Fotoprojekte me interval për fillestarët

Eksploroni botën e filmimeve me interval në komoditetin e shtëpisë suaj ose kur të keni dalë diku me familjen. Kamera juaj Canon EOS jua bën të lehtë!
Dy akullore të punuara që të duken si dy feta shalqiri, duke shkrirë në një pjatë.

Shkrepja me interval është një teknikë krijuese që ju mundëson të zbuloni një botë të fshehtë në lëvizje dhe mund të realizojë disa rezultate befasuese dhe shpërblyese. Nga përshpejtimi i reve të shtrëngatave taksa enden mbi peizazhe deri te regjistrimi i marshit të ngadaltë të yjeve nëpër qiellin e natës, shkrepjet me interval përbëjnë një telajo tejet të arrirë – por kjo është një teknikë që del po aq efikase me sendet më të vogla më pranë shtëpisë.

Për të demonstruar se nuk keni nevojë të udhëtoni larg për të qenë krijuese, kemi sfiduar dy fotografë shkrepjesh me interval që të shkrepni diçka të bukur nga caqeve të shtëpisë së tyre.

Ushtrohuni në shtëpi

Alex Nail është një fotograf peizazhesh i nderuar me çmime të ndryshme, si dhe filmograf shkrepjesh me interval, me banim në Britani. Ai është i apasionuar pas sjelljes në jetë të peizazheve, si dhe pas krijimit të një katalogu mbresëlënës projektesh personale shkrepjeje me intervale. Ai e ka përdorur teknikën komercialisht për shumë organizata, duke përfshirë Autoritetin Britanik për Turizmin.

Ndonëse Alex haset normalisht duke ushtruar fotografinë e tij nëpër vargmalet e Evropës, ai thotë se qëndrimi më pranë shtëpisë është një mënyrë fantastike për t'u familjarizuar me teknikën e shkrepjes me interval. Ai e shkrepni intervalin ditë-natë përmes njërës prej dritareve të shtëpisë së vet, për të treguar se sa e lehtë mund të jetë.

A composite image representing a time-lapse of the scene through a window from day to night.

"Shtëpia është vendi ideal për të mësuar shkrepjen me interval, pasi është shumë komode dhe e kontrolluar," - shpjegon Alex. "Në natyrë shkrepja me interval bëhet ca më e vështirë, me erën e fortë, shirat apo ndryshimet e befta të ndriçimit. Por mund të ambientoheni më mirë me shkrepjen me interval nga komoditeti i shtëpisë suaj. Edhe tani, pas tetë vitesh shkrepjeje me interval, vazhdoj t'i provojë gjërat në ambient të mbyllur.

"Natyrisht që shkrepja në ambient të mbyllur ka dhe kjo sfidat e veta. Shtëpitë janë përgjithësisht në vende pak a shumë të pandryshueshme, ndaj është sfidë për ty si fotograf të mendosh se si të sjellësh një ndryshim apo lëvizje në një skenë. Mund dhe të mos banosh në ndonjë shtëpi kushedi se çfarë (unë p.sh. as që bëhet fjalë), por kjo nuk ka pse të të ndalojë së shkrepuri lëvizjet e jetës së përditshme, apo fokusimin në detaje të vogla. Nëse shkrepni në lindje apo perëndim, merrni parasysh si do të ndryshojë (ose jo) ndriçimi artificial në ambientet e brendshme në krahasim me ndryshimet e rëndësishme përjashta."

Alex sugjeron përdorimin e sendeve fikse për t'i bërë kontrast lëvizjes që dëshironi të shkrepni. "Për shembull mund të bëni kontrast për natyrën e pandryshueshme të një kornize dritareje me lëvizjet e dëlira të pemëve jashtë që fryjnë nga era apo të reve që garojnë tej në horizont. Elementet e pandryshueshme ndihmojnë në fokusimin e vëmendjes së shikuesit te lëvizja në skenë."

Shkrepja e lëvizjes së kafshëve

Pas diplomimit nga "Central Saint Martins Collage of Art and Design" në Londër, fotografja Camilla Rutherford e lindur në Skoci, iu largua jetës së qytetit për ta kaluar kohën duke shkrepur foto dhe duke bërë filma sportistësh aventure "që ndjekin dëborën anembanë globit". Ajo në vijim u vendos në Vanakë, Zelandë të re, ku banon në një fermë delesh merino për kullota të larta së bashku me familjen e saj.

A flock of sheep grazing in a field of grass with brown hills in the background and blue sky above.

Shkrepja me interval e Camilla-s kap fluksin e deleve në fermën e saj. Kontrasti në ritëm mes pulsit të shpejtë të kafshëve që ushqehen dhe mbërritja e ngadaltë e reve shton kontrast vizual, ndërsa cilësia e dritës dhe sfondi dramatik i japin një spërdredhje kinematike kësaj skene të rëndomtë.

Ndërsa ju mund të mos e keni këtë nivel bukurie të ashpër në pragun tuaj, është një teknikë që punon po aq mirë për shkrepjen e hyrje-daljeve të një kafshe shtëpiake nëpër dhomë, apo për vizitat e zogjve në foletë e ushqimit në kopsht. Montojeni kamerën në një stativ, caktoni një interval të gjatë dhe regjistroni lëvizjen ditore të kafshëve që normalisht nuk do t'i vinit re.

Krijimi i shkrepjes suaj me interval

Kështu, mund të shikoni sa efikase mund të jetë shkrepja me interval në shkallë të vogël. Nuk ju duhet një kamerë e avancuar e as ndonjë objektiv i specializuar. Nëse keni kohë tepër në duar dhe keni shumë durim, mund thjesht të shkrepni një sërë fotosh në intervale të rregullta dhe t'i kombinoni në vijim në këtë softuer videomontazhi për të krijuar një filmim të përfunduar me interval.

Për t'i bërë gjërat më të lehta, një numër kamerash Canon EOS kanë një kronometër të brendshëm intervalesh që e automatizon të gjithë procesin. Duke e bërë këtë mund të përcaktoni sa foto dëshironi të shkrepni dhe çfarë intervali dëshironi të lini mes tyre - në sekonda, minuta ose orë. Kamera në vijim shkrep një sekuencë pozash në intervale të paracaktuara derisa të ketë shkrepur numrin e përcaktuar të fotove. Këto pamje në vijim mund të përdoren për krijimin e një filmimi me interval duke përdorur softuer të përshtatshëm ose pamjet individuale mund të përdoren në mënyra krijuese.

Për komoditet maksimal, disa kamera EOS kanë një opsion "Time-lapse Movie". Ky bën gjithë punën e rëndë për ju, pasi ju kombinon pamjet që në kamerë dhe jua ruan filmimin e përfunduar me interval në kartën e memories, që të mund ta shihni e shpërndani menjëherë.

Një, e jo rrallë, shumë prej këtyre funksioneve do t'i gjeni në një sërë kamerash të gamës EOS. EOS 250D dhe EOS RP janë dy kamera praktike për fillestarët që ju mundësojnë eksplorimin e botës krijuese të filmimeve me interval në kushtet e shtëpisë. Nga lulet që çelin dhe vyshken, deri tek akullorja që shkrin dhe lëvizja e dritës së diellit nëpër ambientin e ndenjjes, ka një larmi të pafundme subjektesh që mund të kthehen në video tërheqëse me interval.

Two ice creams designed to look like slices of watermelon, starting to melt on a plate.

Këshilla për shkrepjet me interval

Pasi të keni zgjedhur një subjekt të përshtatshëm për intervalin tuaj, është koha të konfiguroni kamerën. Këtu rekomandohet një stativ, në mënyrë që pjesë të skenës suaj të jenë të mprehta në sekuencën përfundimtare.

Një Canon EOS 250D e vendosur në stativ kundrejt një akulloreje me formë si fetë shalqiri në një pjatë, me një llambë tryeze në anë.

Për t'u siguruar që e gjithë skena të mos lëvizë, pasi vetëm disa pjesë të saj duhet të ndryshojnë, montojeni kamerën në stativ.

Kohëzgjatja e baterisë mund të jetë shqetësim më vete kur shkrepni sekuenca shumë të gjata intervalesh, ndaj sigurohuni të filloni çdo herë me bateri të karikuar plotësisht. Për ta mbajtur në minimum konsumin e baterisë, ekrani i pasmë si rregull fiket në disa prej kamerave, ose mund të çaktivizohet tek ekrani i cilësimeve të "Time-lapse Movie". Për intervalet me kohë shumë të gjatë, mund të jetë më mirë të vendosni një kapëse baterie me një bateri ekstra për kamerën, ose të përdorni mundësisht dhe ushqyes elektrik për rrymë të pandërprerë.

Një bateri po futet në një Canon EOS 250D.

Sigurohuni të filloni shkrepjen e videointervalit me bateri të karikuar plot, sidomos nëse do të shkrepni një numër të madh pozash për një kohë të gjatë.

Kur vjen puna te ndriçimi për intervale në ambiente të mbyllura, shpesh është më mirë të përdoret ndriçim artificial dhe jo natyral, për rezultate më koherente. Drita gjatë ditës mund të ndryshojë forcë dhe temperaturën e ngjyrave me kalimin e kohës së nevojshme për kapjen e intervalit. Ndërsa një ndryshim i tillë mund të jetë i paperceptueshëm nga syri gjatë shkrepjes së pozave, kjo krijon një dridhje të dallueshme në filmimin përfundimtar. Një llambë tryeze është ideale për subjektet në shkallë të vogël, sidomos kur drita është e zbutur me një fletë materiali shpërhapës.

Një llambë tryeze ndriçon përmes një garze të imët, duke ndriçuar një akullore në një pjatë.

Nëse po nxirrni videointerval të një sendi në ambient të mbyllur, ndriçimi artificial mund t'ju ndihmojë të keni ndriçim të njëtrajtshëm gjatë filmimit.

Mund të aktivizohet "Interval Timer" ose "Time-lapse Movie" te menyja e kuqe "Shooting" e kamerave EOS që ofrojnë cilindo prej këtyre funksioneve. Disa kamera i kanë të dyja opsionet, por do t'ju duhet ta caktoni kamerën në modalitet videoja për të hapur "Time-lapse Movie" – siç tregohet këtu me EOS 250D.

Një Canon EOS 250D po caktohet në modalitet "Movie".

Caktojeni kamerën EOS në modalitet "Movie".

Gishti i një përdoruesi zgjedh modalitetin e videointervalit në ekranin lëvizës me prekje të një kamere Canon.

Zgjidhni modalitetin e videointervalit.

Disa kamera EOS ju japin një përzgjedhje të opsioneve të gatshme të skenës në menynë "Time-lapse Movie". Këto janë të optimizuara për subjekte të llojeve të ndryshme, si p.sh. njerëz që ecin apo re që lëvizin me ngadalë. Për kontroll të plotë sakaq mbi cilësimet e shkrepjes me interval, zgjidhni "Custom". Këtu mund të caktoni intervalin mes secilës pozë dhe numrin gjithsej të pozave që do të përbëjnë videointervalin përfundimtar. Këto opsione përcaktojnë kohën që nevojitet për regjistrimin e pamjeve dhe kohëzgjatjen e videointervalit të përfunduar, dhe do t'i shikoni këto ndryshime në ekran teksa rregulloni parametrat.

Ekrani i cilësimeve "Custom" i videointervalit.

Për kontroll të plotë mbi videointervalin tuaj, zgjidhni "Custom" – në vijim mund të zgjidhni gjatësinë e intervalit mes çdo poze, si dhe numrin gjithsej të pozave që duhen shkrepur.

Zgjidhni një interval në përputhje me shpejtësinë e lëvizjes që po përpiqeni të shkrepni. Nëse aksioni ndodh në interval të shkurtër, si p.sh. një familje që luan një lojë apo që përgatit një vakt, atëherë mund t'ju duhet të caktoni një interval prej vetëm pak sekondash a diçka të ngjashme për të pasur një sekuencë të shtruar. Me lëvizje më të ngadalta, si p.sh. ngritjen dhe uljen e diellit dhe të hënës, mund të zgjidhni interval më të gjatë. Ndryshimi i intervalit do të shkaktojë zgjatjen apo shkurtimin e kohës së regjistrimit.

Cilësimet e videointervalit në ekranin LCD të një Canon EOS 250D.

Për të shkrepur aksion më të shpejtë, zgjidhni një interval të shkurtër mes pozave. Për të shkrepur aktivitete më të ngadalta, si p.sh. perëndimin e diellit, zgjidhni një interval më të gjatë.

Numri i pozave që shkrepni përcakton për sa kohë do të luhet videointervali i përfunduar, sipas shpejtësisë së kuadrove të videos. Për shembull, nëse shkrepni një videointerval në 4K dhe 25fps, atëherë çdo sekondë e videos kërkon shkrepjen e 25 pozave individuale. Kjo do të thotë që duhet të shkrepni 500 pamje për të krijuar një filmim me interval 20-sekondësh. Ndryshimi i numrit të pozave do të ndikojë si në kohën e regjistrimit, ashtu edhe të luajtjes - dhe do të përcaktojë se sa hapësirë ju duhet në kartën e memories.

Një ekran cilësimet videointervali që tregon se 300 pozat e shkrepura me 10 sekonda diferencë marrin diçka nën 50 minuta për t'u shkrepur dhe zgjasin vetëm 12 sekonda kur luhen.

Numri i pozave të videointerval, kombinuar me shpejtësinë e kuadrove të videos, do të përcaktojnë se për sa kohë do të luajë videointervali. Një numër më i madh pozash do të marrë natyrisht më gjatë për t'u shkrepur dhe do të rezultojë gjithashtu në sekuencë më të gjatë kur të luhet.

Caktimi i opsionit të videointervalit që të tingëllojë pas çdo pamjeje të shkrepur.

Mund dhe ta caktoni kamerën të tingëllojë pas çdo poze, duke jua bërë më të lehtë të kuptoni se kur ka përfunduar sekuenca e shkrepjeve.

"Time-lapse Movie" ju jep opsione të mëtejshme për kontroll, si p.sh. ofrimin e një tingulli të dëgjueshëm pas çdo poze. Kjo është e dobishme nëse kamerën e keni në një ambient tjetër, pasi kështu kuptoni që ka mbaruar sekuenca.

Është shprehi e mirë të caktoni manualisht sa më shumë parametra të mundeni, që videointervali të ketë një pamje koherente nga fillimi deri në fund. Nëse e lini "Picture Style" dhe balancën e së bardhës në "Auto", për shembull, kamera mund të rregullojë cilësimet për disa poza.

Ekrani lëvizës i një Canon EOS 250D tregon cilësimet e zgjedhura për shkrepjen me interval.

Për t'u siguruar që kamera të mos e ndryshojë automatikisht ekspozimin, balancën e së bardhës ose cilësime të tjera si reagim ndaj ndryshimeve të kushteve gjatë shkrepjes, caktoni manualisht sa më shumë parametra të shkrepjes të keni mundësi.

Me videointervalet mund të arrihen shumë gjëra interesante, kudo që të ndodheni. Si me të gjitha projektet fotografike, natyrisht ka kuptim të mësoheni së pari me gjërat bazë përpara se të kaloni në subjekte më të vështira. Përse të mos e merrni një xhiro kamerën tani për të filmuar lëvizjet jashtë dritares suaj? Apo ngrini stativin në kuzhinë herës tjetër që do të gatuani diçka për ta regjistruar procesin në shpalosje. Më e mira me videointervalet është se mësohen lehtë dhe të kënaqin së tepërmi kur ua merr dorën. Pa pritur e pa kujtuar do t'i shikoni subjektet e përditshme nën një dritë të re krijuese.


Shkruar nga Marcus Hawkins

Artikujt e lidhur

Shkrepja e lëvizjes në videopërshpejtime

Teknika të provuara për shkrepjen e videopërshpejtimeve, intervaleve të gjata dhe videongadalësimeve.

Si të shkrepni seri kohore

Mësoni si të konfiguroni pozat me interval ditë-natë dhe të krijoni një seri kohore që tregon kalimin e kohës në një figurë të vetme.

Regjistroni foto nga distanca

Zbuloni përfitimet e shkrepjes në distancë për të gjitha llojet e fotografimit.

5 këshilla eksperti për shkrepjen e peizazheve me interval

Sillini peizazhet në jetë me këto këshilla eksperti për fotografinë me interval.