Ben-i në tezgat e tij në tregun bujqësor të Bath-it. "Mbase ka një dyqan apo tezgë që keni menduar gjithnjë se dukej interesante, apo ndonjë punishte që keni parë rrugës për në punë. Bëni një vizitë, kontaktojini nga rrjetet sociale, për të mësuar nëse kanë dëshirë të fotografohen,” - thotë Julian-i. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/60 sek, f/2.8 dhe ISO160. © Julian Love
Portretet në rrugë ngatërrohen lehtë me fotografinë urbane. Dy stilet kanë shumë të përbashkëta: të dyja merren me fotografimin e të panjohurave në ambiente jashtë studios. Por ndërsa fotografia urbane është e fshehtë, ndonjëherë e nxjerrë dhe pa dijeninë e subjektit, në portretin e rrugës, siç shpjegon fotografi i stilit të jetesë dhe i portreteve, Julian Love: “Personi që po fotografoni e ka të qartë situatën.
"Keni folur me të, mund dhe ta keni vënë të pozojë," - vijon ai. "Është më interaktive – një formë bashkëpunimi, jo thjesht vrojtim." Julian–i së fundmi e ka marrë Canon EOS RP rrugëve të qytetit të tij të lindjes, Bath, Britani, duke shkrepur portrete në rrugë. Këtu ai ndan tetë këshillat e tij për të nxjerrë poza që bien në sy.