Ju mund të mendoni se sa më i shkurtër pushimi, aq më e lehtë është të sistemoni valixhen, por nuk është gjithmonë kështu. Një pushim fundjave në qytet mund të jetë po aq sfidues sa një dyjavësh diku larg - madje edhe më keq nëse keni vetëm valixhe dore. Me kohë dhe hapësirë të kufizuar, duhet të jeni të sigurt që keni zgjedhjet e duhura të modës për t'u ndjerë të veshur mirë lart e poshtë në udhëtimin tuaj. Sepse kur ndiheni mirë, mund të përfshiheni plotësisht në përvojën e eksplorimit të një vendi të ri.
"Stili juaj është një pasqyrim i mendësisë suaj," - thotë Bo Brown, një influencuese e modës. “Më pëlqen të kaloj mirë e të vishem për momente të paharrueshme”. Videot e përditshme të Bo-së priten me padurim nga komuniteti i ndjekësve të saj dhe kanalet e saj sociale janë një burim i pasur këshillash për stilin, duke ofruar stile e teknika nga përzgjedhja e veshjeve optimale për zyrë deri te prerja e një xhakete dhe përballja me xhinset tepër të gjera.
Bo-së i pëlqen të udhëtojë dhe së fundmi ajo ka kaluar një fundjavë në Barcelonë – "një qytet vibrant, që ka shumë për të ofruar". Sa më shumë të keni për të bërë, aq më e vështirë mund të jetë të thjeshtoni valixhen e udhëtimit, por gjithçka ka të bëjë me paraprirjen. Printeri i çastit Canon Zoemini 2 i mundësoi Bo-së të krijonte mjete ndihmëse vizuale në mënyrë që të mund të përmirësonte zgjedhjen e veshjeve. Këtu, ajo na shoqëron gjatë procesit.
Tregoni stilin tuaj: si të vizualizoni veshjet e pushimeve
Bëni kërkimin tuaj
Zgjedhja e veshjeve ka të bëjë me prakticitetin, por edhe stilin. “Unë zgjodha veshjen komode”, - thotë Bo-jë. © Noah Altink
Udhëtimet me pak bagazhe nuk janë gjithnjë të mundshme. "Ndonjëherë marr veshje të tjera, se mos qëllon të bëj ndonjërën pis apo se mos më del nga qejfi kur të arrij në vend," - thotë Bo-ja. © Noah Altink
Mos kërkoni vetëm fustanin e preferuar, por mendoni – mendoni vërtet – se çfarë do të bëni gjatë ditëve të pushimit. “Para se të bëj gati valixhen, shikoj aktivitetet që do të bëj dhe zgjedh veshjet si për ditën ashtu edhe për natën”, - thotë Bo. Mund të mos keni planifikuar çdo moment të fundjavës tuaj, por vendndodhja duhet t'ju japë një ide se çfarë do të bëni. A do të shëtisni nëpër muze? Do të vardiseni lokaleve? Do të eksploroni skenën e natës mbrëmjeve? Bo-së i pëlqen të shikojë videot e TikTok për të parë çfarë bëhet rrotull dhe për "të vizualizuar menjëherë se çfarë ofron një aktivitet i caktuar", - thotë ajo.
Bëni zgjedhjen
Buletinet sociale të Bo-së janë një arkiv i zgjedhjeve të saj të modës në të kaluarën, ndaj dhe kjo është pika e saj e preferuar kur mendon se çfarë të veshë. “Sa herë që zgjedh një veshje të mirë e regjistroj si frymëzim për komunitetin tim”, - thotë ajo. Edhe nëse nuk i keni të regjistruara veshjet tuaja, rikthejuni me mend asaj që më parë ka funksionuar mirë dhe shikoni influencuesit e stilit që admironi. Bo-ja rekomandon gjithashtu Pinterest si një burim të mirë frymëzimi dhe sugjeron përdorimin e Canon Zoemini 2 për të krijuar një tabelë stilesh me veshjet e pushimeve.
Mendoni për atë që duket mirë dhe ju bën të ndiheni mirë. “Kur zgjedh veshjen e duhur, ndihem e lumtur”, - pohon Bo. Pasi të ketë përmbledhur disa pamje me mendje, Bo-ja i shpalos të gjitha veshjet që mendon mbi shtrat - njërën anë për ditën, tjetrën për natën. “Kështu ka një paraqitje të qartë. Pastaj i ndaj veshjet, që të di saktësisht se cila veshje i përshtatet cilit rast”.
Shkrepeni, printojeni dhe modifikojeni
Të vendosësh për veshjen më të përshtatshme për çdo rast mund të marrë pak kohë dhe kur jeni të zënë si Bo-ja, koha është sfida më e madhe. Pasja e një Canon Zoemini 2 prakik për të ndihmuar me përzgjedhjen e bën procesin më të shpejtë – dhe më argëtues. © Noah Altink
Pasi fotografoi disa nga opsionet e veshjeve dhe të aksesorëve të saj, Bo-ja i printoi në Canon Zoemini 2 që të mund t'i shqyrtonte zgjedhjet dhe t'i bënte bashkë. "Kam parë se cilat rroba do të funksiononin me veshje të ndryshme," - thotë ajo. “Për shembull, unë vesh komplete të plota ditën dhe natën. Pantallonat e zeza janë gjithashtu shumë fleksibël, pasi mund të vishen pothuajse në çdo rast." Aftësia për të printuar direkt nga smartfoni i saj ishte një plus për Bo-në. "Me aplikacionin Canon Mini Print mund të shtoj lehtësisht tekst ose të zmadhoj fotot," - pohon ajo. Kjo do të thoshte se ajo mund të vendoste shënime mbi imazhe, me mendimet se çfarë funksiononte mirë me të tjerat. Për më tepër, natyra praktike e aplikacionit i lejon Bo-së të zbatojë stilin e saj në printime, çka e bën atë personal.
Finalizoni zgjedhjet
Canon Zoemini 2 vjen në tri ngjyra - rozë e artë, blu dhe e bardhë perle - që të mund të zgjidhni të preferuarën tuaj.
Nëse doni të shkoni një hap më tej në thjeshtimin e punëve, Canon Zoemini S2 vjen me një kamerë 8MP, që ju mundëson të shkrepni foto dhe ta printoni në çast. Ajo vjen edhe me një pasqyrë autoportretesh, duke ju dhënë më shumë kontroll se si do të dalë fotografia. Ngjashëm me Zoemini 2, është kompakte dhe mund ta mbani në xhep.
Për udhëtimin e saj në Barcelonë, Bo-ja vendosi për tri veshje - për blerjet, për një takim dreke dhe për një xhiro me biçikletë. Ajo përshkruan veshjen e ditës së blerjeve – pantallona të gjera me një pulovër rozë të prerë Moher – si elegancë stili Casual. “Roza shkon shumë mirë me blunë. Veshja është e kompletuar me syze dielli që bien në sy dhe një çantë elegante për ekuilibër. Një veshje ideale për blerjet pasi është komode, por edhe elegante.” Pamja për drekën është e gjitha e zezë, por me tekstile plotësuese. “Me veshjet tërësisht të zeza punoj me tekstile të ndryshme për t'i shtuar më shumë dimension”, - shpjegon ajo. Për xhiron me biçikletë përdor disa nivele - thelbësore për ndryshimet në temperaturën e trupit kur jeni duke ecur me biçikletë, pasi mund të ndaloni për të parë diçka dhe mandej të niseni sërish. “Duke kombinuar këpucët e lezetshme me xhinse të gjera dhe një xhaketë sportive Oversize, kjo është një veshje e përshtatshme, por edhe me stil”.
Një trashëgimi stili
"Më pëlqeu shumë përdorimi i Canon Zoemini 2," - thotë Bo-ja. “Është e këndshme teksa bashkon printimet një tabelë stili, por dhe e bukur teksa përpilpn kujtimet”. © Noah Altink
Canon Zoemini 2 mund të printojë fotot tuaja në më pak se një minutë. "Mund t'i keni lehtësisht printimet brenda pak sekondave," - thotë Bo-ja. "Programi Canon Mini Print funksionon shtruar e lidhet vetiu me smartfonin tuaj." © Noah Altink
Jo vetëm që Canon Zoemini 2 është një mjet i shkëlqyeshëm për t'ju ndihmuar të sistemoni valixhet, por është edhe shoqëruesi i përsosur i udhëtimit. Elegante, me madhësi xhepi, me jetëgjatësi baterie prej 20 fotosh, mund t'ju shoqërojë kudo që të shkoni në udhëtimin tuaj. Por vetë imazhet e planifikimit të veshjeve janë optimale për të rikthyer kujtesën dhe ju ndihmojnë të vizualizoni veshjet e plota, çka ju ndihmon të shmangni marrjen e shumë rrobave me vete pa pasur opsione konkrete.
Përdorni miniprintimet si kujtime dhe ngjitini në një album, fletore stili ose ditar, që t'u referoheni kur planifikoni udhëtimet e ardhshme - ose thjesht për të kujtuar kohën e mrekullueshme që keni kaluar.
Shkruar nga Rachel Segal Hamilton
Produktet e lidhura
-
Printerë për shtëpi | Canon Zoemini 2
Canon Zoemini 2 (Rose Gold)
Nxirrni printime çasti nga smartfoni kudo që të jeni dhe në çdo kohë, me printerin e xhepit me bateri Zoemini 2. -
Kamera-printerë çasti dhe xhepi | Canon Zoemini S2
Canon Zoemini S2 (Rose Gold)
Çoni autoportretet një shkallë më tej me printerin-kamerë në madhësi xhepi, të kompletuar me pasqyrë, unazë drite, shkrehës distance dhe pamje direkte. -
Printerë për shtëpi | SELPHY SQUARE QX10
SELPHY SQUARE QX10 (White)
Ruajini kujtimet tuaja të veçanta si printime të punuara me hijeshi që mund t'i merrni kudo, në lidhje me valë.
Artikuj të ngjashëm
Blogimi i modës me Canon Zoemini S2
Blogerja, Izzy Manuel, përdor Canon Zoemini S2 për të përmirësuar stilin e saj Vintage me printime çasti.
Personalizoni gjërat tuaja
Printoni ngjitëse të personalizuara për sendet tuaja personale me një printer portativ Canon.
Shoqëruesit më të mirë për festivale
Ruajini kujtimet në lëvizje me gamën Canon Zoemini në madhësi xhepi.
Bëhuni krijues me një fotoprinter kompakt
Pesë mënyra për t'u argëtuar me printimin, nga kartat me porosi deri te pozat e personalizuara për ndarje të menjëhershme.