Cherry blossom at spring

PASTRIMI I PRODUKTIT

Koha për pastrimin pranveror

Jeremy Singer
Jeremy Singer

PR, Canon Europe


Pranvera ka mbërritur. Dielli po ngrihet në horizont dhe lulet e qershive kanë çelur. Është tunduese të kalosh dhe ca minuta më tej për t'i shijuar të gjitha gjatë shëtitjes suaj të përditshme. Teksa aroma e pjalmit mbush ajrin dhe lini mënjanë tashmë palltot e dimrit, a e ndjeni dhe dëshirën e pastrimeve pranverore?

Pak rite pranverore janë më përmbushëse se një pastrim i mirë i shtëpisë suaj ose i sendeve të çmuara, por vetëm pasi mbaron puna e rëndë mund të shijohen të gjitha rezultatet. Ashtu si shtëpia, edhe pajisjet e kamerës dhe të videos mund të kenë tepër nevojë për pastrim. Dhe mos harroni as printerin.

Qoftë nëse jeni fotograf apo filmograf amator, entuziast apo profesionist, sado i kujdesshëm të jeni, bakteret, pluhuri dhe papastërtitë e ndryshme si dhe konsumi është i pashmangshëm dhe e gjen rrugën drejt pajisjeve tuaja. Për t'i mbajtur pajisjet imazherike në rendiment maksimal, dëshirojmë t'ju tregojmë disa këshilla të dobishme për dezinfektimin dhe pastrimin e pajisjeve Canon.

Man cleaning camera

Këshilla për pastrim-dezinfektimin e kamerës, objektivit dhe videopajisjeve tuaja të Canon

  • Vishni doreza njëpërdorimëshe gjatë pastrimit apo dezinfektimit të sipërfaqeve
  • Fikeni pajisjen, hiqni baterinë dhe hiqeni nga priza përpara se të filloni pastrimin
  • Njomni një leckë të butë dhe të pastër me një përzierje 70% deri 80% alkool etanoli ose izopropili për të ndihmuar në dezinfektimin dhe pastrimin e produkteve tuaja Canon. Rekomandohen leckat pa fije ose me mikrofibra
  • Mos përdorni alkool të holluar etanoli apo izopropili për pastrimin e sipërfaqeve të sensorëve ose të veshjeve të objektivit
  • Bëni kujdes të pengoni hyrjen e lagështirës brenda pajisjes apo mes hapësirave rreth pultit apo butonave
  • Mos spërkatni lëngje të forta pastrimi drejtpërdrejt mbi pajisje - por spërkateni solucionin në një leckë pa fije apo me mikrofibra dhe fshini sipërfaqet e jashtme
  • Evitoni përdorimin e solucioneve të pastrimit me bazë amoniaku mbi objektiv apo filtra. Amoniaku mund të shkaktojë turbullim në disa veshje akriliku, stireni dhe të tjera
  • Dezinfektuesi nëse hyn në produkt mund të shkaktojë dëmtim të rëndë apo edhe defekte për shkak të korrozionit
  • Ku pastroni ekranet me prekje ose pultin, fshini me kujdes nga lart për poshtë dhe në një drejtim
  • Sigurohuni që sipërfaqet të thahen në ajër përpara se ta ndizni pajisjen pas pastrimit
  • Hidhni dorezat dhe lajini duart më pas


Si masë për dezinfektimin e pajisjes suaj, ju sugjerojmë të përdorni alkool për të pastruar pjesën e jashtme të trupave të kamerave, objektivit dhe videopajisjeve, sidomos zonat që preken më shpesh, si p.sh. dorezat, çelësat, butonat apo ekranet me prekje. Për më tej, mos përdorni etanol për pastrimin e sensorëve imazherikë apo të sipërfaqeve të objektivit që kanë veshje. Siç përmendet në manualet e përdorimit të Canon, mos përdorni solucione pastrimi që përmbajnë tretës organikë, si p.sh. diluent apo benzinë për pastrimin e kamerave dhe të objektivave, pasi mund të shkaktojnë zjarr apo të dëmtojnë shëndetin.

Kjo këshillë përshkruan dezinfektimin standard si masë për parandalimin e infektimit të mundshëm, por nuk rekomandohet si mënyrë pastrimi të zakonshëm për qëllim mirëmbajtjeje të produktit. Vini re, alkooli për sterilizim përmban zakonisht etanol ose izopropil. Si alternativë, përdorimi i letrave të lagura antibakteriale me 60% e lart alkool mund të jetë gjithashtu efikas. Ashtu si me larjen e duarve apo përdorimin e dezinfektuesit të duarve, pastrimi i kamerave, printerëve apo videopajisjeve duhet kryer rregullisht, por sakaq është thelbësore të bëni kujdes gjatë pastrimit.


Këshilla për pastrim-dezinfektimin e printerit ose të skanerit tuaj Canon

  • Për dezinfektimin e printerit ose të skanerit Canon, pastroni të gjitha pjesët që preken me duar, si p.sh. pultet dhe butonat e përdorimit nga jashtë, ekranin me prekje, kapakun e skanerit dhe xhamin e skanimit
  • Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza (hiquni baterinë printerëve portativë) përpara pastrimit. Prisni derisa sipërfaqet të thahen përpara se ta rindizni pajisjen
  • Përdorni një leckë të njomur ose njomni një leckë të butë me 70% deri 80% alkool të holluar etanoli ose izopropili për të ndihmuar në dezinfektimin dhe pastrimin e printerit ose të skanerit
  • Mos e spërkatni solucionin drejtpërdrejt mbi produkt. Përkundrazi, spërkateni solucionin e pastrimit në një leckë pa fije ose me mikrofibra dhe pastaj fshini sipërfaqet e jashtme
  • Përdorni solucion xhami vetëm në sipërfaqen e xhamit të skanimit, pastaj fshijeni me një leckë pa fije
  • Mos përdorni solucione pastrimi me tretës të fortë, si p.sh. diluent apo benzol, për pastrimin e printerëve apo të skanerëve Canon


Për më shumë informacion mbi shërbimin e kontroll-pastrimit të Canon, vizitoni: https://www.canon.com.al/pro/services


Klauzolë:

Në varësi të llojit të alkoolit apo mënyrës së përdorur për fshirje, pjesa e jashtme e printerit mund të çngjyroset ose të humbasë ngjyrën, por funksioni i printerit nuk do të preket.
Këto udhëzime pastrimi nuk garantojnë efikasitetin kundër koronavirusit. Efikasiteti i solucioneve me bazë alkooli duhet kontrolluar me prodhuesin e solucionit.

Artikujt e lidhur
A father and daughter making papercraft flowers.

PRINTIMI DHE PUNËDORET

Argëtim me punëdore për pranverën me anë të "Creative Park"

Sillni gëzimin e pranverës në shtëpi me anë të këtyre pesë punëdoreve të "Creative Park".

A water droplet on a flower stem, reflecting a flower head.

MAKROFOTOGRAFIA

Makrofotografia abstrakte: shkrepja pasqyrimeve në ujë

Bëhuni krijues me fotografimin e luleve dhe mësoni si të shkrepni makrofoto të bulave të ujit që pasqyrojnë lule.

A before and after shot of a field of long grass, dark and unedited on the left, showing the lighter version on the left, edited in DPP.

FOTORETUSHIM / FOTOMONTAZH

Retushimi i fotove RAW me DPP

Zbuloni si të retushoni, rafinoni e përmirësoni fotot tuaja RAW duke përdorur softuerin DPP nga Canon.

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat