Trees reflect in a lake in Scotland with a mountain in the background

FOTOGRAFI PEIZAZHI

Fotografia me interval: sjell peizazhet në jetë

Fotografia me interval përbëhet nga shkrepja e qindra apo dhe e mijëra fotove që riluhen në sekuencë për t'u bërë një video me kohështrirje të ngjeshur. Si formë angazhuese e artit mund t'ju ndihmojë t'u jepni një frymë të re peizazheve tradicionale. "Fotografia me interval të bën të mundur të shohësh potencial të ri në një peizazh," - thotë Alex Nail, një fotograf profesionist i peizazheve dhe filmues fotointervalesh që krijon imazheri për organizata si "Visit Britain" dhe "Woodland Trust".
"Me pozat e peizazheve mund të jetë e vështirë të angazhosh shikuesin, por sapo fut lëvizjen skena merr gjallëri. Nëse je diku jashtë në një ditë të bukur vere, ndriçimi i fortë mund të mos jetë ideal për foto, por nëse shikon re që mblidhen apo që kalojnë atypari, mund të keni rastin optimal për të shkrepur një fotointerval."
Një lindje dielli, një përrua që rrjedh, valët ndanë bregdetit apo edhe fluksi i trafikut në një rrugë qyteti mund të shndërrohen të gjitha në një filmim mbresëlënës, duke i kushtuar vetëm pak kohë përgatitjes e shkrepjes.
Me anë të Canon EOS RP, një kamerë e vogël, peshëlehtë dhe intuitive kuadërplotë, ideale për krijimtarinë kur jeni në lëvizje, Alex ndan me ne pesë këshillat e tij kryesore për të shkrepur fotointervale peizazhesh.

1. Nisni me aksesorët e duhur

Snow blows through the air creating a mist, covering a mountain in front of a river.
Për Alex, modeli i vogël, peshëlehtë dhe i fuqishëm Canon EOS RP ishte ideal për shkrepjen e peizazheve me interval në pika të largëta.

Për të shkrepur peizazhe me interval, Alex përdor stativ, objektiv këndgjerë apo këndmesëm dhe rëndom një intervalometër për të caktuar intervalin mes kuadrove. Por, një sërë kamerash të "Canon" vijnë tanimë me intervalometër dhe modalitet shkrepjeje "Timelapse Movie" të integruara, mes të cilave EOS 250D, EOS 90D, EOS M6 Mark II, EOS 6D Mark II dhe EOS RP, të gjitha prej të cilave mund të filmojnë intervale në 4K. EOS RP ju bën të mundur të shkrepni në intervale prej një sekonde a më shumë me kohëzgjatje përfundimtare prej deri në 3600 kuadrosh në 4K UHD ose Full HD, si dhe duke jua bërë procesin të lehtë: thjesht përgatisni kamerën, vendosni çfarë hapi dëshironi mes pozave dhe për sa kohë duhet kryer shkrepja, dhe pjesën tjetër e merr në dorë vetë kamera, bashkimin e fotove në një videosekuencë për ju brenda kamerës.

"Me Canon EOS RP, mund thjesht të bëni gati kamerën dhe e lini të punojë më vete teksa skena ndryshon para jush," - thotë Alex.

Alex e kombinon Canon EOS RP me një objektiv Canon RF 24-105mm F4L IS USM. "Ky objektiv i përshtatet fotografisë me interval pasi realizon gjatësi fokale vërtet të dobishme. Unë i shkrep shumë prej peizazheve të mia me intervaI në 24 mm, por ky objektiv bën që të kem rreze më të gjatë për skena më të largëta," - thotë ai. Së bashku me objektivat RF të gjeneratës së re, Canon EOS RP pajtohet edhe me gamën e objektivave EF dhe EF-S të "Canon" përmes një adaptori EF-EOS R.

2. Përgatisni kamerën

Teknologjia e stabilizimit të figurës me 5 ndalesa në objektivin Canon RF 24-105mm F4L IS USM është e dobishme kur shkrepni me kamerën në dorë, por Alex këshillon përdorimin e një stativi për pozat me interval. "Nëse objektivi juaj ka çelës stabilizimi figure, kujtohuni ta çaktivizoni kur përdorni stativ, pasi mund shkaktojë zhvendosje," - thotë ai. Zgjedhja e modalitetit "Timelapse Movie" te Canon EOS RP çaktivizon stabilizimin e figurës së objektivit.

Për të rritur qartësinë e njëtrajtësinë, Alex këshillon dhe kyçjen e cilësimeve. "Gjithnjë harroj të kaloj në fokus manual. Nëse ndryshon skena ose nivelet e dritës, ose nëse ka dhe ndryshimin më të vogël të fokusit, kjo mund të sjellë probleme, kështu që kyçini që gjitha – kamerën dhe cilësimet – dhe fokusoni manualisht." Thjesht lëvizeni çelësin AF/MF të objektivit në MF.

3. Kontrolloni ekspozimin

Peizazhet mbështete në ndriçimin natyral, që mund të ndryshojë shumë shpejt në vetëm pak sekonda, ndaj ekspozimi luan një rol të madh në fotografinë me interval. Përveç nëse është duke shkrepur drejtpërdrejt diellin, Alex i shkrep lindjet dhe perëndimet e diellit në modalitet "Aperture Priority", që do të thotë se kamera e cakton vetiu shpejtësinë e shkrehjes sipas ndriçimit. "Ndryshimet në ekspozim midis kuadrove janë shumë të vogla," thotë ai, - "ndaj kam më pak regëtima se ç'mund të mendonit." Por nëse dëshironi të shkrepni ndryshimet e ekspozimit natyral, Alex sugjeron të kaloni në modalitet manual. "Kjo është në fakt mënyra më e lehtë për të shkrepur intervale, pasi mund thjesht ta bëni gati e të mos merreni më me të."

Në modalitetin "Timelapse Movie" në Canon EOS RP, mund të kryeni një pozë testi për të vlerësuar cilësimet e ekspozimit përpara se të shtypni butonin e filmimit për të filluar regjistrimin e sekuencës së intervalit.

4. Zgjidhni një kohëzgjatje që i përshtatet skenës

Për të vendosur intervalin mes pozave, mendoni se sa shpejt do të ndryshojë skena. Uji në rrjedhje, valët e bregdetit dhe trafiku që kalon lëvizin të gjithë më se shpejt, ndaj intervalet e shkurtra i kapin pamjet pa ndryshime të befta e të shkëputura. Për retë që lëvizin shpejt në një ditë me re, një interval midis 1 dhe 4 sekondash ia arrin qëllimit.

Për të realizuar filmim me katër deri në gjashtë sekonda, Alex synon të filmojë rreth 10–12 sekonda – "mund të mos e dini saktësisht se ku do qëllojë pjesa më interesante," - shpjegon ai. Nëse vendosni ta krijoni manualisht në softuer filmimin me interval, mund dhe ta përshpejtoni luajtjen dhe "dyfishimi i numrit të kuadrove ju mundëson gjithashtu dyfishimin e shpejtësisë nëse vini re se ndryshimi i fotointervalit tuaj është i ngadaltë." Shumica e sekuencave të Alex fillojnë me rreth 300 kuadro, çka i jep atij 12 sekonda filmim kur luhen me 25 kuadro në sekondë (fps).

Teksa i përmirësoni aftësitë tuaja, Alex këshillon të eksperimentoni me tranzicionet e muzgut dhe në vijim me qiellin me yje. "Për të filmuar me interval qiellin e natës dhe për të parë yjet që rrotullohen rreth yllit polar, shkrepni me intervale 40-sekondëshe me shpejtësi shkrehësi prej 30 sekondash," - thotë ai. "Do t'ju duhet shumë më shumë kohë se sa me shkrepjen e reve."

Kohëzgjatja e baterisë është gjithashtu diçka që duhet marrë doemos parasysh kur shkrepni gjatë natës. "Kam vënë re se bateritë e 'Canon' janë mjaft efikase, edhe kur është ftohtë," - thotë Alex, por kini parasysh se kapaciteti i baterisë bie në kushte të ftohti. Për poza të gjata natën me Canon EOS RP, mund t'ju duhet të mendoni për lidhjen e kamerës me një burim energjie duke përdorur aksesorë opsionalë si p.sh. ushqyesin AC-E6N, adaptorin DC DR-E18 ose AC ACK-E18.

5. Krijoni kompozim tërheqës

Taken on a craggy outcrop, the misty valley can be seen below

Kur shkrep foto të peizazheve, Alex preferon pasjen e elementeve të forta grafike në plan të parë, si p.sh. shkëmbinj, pemë apo ujë, por kompozimi i pozave me interval kërkon qasje tjetër. "Realizimi i filmimeve të suksesshme me interval kërkon thjeshtimin e kuadrit për t'u lejuar daljen në pah cilësive të tij. Ku shkrep foto, jam shumë preciz me kompozimin, por me intervalet shkrep pak më gjerë pasi nuk mund të parashikosh se çfarë mund të ndodhë – dhe mandej në pasprocesim mund t'i kuadroj sipas nevojës. Objektivi Canon RF 24-105mm F4L IS USM është ideal: mund të shkrep së gjeri, por nëse skena kërkon kuadër më të ngushtë, si p.sh. hëna apo dielli që zhytet përtej horizontit, jam i mbuluar dhe për atë rast."

Kështu që herës tjetër që do të jeni jashtë, shikoni për mundësi që ta sillni peizazhin në jetë – krijimi i fotointervaleve nuk ka pse ju merr më shumë kohë se thjesht ngritja e stativit për shkrepjen e një fotoje peizazhi, dhe pasja e një kamere me modalitet shkrepjeje fotointervali, si p.sh. Canon EOS RP, jua bënë dhe këtë të lehtë.



Shkruar nga Natalie Denton

Artikujt e lidhur
A female photographer stands on rocks in shallow water photographing a lake surrounded by mountains

FOTOGRAFI PEIZAZHI

Sfida e objektivave të peizazhit

Fotografja profesioniste, Verity Milligan, tregon përvojën e saj të shkrepjes së peizazheve krijuese me dy objektiva peshëlehtë.

Filmmaker Matthew Vandeputte uses his camera from an elevated position among city buildings. © Pete Jobson

FOTOGRAFIA ME INTERVAL

Shkrepja e lëvizjes në videopërshpejtime

Teknika të provuara për shkrepjen e videopërshpejtimeve, intervaleve të gjata dhe videongadalësimeve.

Create light trails

FOTOGRAFI PEIZAZHI

Krijimi i gjurmëve të dritave

Si të përdorni ekspozimet e gjata për të krijuar gjurmë drite: këshilla nga fituesi i Canon Redline Challenge.

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat