndriçimi. Në përgjithësi, "Aperture Priority" është një zgjedhje e mirë për sekuencat me interval ku nivelet dritës ndryshojnë gjatë gjithë ditës. Do të thotë që mund ta ruani aperturën dhe ISO fikse ndërsa kamera i përshtatet shpejtësisë së shkrehësit për t'iu përshtatur kushteve. Një aperturë e nivelit mesatar si f/8 është ideale, dhe një ISO e ulët, p.sh. ISO 100, ndihmon në mbajtjen e zhurmës në nivel minimal. Pas fokusimit të subjektit, kalojeni objektivin në fokus manual që të qëndrojë fiks gjatë gjithë sekuencës.
Mendoni dhe për cilësinë e figurës. Fotot RAW kanë detaje të mëtejshme në theksime dhe hije, duke ju mundësuar një tolerancë më të madhe sigurie për korrigjimin e mbi- apo nënekspozimit. Nëse nuk ia keni marrë dorën formatit RAW, zgjidhni RAW+JPG, por kini parasysh se ky opsion kërkon më shumë hapësirë në kartën tuaj të memories.
Ndriçimi koherent ndihmon që pozat të lidhen me njëra-tjetrën, por kjo mund të jetë e vështirë kur shkrepni në çaste të ndryshme të ditës. Thelbi është të mos e merrni parasysh dritën gjatë ditës që të luajë kështu rol minimal në ambientin e përgjithshëm të ndriçimit. Në këtë rast keni disa zgjidhje. Fillimisht, mund ta bllokoni dritën e diellit përkohësisht me një reflektor apo batanije dhe ta ndriçoni lulen duke përdorur një llambë apo elektrik të fortë. Përndryshe mund të përdorni një blic "Speedlite" ose të jashtë për t'iu mbivendosur dritës natyrale.
Shkoni te cilësimet e "Interval Shooting" në menynë e kamerës. Aty keni dy komanda kyçe. Cilësimi "Interval" përcakton intervalin mes pozave dhe diapazoni që mund të zgjidhni do të ndryshojë në varësi të kamerës: disa lejojnë intervale prej deri në 30 sekonda, disa deri në 59 minutes e 59 sekonda, disa një numër orësh, minutash e sekondash (këtu kamera është caktuar të shkrepë çdo orë). Numri i pozave mund të caktohet në një numër të caktuar ose "00 Unlimited" (nëse e lejon kamera juaj) për shkrepje të vazhdueshme. Pas konfigurimit të këtyre mund të ta nisni sekuencën duke shtypur shkrehësin.
Pasi të keni një sekuencë fotosh të shkrepura për disa orë mund t'i bashkoni në një figurë të vetme që tregon subjektin teksa ndryshon gjatë ditës. Zgjidhni pozat që doni të bashkoni - mund të zgjidhni sa më shumë apo pak të doni, por sa më shumë poza, aq më shumë zgjat. Procesojini pozat për t'u përmirësuar ngjyrat e tonalitetet, siç do të bënit me fotot individuale. Për të kursyer kohë mund t'i procesoni në grup te DPP me anë të funksionit "Recipe".
Nëse, si me rastin e lules këtu, keni zona të sfondit që nuk janë tërësisht të zeza, mund t'u bini përsipër me funksionin "Adjustment" e mandej ta errësoni zonën sipas zgjedhjes. Në vijim, filloni t'i bashkoni fotot duke përdorur funksionet "Adjustment" dhe "Compositing" te DPP. Me funksionin "Adjustment", nxini zonat e figurës që nuk doni të përdorni, pastaj përdorni funksionin "Compositing" për të zgjedhur një foto tjetër dhe kombinojini duke përdorur cilësimin "Lighten" ose "Add". Ruajeni kombinimin dhe vijoni në të njëjtën mënyrë, figurë me figurë, për të krijuar efektin.
Ka shumë programe për retushim të fotove që mund të përdorni për kombinimin e fotove, por parimet mbeten po ato. Mbivendosjani fotot njëra-tjetrës dhe zgjidhni zonat e secilës që doni të përdorni në figurën e kombinuar. Mund të zgjidhni një kombinim me tranzicion, nga njëra anë e kuadrit në tjetrën apo të eksperimentoni me lloje të ndryshme tranzicionesh, si p.sh. seri prerjes sipas paraqitjes në figurën shembull të një peizazhi në serinë e mëposhtme kohore.
Pasi t'i keni kombinuar pozat e fotoserisë, përse të mos shkoni një hap më tej dhe ta printoni foton tuaj? Një printim me kornizë i një luleje në stade të ndryshme çeljeje do të përbënte një realizim të bukur për murin apo kanavacat tuaja - apo edhe një dhuratë për një njeriun tuaj të dashur. Përgatitja e një figure për printim është detyrë e thjeshtë që mund të realizohet në shumicën e aplikacioneve të retushimit. Çfarëdo që të zgjidhni, është thelbësore që ngjyrat në ekran t'i kalibroni në mënyrë që të shikoni në ekran se çfarë merrni nga printeri juaj.
Procesi i printimit mund të ndryshojë disi në varësi të printerit që përdorni. Printerët profesionalë ofrojnë avantazhe, si p.sh. printime në madhësi posteri me jetëgjatësi më të madhe. Canon PIXMA PRO-10S mund të japë printime deri në madhësi mbi A3 duke përdorur një sistem 10-bojësh me bazë pigmenti për riprodhim të bukur të ngjyrave, ndërsa PIXMA PRO-100S përdor një sistem 8-bojësh me bazë ngjyruesi për printime jetëgjatësie me gjasë edhe më të madhe. Ose shkoni një nivel më tej me Canon imagePROGRAF PRO-1000 për printime prej deri në madhësi A2 duke përdorur sistemin e bojërave 12-bojëshe me bazë pigmenti "Canon LUCIA PRO".
Nëse përdorni një prej këtyre apo ndonjë printer tjetër profesional të "Canon", atëherë përdorni Print Studio Pro për t'ju orientuar në procesin e printimit. Ky modul punon me DPP dhe aplikacione të tjera retushimi dhe me të mund të ndryshoni cilësimet e administrimit të ngjyrave dhe profilet e letrës për të arritur një përkim të saktë të ekranit me printimin përfundimtar.
Nëse përdorni fotoprinter shtëpie, si p.sh. Canon PIXMA TS6350 që kemi përdorur ne, atëherë procesin mund ta administrojë DPP: zgjidhni "Print", pastaj "Properties" dhe zgjidhni llojin e letrës që përdorni, si dhe cilësimet e sakta. Për rezultate optimale përdorni letër të specializuar si p.sh. Canon Pro Photo Papers dhe një printer me sistem të paktën 5-bojësh (si p.sh. teknologjia e bojërave "Canon ChromaLife100" që përdoret në PIXMA TS6350) për të krijuar printime të cilësisë së lartë.
Shkruar nga James Paterson
"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.
Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikatFOTOGRAFIA E AMBIENTEVE TË BRENDSHME
Bëhuni krijues në shtëpi. Këshilla për shkrepjen e portreteve kinematike, makrofigurave abstrakte dhe videointervaleve.
FOTOGRAFIA E KOPSHTEVE
Projekte argëtuese për t'i provuar në shtëpi, nga veshja me dritë deri te gjuajtja e yjeve.
FOTOGRAFIA ME INTERVAL
Eksploroni botën e filmave me interval të EOS nga komoditeti i shtëpisë suaj.