VIDEO

5 mënyra për të përmirësuar videot tuaja në rrjetet sociale

Dëshironi të rrisni praninë tuaj në rrjetet sociale? Katër krijues përmbajtjesh ndajnë këshilla për krijimin e pamjeve me cilësi të lartë për t'ju ndihmuar të dalloheni në internet
Një Canon EOS R50 në një stativ të pozicionuar në majë të një tryeze për të regjistruar një grua me xhup rozë të rrethuar nga mjete punëdoreje.

Në rrjetet sociale ku padiskutim video është e para, si ta bëni përmbajtjen të dalë në pah? Si fillim duhet të përdorni mjetet e duhura për këtë punë dhe kamera juaj është një faktor kyç në cilësinë e prodhimit. Nëse jeni duke shkrepur në një smartphone, kalimi në një aparat fotografik si Canon EOS R50 do të ishte një hap i madh përpara.

Krijuar për krijim përmbajtjesh, EOS R50 ju lejon të shpreheni në mënyra të reja. Mund të prodhoni video dhe audio me cilësi më të lartë 4K dhe të përdorni objektiva RF dhe RF-S për të formuar pamjen dhe ndjesinë e përmbajtjes suaj. Dhe mund të përdorni një sërë veçorish profesionale videoje, si p.sh. Dual Pixel CMOS AF novator i Canon, një modalitet i dedikuar për videoblog dhe lidhje të njësuara me smartfonin.

Aty e tutje, gjithçka varet nga krijimtaria dhe teknikat tuaja. Për të ndihmuar me këtë, katër krijues të rrjeteve sociale me audiencë të konsiderueshme ofrojnë këshillat e tyre për video. Nga Britania e Madhe, vjen influencuesi i ushqimit, Martyn Odell, dhe drejtuesja artistike, Zeena Shah; nga Franca, influencuesja e modës dhe e estetikës, Fatou N'Diaye; dhe nga Gjermania, influencuesja e fitnesit dhe e nutricionit, Elena Bulkowski. Të gjithë kujdesen në maksimum për praninë e tyre në rrjetet sociale. Këtu janë pesë këshillat e tyre për të përmirësuar përmbajtjen tuaj të videos.

1. Filmoni me cilësinë më të mirë që mundeni

Një Canon EOS R50 në një stativ duke filmuar krijuesen e përmbajtjeve, Elena Bulkowski, me një bluzë portokalli duke kryer një pozë joga në një fushë.

Canon EOS R50 vjen me të njëjtin vetëfokusim Dual Pixel CMOS AF II si kamerat profesionale të EOS R System si EOS R6 Mark II. “Më ndihmon të arrij një nivel të ri”, - thotë Elena. "Është e rëndësishme nëse krijoni përmbajtje që të jetë me cilësi të mirë, fotografia të jetë e qartë dhe asgjë të mos jetë e paqartë, që ngjyrat të jenë të qarta dhe të bukura."

Influencuesja e rrjeteve sociale, Fatou N'Diaye, e veshur me një pallto kafe me gëzof dhe një çadër, qëndron në një rrugë pranë vitrinave të ndriçuara të dyqaneve.

Sensori i imazhit 24.2MP i EOS R50 regjistron detaje të jashtëzakonshme, edhe kur shkrep në dritë të ulët. Shkrepur në Canon EOS R50 me objektiv Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM në 45mm, 1/40 sek, f/6,3 dhe ISO3200.

"Ka shumë konkurrencë në krijimin e përmbajtjes," - thotë Zeena. “Cilësia e imazhit është gjithçka. Unë dua t'u tregoj të gjithëve saktësisht atë që po shoh në jetën reale dhe t'i frymëzoj me atë ngjyrë vibrante, me vorbullimin e ujit, pikën e bojës."

Kamerat si Canon EOS R50 kanë sensorë më të mëdhenj se ato brenda smartfonave, duke rezultuar në pamje shumë më të pastra, veçanërisht në dritë të ulët. EOS R50 vjen gjithashtu me vetëfokusimin e shpejtë të Canon dhe kërkimin e tij prej dekadash në shkencën e ngjyrave, duke rezultuar në imazhe të mprehta dhe tone natyrale e të bukura. Ekrani i tij rrotullues me prekje lejon shkrepjen në kënde krijuese dhe shikimin e vetes gjatë filmimit, ndërkohë që sjell të mirat e sensorit më të madh. "Është kaq e dobishme," - vijon Zeena. "Mund ta rrotullosh në çdo drejtim që të duhet. Është vërtet e dobishme për shkrepjen e tabelave ose të udhëzimeve nga lart-poshtë."

Plus, me Canon EOS R50, mund të përdorni objektivat RF dhe RF-S të Canon për të përshtatur pamjen dhe ndjesinë e përmbajtjes suaj. "Objektivat EOS R50 dhe RF ju lejojnë të jeni krijues dhe të arrini rreze të shkurtër dhe të mrekullueshme qartësie," - thotë Martyn.

2. Dini kur të shkrepni vertikalisht

Një Canon EOS R50, i pozicionuar në një stativ për shkrepje vertikale, duke filmuar influencuesin e ushqimit, Martyn Odell, në një kuzhinë.

Ekrani rrotullues me prekje i Canon EOS R50 ju jep mundësinë për të filmuar nga çdo kënd dhe ju mundëson t'i shikoni pamjet me detaje mbresëlënëse përpara se t'i ndani në internet. EOS R50 vjen gjithashtu me një modalitet demonstrimi të filmit për plane nga afër, i cili përshtat cilësimet e fokusit kur ndryshoni midis fotove të produktit dhe prezantimeve.

Një nga vendimet më të rëndësishme që duhet të merrni kur krijoni video është nëse do të filmoni vertikalisht apo horizontalisht. Duhet ta vendosni saktë dhe kjo varet se për cilin program filmoni.

Platformat si TikTok funksionojnë vetëm në orientim vertikal, që do të thotë se duhet të shkrepni vertikalisht. Përndryshe, çdo pamje horizontale do të duhet të zvogëlohet për t'iu përshtatur gjerësisë së ekranit të telefonit, ose të pritet nga anët dhe do të humbisni një pjesë të kuadrit.

Fragmentet e shkurtra për YouTube funksionojnë më mirë edhe në orientimin vertikal. Por nëse jeni duke filmuar përmbajtje standarde për YouTube ose Twitch, zakonisht duhet të filmoni horizontalisht që të përputhet me orientimin e ekraneve të kompjuterëve dhe të telefonave të njerëzve në modalitetin e ekranit të plotë, në mënyrë që përmbajtja juaj të duket profesionale.

Canon EOS R50 mund të identifikojë automatikisht nëse po shkrepni vertikalisht apo horizontalisht dhe do të regjistrojë në atë format. "Një nga veçoritë e arrira të EOS R50 është se njeh orientimin e kamerës," - shpjegon Martyn. "Kamera e di vetë kur shkrep vertikalisht, kështu që kur i importoj pamjet në telefonin tim, mund ta postoj direkt në rrjetet e mia sociale."

Nëse jeni duke filmuar për platforma të ndryshme, mund të shfaqni gjithashtu shënuesit e aspektit për raportin e zgjedhur në ekran gjatë regjistrimit, në mënyrë që të mund ta inkuadroni saktë skenën. I gjithë kuadri është ende i dukshëm, por udhëzuesit tregojnë se ku do të pritet, në mënyrë që të siguroheni që pamjet të tregojnë atë që nevojitet si horizontalisht, ashtu edhe vertikalisht.

3. Tranzicionet janë të rëndësishme, por mbajini të thjeshta

Canon EOS R50 - Lëvizje e ngadalësuar

Çdo regjisor duhet të dijë se si të kalojë nga një pamje në tjetrën – dhe është e rëndësishme që këto tranzicione të bëhen siç duhet. Është më mirë t'i ruani koherente dhe me takt. Tranzicionet duhet t'i shërbejnë një qëllimi dhe ndërkaq të ndërthuren më së miri me filmimet.

Zgjidhni vetëm nja dy si fillim. Filloni me baziket, si p.sh. një tranzicion me prerje të fortë, ku një filmim kalon në një tjetër pa efekte të mëtejshme, ose një tranzicion zmadhimi dhe zvogëlimi. Mund të duken të thjeshta, por do të habiteni sa profesionale mund të duken tranzicionet e thjeshta.

Tranzicionet me rrotullim, të cilat rrotullojnë një video në fragmentin vijues me rrotullim të shpejtë 180 gradë, ose duke luajtur me rrëshqitje me dorë dhe trokitje gishtash, edhe këto janë ideale për pamjet argëtuese sociale me ritme të shpejta.

Më pas mund të shtoni nivele sofistikimi në tranzicionet bazë, si p.sh. ndonjë prerje J, ku zëri i filmimit tjetër fillon përpara se të përfundojë filmimi aktual.

Për të ndarë skenat, shtoni filmime në B-roll me audio sipër. Regjistrimi 120fps i Canon EOS R50 është ideal për krijimin e pamjeve të bukura B-roll me lëvizje të ngadalësuar për një ndjesi profesionale të montazhit përfundimtar. "Veçoria e lëvizjes së ngadalësuar në EOS R50 më lejon të shtoj një element dinamik në përmbajtjen time," - thotë Martyn. "Gjithçka, nga flluska e vajit deri te pozat me derdhje, e deri te prerjet me lëvizje të ngadalësuar."

4. Postoni rregullisht

Duar që mbajnë një Canon EOS R50 ndërsa skedarët transferohen nga kamera në një telefon në tryezën pranë saj.

Mund të mendoni se postimi i rregullt është i vështirë kur regjistroni pamje 4K, por programi Canon Camera Connect dhe aftësia për të transferuar skedarë automatikisht nga kamera në telefon e bën të lehtë ngarkimin direkt nga fotografimi në rrjetin social.

Audienca juaj kërkon të shohë jetën tuaj dhe atë që bëni, prandaj është e rëndësishme të postoni shpesh për t'i mbajtur të interesuar. Postimin e rregullt e pëlqejnë edhe algoritmat e rrjeteve sociale, që do të thotë se keni më shumë gjasa të viheni re.

Synoni të postoni në TikTok deri në katër herë në ditë dhe të paktën një herë në javë në YouTube. Kjo sasi mund të jetë sfiduese, ndaj Fatou ju këshillon të veproni kur jeni të frymëzuar. "Më pëlqen të ndaj gjëra rreth çështjeve aktuale, shpërthimet e mia të inatit si dhe të dellit të fantazisë," - thotë ajo.

Elena pajtohet: "Unë përpiqem ta bëj përmbajtjen time spontane dhe t'ia përshtat situatës," - thotë ajo. "Jam plotësisht fleksibël dhe mund të tregoj për çdo gjë në jetën time."

“Arsyeja pse komuniteti im është rritur masivisht është sepse i kam kushtuar kohën e nevojshme”, - shton Martyn. “Unë kaloj orë të tëra çdo ditë duke iu përgjigjur komenteve, duke dërguar shënime zanore dhe videomesazhe. Për të ndërtuar një komunitet, duhet të investosh energji. Nuk mund të presësh që njerëzit thjesht të të ndjekin”.

Ndërsa duhet të postosh rregullisht, është e rëndësishme që të mos postosh lloj-lloj gjëje – përmbajtja duhet të jetë ende me cilësi të lartë. "Ajo që ndani me të tjerët duhet të pasqyrojë se kush jeni, sepse njerëzit që ju ndjekin janë mësuar t'ju shohin - ata ju njohin," - thotë Fatou.

5. Krijoni tendencat tuaja

Influencuesja e rrjeteve sociale, Fatou N'Diaye, e veshur me një pallto dhe syze ngjyrë kafe me gëzof dhe me një Canon EOS R50, kalon pranë shtëpive me ngjyrë pastel.

“Ne mund të frymëzohemi nga njerëzit, por ka një dallim midis frymëzimit dhe kopjimit”, - thotë Fatou. “Kur kopjoni njerëzit, do të kopjoni diçka që nuk ju karakterizon juve. Ndjekësit tuaj nuk do të dinë se kush jeni në të vërtetë, sepse një ditë je kështu, nesër je ashtu. Do të ndiqni tendencat në vend që të krijoni tuajën."

"Kur më pyesin se çfarë këshille do t'u jepja krijuesve të rinj të përmbajtjeve," - thotë Fatou, - "unë them se ka të bëjë me të qenit vetvetja. Vetëm për shkak se dikush tjetër bëri një foto dhe ishte e suksesshme, kjo nuk do të thotë se do të keni të njëjtin efekt. Ju duhet të keni identitetin tuaj, të keni diçka për të folur, por me të vërtetë t'i qëndroni besnikë asaj që jeni. Njerëzit shpesh do t'ju pëlqejnë sepse jeni ndryshe nga të gjithë të tjerët."

Zeena pajtohet: "Qëndrojini besnikë vetes, jini unikë," - thotë ajo. “Kam kaq shumë ide dhe kaq shumë projekte që mezi pres t'i ndaj. Gjithmonë do të ketë një ide tjetër që dikush tjetër nuk po e bën."

"Krijuesit e përmbajtjes duhet të bëjnë atë që u pëlqen të bëjnë," - këshillon Elena. “Nëse nuk ju pëlqen sporti, mos u bëni një influencues fitnesi, sepse njerëzit e kuptojnë fare mirë. Bëhuni ai që jeni, argëtohuni dhe më pas do t'i motivoni njerëzit."

Kompleti që krijuesit e përmbajtjes përdorin për videot e tyre sociale

Një dorë mban një Canon Tripod Grip HG-100TBR të lidhur me një Canon EOS R50 me një Canon Stereo Microphone DM-E100.

Canon Tripod Grip HG-100TBR është një mjet ideal për krijimin e përmbajtjes, thotë Martyn. "Unë jam kuzhinier i rrëmujshëm, kështu që më vjen për shtat që nuk duhet ta kem mendjen te prekja e kamerës se mos e bëj pis. Është gjithashtu optimale për videobloge. Kjo ju jep shtrirjen e krahut për t'ju lejuar të kapni kënde më të gjera kur jeni në lëvizje."

Canon EOS R50
Një kamerë peshëlehtë pa pasqyrë për ta marrë kudo dhe për të çliruar krijimtarinë spontane. Sensori 24.2MP i Canon EOS R50 regjistron 4K 30p dhe Full HD 120fps dhe vjen me një sërë profilesh krijuese për të përshtatur pamjen dhe ndjesinë e pamjeve tuaja, drejtpërdrejt nga kamera. Mund të shihni disa opsione alternative në udhëzuesin tonë për kamerat më të mira të Canon për videoblog.

Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM
Fillojeni rrugëtimin tuaj të EOS R System APS-C pa pasqyra me një objektiv që mbulon të gjitha nevojat tuaja për video. Objektivi Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM është i lehtë dhe kompakt, me fotostabilizim optik me 4 nivele për video të stabilizuar dorazi, plus një diapazon të dobishëm zmadhimi 18-45mm për rezultate fantastike çdo ditë

Canon Stereo Microphone DM-E100
Mos e lini zërin e dobët t'ju prishë atmosferën. Canon Stereo Microphone DM-E100 është ideal për të përmirësuar cilësinë e zërit. Është i vogël dhe i lehtë për t'u përshtatur me Canon EOS R50 dhe punon me baterinë e kamerës. Ai kap zë stereo me një drejtim, ndaj është i përsosur për videoblogim me kamerë.

Canon Tripod Grip HG-100TBR
Filmoni me vetëbesim dhe shfrytëzoni krijimtarinë me Canon Tripod Grip HG-100TBR, që vjen me telekomandë, kokë të rregullueshme dhe ergonomi të shkëlqyer të projektuar për filmime të stabilizuara.

Canon RF 16mm F2.8 STM
Mbërthyesja RF e Canon EOS R50 ju jep akses në të gjithë objektivat RF. Ndërsa përvoja juaj rritet, përshtateni përzgjedhjen e objektivave me estetikën tuaj krijuese. Projektuar për videoblogim, RF 16mm F2.8 STM me kënd ultra të gjerë është ideal për pjesët para kamerës, ndërsa apertura e shpejtë e tij prej f/2.8 jep efekt Bokeh të butë dhe të lëmuar për një efekt kinematografik.

Canon RF 50mm F1.8 STM
Kompakt dhe peshëlehtë, dhe me fokus thuajse të heshtur, objektivi RF 50 mm F1.8 STM është ideal në dritë të ulët dhe rreze krijuese qartësie.


Pra, nëse jeni krijues përmbajtjesh gati për ta çuar punën në një nivel tjetër, ndjekja e këshillave nga katër profesionistët tanë të rrjeteve sociale sigurisht që do t'ju ndihmojë të dalloheni nga turma.

Peter Wolinski

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • VIDEO

    Si të bëni video ushqimesh me cilësi të lartë si profesionist

    Jessie Bakes Cakes ka grumbulluar më shumë se 100 mijë ndjekës me videot e saj mahnitëse të ushqimeve. Këtu ajo shpjegon se si të bëheni mjeshtër të videografisë së ushqimeve.

  • VIDEOBLOGIMI

    Si të bëheni videoblogues

    Hidhni hapat e parë dhe krijoni videoblogë cilësorë me këshillat tona të videoblogimit për fillestarë.

  • TEKNIKA PËR VIDEO

    Krijimi i një historie në video

    10 këshilla për t'ju ndihmuar të bëni minifilma bindës.

  • VIDEOBLOGIMI

    Kamerat dhe objektivët më të mirë të Canon për videoblogim

    Canon prodhon një sërë kamerash dhe objektivësh që janë ideale për krijuesit e përmbajtjeve. Ky udhëzues do t'ju ndihmojë të gjeni atë që ju përshtatet më së miri.