A wooden chopping board with balls of colourful clay spread along it.

TEKNIKA PËR VIDEO

Si të krijoni animacionin tuaj të parë me kuadro

Krijimi i një videoje animacioni me kuadro është projekt argëtues me kamerë që mund të angazhojë të gjithë familjen. Duke shkrepur një sërë fotosh statike të një objekti dhe duke e lëvizur këtë gradualisht mes çdo poze mund të krijoni një sekuencë pamjesh që mund të luhen si film, duke krijuar iluzionin se objekti po lëviz.

Konfigurimi i kamerës suaj EOS për rezultate optimale është pjesa më e lehtë – ndërsa gjithë mjeshtëria qëndron te sjellja në jetë e sendeve jofrymore si dhe krijimi i një personaliteti për to.

Këtu animatori profesionist, Ed Jackson, ofron këshillat e tij për të ndërmarrë hapat tuaja të para në animacionin me kuadro. Që nga marrja e diplomës për animacion me kuadro, Ed-i ka punuar për klientë të ndryshëm të fushës, duke përfshirë këtu Aardman Animations, ku dhe është përfshirë në teleserialin "Shaun the Sheep", filmin "Early Man" nga Nick Park, dhe filmin "Farmageddon" nga "Shaun the Sheep".

Ed-i tregon se sa e thjeshtë është t'ia nisësh me animacionin me kuadro duke përdorur një konfigurim të thjeshtë: një Canon EOS 250D, nja dy llamba dhe një top balte modelimi.

Zgjidhni një subjekt

Ka një larmi të gjerë subjektesh në shtëpinë dhe rreth shtëpisë suaj që mund të përbënin subjekte më se të mira për projektin tuaj. Për shembull, mund të tregoni blloqe ndërtimi që mblidhen në një strukturë, një qeskë ëmbëlsirash që shpaketohet vetë apo makina-lodër që garojnë në syprinën e kuzhinës. Ed-i sugjeron t'ia nisni sakaq më mirë me gjëra të thjeshta, siç ka bërë dhe vetë me videon e topit që kërcen.

"Plastelina apo balta e modelimit është materiali im i preferuar pasi mund të manovrohet shumë lehtë. Me filmin e metrazhit të shkurtër që krijova thjesht e filmova topin nga lart dhe e lëviza nëpër një tryezë, duke i ndryshuar formën për të krijuar iluzionin që po kërcen.

"Këshilla ime është të mos rrëmbeheni me të parën duke u përpjekur të krijoni gjëra shumë të ndërlikuara. Mbajeni sfondin të thjeshtë dhe thjesht përqendrohuni tek animacioni. Nëse keni një narrativë, mbajeni sa më të shkurtër e të thjeshtë – dhe provojeni me një projekt të vogël përpara që të testoni gjërat përpara se t'i hyni diçkaje shumë të gjatë."

Përgatisni kamerën

The back of an EOS camera showing the settings used for filming stop-motion.
Montimi i kamerës në tripod është mënyra më e mirë për t'u siguruar që të mos lëvizë mes pozave dhe që inkuadrimin ta keni koherent.

Formati standard i kuadrit për filmat është 16:9, por kamera juaj është e konfiguruar t'i regjistrojë fotot në format 3:2 si rregull. Për t'u siguruar që filmi me kuadro që të do të bëni të dalë në "ekran të gjerë", ndryshoni formatin e kuadrit te menyja kryesore përpara se të filloni shkrepjen. Kamera juaj EOS mund të ketë nevojë për t'u caktuar në modalitet Live View për ta nxjerrë këtë opsion.

Ed-i rekomandon caktimin manual të fokusit, ekspozimit dhe balancës së të bardhës. Duke vepruar kështu siguroheni që cilësimet të mos ndryshojnë dhe secila kuadro e filmit përfundimtar të ketë një pamje koherente. Përdorimi i ndriçimit artificial ju jep gjithashtu më shumë koherencë.

"Mund të shkrepni në natyrë ose pranë një dritareje, por normalisht që drita natyrale ndryshon gjatë gjithë kohës. Puna në një dhomë të errët me disa llamba tryeze ju jep më shumë kontroll, por edhe në ato raste mund t'ju dalin ca regëtima në filmin përfundimtar, siç mund ta shikoni në shembullin tim. Kjo në fakti i shton atij efektit të përgjithshëm."

Përdorni tripodin

An EOS camera on a tripod pointing down at a small ball of green clay on a tabletop.
Për t'u siguruar që kamera të mos lëvizë, shkrepeni çdo pozë me telekomandë shkrehëse ose lëshojeni duke përdorur celularin dhe aplikacionin Canon Camera Connect.

Vendosja e kamerës në tripod siguron që të mos ndryshojë inkuadrimi i përgjithshëm nga njëra pozë në tjetrën dhe që secila foto e nxjerrë të dalë e qartë. Një kamerë EOS me ekran lëvizës e bën të lehtë inkuadrimin e pozës edhe kur shkrepni nga kënde të vështira. "Sigurohuni që gjithçka të fiksohet mirë, pasi nuk do të donit t'ju lëvizte kamera në asnjë rast," - thekson Ed-i.

Përdorimi i tripodit ju jep më shumë liri kur vjen puna me caktimin e ekspozimit. Mbajeni ISO në ndjeshmëri të ulët, si p.sh. në ISO 200, që fotoja të mos dalë me zhurmë. Shkrepni poza prove në apertura të ndryshme për të parë cila pamje ju pëlqen dhe në vijim rregullojeni shpejtësinë e diafragmës për t'u siguruar që fotoja të jetë me ndriçimin e duhur.

Animatorët profesionistë përdorin programe të avancuara, si p.sh. Dragonframe, për të komanduar kamerën, shkrepur e shqyrtuar sekuencat, programuar efektet e ndriçimit etj. Por gjërat mund t'i bëni lehtë në fillimet tuaja thjesht duke e nxjerrë secilën foto me dorë.

Përkundër shtypjes së shkrehësit për të nxjerrë secilën foto më vete, përdorni më mirë një shkrepje të telekomanduar. Kështu shmangni dhe lëvizjen e paqëllimtë të kamerës gjatë sekuencës suaj. Nëse kamera juaj vjen me Wi-Fi, mund të përdorni dhe aplikacionin Canon Camera Connect për të shkrepur secilën pozë dhe për t'i luajtur pamjet pa e prekur fare kamerën.

Zgjidhni kohëzgjatjen

Artikujt e lidhur
Filmmaker Matthew Vandeputte uses his camera from an elevated position among city buildings. © Pete Jobson

FOTOGRAFIA ME INTERVAL

Shkrepja e lëvizjes në videopërshpejtime

Teknika të provuara për shkrepjen e videopërshpejtimeve, intervaleve të gjata dhe videongadalësimeve.

A before-and-after shot of a field of long grass, dark and unedited on the left, with a lighter version on the right after editing in DPP.

FOTOGRAFIA ME INTERVAL

Si të shkrepni filmime me interval

Eksploroni botën e filmave me interval të EOS nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Create and print a time-lapse time stack

FOTOINTERVALET

Krijoni e printoni një seri fotosh në interval

Kthejeni një shkrepje fotointervali në një foto të vetme me këtë udhëzues se si të krijoni një seri fotosh në interval.

Ed Jackson rolling a ball of green clay in his hand below an EOS camera on a tripod.
Për të filluar, shkrepni dy poza për rast përpara se ta lëvizni objektin. Kjo do t'jua përgjysmojë punën që ju duhet të bëni dhe do të krijojnë një pamje të këndshme si film vizatimor për filmimin e përfunduar.

Kohëzgjatja e projektit tuaj me kuadro do të varet nga numri i kuadrove fikse që do të nxirrni dhe shpejtësia e kuadrove të filmit. Për shembull, nëse sekuencën do ta luani në 25fps (kuadro në sekondë), kjo do të thotë që ju duhet të shkrepni 25 foto për çdo sekondë që do të dalë në video. Mund dhe të shkrepni në 24fps për një pamje më kinematografike.

Lëvizeni objektin

Ed Jackson, by his camera on a tripod and a desk lamp, adjusting a ball of pink clay.
Eksperimentoni për të gjetur se sa ju duhet ta lëvizni objektin mes kuadrove – ndryshimet e vogla japin përshtypjen e lëvizjes më të shtruar, por mund të bëjnë që t'ju duhet më shumë kohë për ta treguar ngjarjen.

Sasia e lëvizjes së objektit në secilën pozë do të varet nga shpejtësia e kuadrove. "Nëse shkrepni për 25fps, për shembull, hapat duhet të jenë relativisht të vegjël për t'ju dhënë një lëvizje më të lehtë të animuar, përndryshe gjërat do të lëvizin shumë shpejt," - shpjegon Ed-i. "Me 12 kuadro në sekondë ama, të gjitha hapat mund të jenë më të mëdha dhe mund të jeni më të sigurt me lëvizjen e objektit. Në fund gjithçka do të varet nga fakti se ç'bëhet në pozë dhe çfarë lëvizjeje jeni duke synuar të shfaqni."

Montojeni filmimin

A Canon EOS camera on a tripod, pointing down at a chopping board covered with balls of brightly coloured clay.
Me një larmi aplikacionesh të thjeshta montazhi mund që mund t'i gjeni lehtësisht për celularë dhe kompjuterë, montazhi i fotove në sekuencë filmike është shumë më i lehtë nga ç'e mendoni.

Nëse keni shkrepur poza individuale fikse për filmin, pa përdorur programe të tjera, do t'ju duhet t'i përpiloni në një video. Ed-i është përdorues i vjetër i Adobe Premiere Pro, por ju mund të përdorni çfarëdo programi bazë për videomontazh. Thjesht importojini fotot individuale në kohështrirje, shtoni një kolonë zanore nëse dëshironi e në vijim eksportojeni filmin në format MP4, MOV apo skedar të ngjashëm video për shpërndarje.

Ka një sërë aplikacionesh që ofrohen për pajisje portative dhe kompjuterë, të cilat mund ta automatizojnë procesin dhe t'ju mundësojnë shqyrtimin e animacionit gjatë punës, si dhe me realizimin e filmit përfundimtar. Ed-i sugjeron një që quhet Stop Motion Studio.

Animacioni me kuadro është një nga format më të lehtë për të krijuar video. Nuk ju duhen shumë pajisje apo hapësirë – por ju duhet ama shumë durim! Mund të përdorni cilëndo kamerë EOS, ta caktoni në punë manuale dhe të filloni që sot.

Pasi të jeni komodë me parimet bazë, mund të filloni të luani me teknikat e reja për të krijuar në vijim stilin tuaj. "Në teleseritë si 'Shaun the Sheep' ne zakonisht i lëvizim kukullat 12 herë për çdo sekondë filmimi," - thotë Ed. "Nxjerrim dy poza të secilit pozicion për të dhënë numrin e duhur të kuadrove që nevojiten për luajtjen. Shkrepja e dy pozave mes lëvizjes kursen kohë dhe e ngadalëson animacionin gjatë luajtjes, duke e bërë të duket më si film vizatimor. Por kur shkrepim për film, priremi t'i lëvizim kukullat çdo 24 apo 25 kuadro, pasi kjo u jep një pamje më afër reales."

E gjitha qëndron te praktika, thotë Ed-i, duke na dhënë kurajë. "Jini krijues, mësoni nga gabimet dhe zbavituni."

Shkruar nga Marcus Hawkins

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat