Zakonisht, është më e vështirë të bësh fotografi në temperatura ekstreme. Bora, ngrica dhe akulli krijojnë panorama spektakolare dimri, por shumica e kamerave janë projektuar për të punuar vetëm në temperatura mbi 0°C/32°F. Në mënyrë të ngjashme, mjediset jashtëzakonisht të nxehta mund të shkaktojnë mbinxehje të kamerave, ndërsa vendet me rërë rrisin rrezikun e dëmtimit të pajisjeve që nuk janë të izoluara.
Shumë kamera Canon kanë izolim termik dhe mund të punojnë në kushte shumë të rënduara, por duhet të keni parasysh edhe elementin njerëzor. Fotografimi në mjedise ekstreme mund të jetë po aq i vështirë për ju sa edhe për pajisjet tuaja.
Atëherë natyrisht, do t'ju duhet të jeni të kujdesshëm kur fotografoni në temperatura ekstreme, duke u siguruar që të kontrolloni parashikimet e motit përpara se të niseni dhe të paketoni veshjet e duhura dhe pajisjet e fotografisë për ambiente të jashtme. Megjithatë, ja vlen të kesh disa këshilla praktike fotografie për të siguruar mbarëvajtjen e gjërave. Ja këshillat tona kryesore për shkrepje në kushte me temperatura shumë të ulëta dhe shumë të larta.
Këshilla për shkrepje në kushte ekstreme të motit
Shkrepjet në temperatura të ulëta
1. Mbajini duart të ngrohta
Duart që dridhen mund të shkaktojnë dridhje të kamerës dhe si rezultat foto të turbullta. Sigurohuni që të merrni me vete një palë doreza të trasha kundra ujit dhe ngrohëse duarsh për të ngrohur duart pas një kohe të gjatë në mot të ftohtë.
Edhe pse dorezat janë të rëndësishme për shkrepjen e fotografive në mot të ftohtë, ato mund ta bëjnë më të vështirë shtypjen e butonave të kamerës. Një objektiv Canon me një unazë të caktuar komandimi, si p.sh. RF 200-800 mm F6.3-9 IS USM, RF 35 mm F1.8 MACRO IS STM ose RF 85 mm F2 MACRO IS STM, është shpesh më i lehtë për tu përdorur nëse keni doreza veshur. Kamerat e Canon me levë komandimi, si p.sh. Canon EOS R10, mund të jenë gjithashtu të dobishme nëse dorezat jua bëjnë të vështirë përdorimin e ekranit me prekje për të lëvizur pikën e vetëfokusimit.
Nëse jeni një fotograf i pasionuar dimri, fotografi sportiv dhe ambasadori i Canon Richard Walch rekomandon të investoni në doreza alpinizmi, të cilat ju mundësojnë të ekspozoni majat e gishtave për të shkrepur, por dhe ju mbrojnë duart gjatë shkrepjeve.
2. Mbroni pajisjet
Kamerat Canon EOS R System, si p.sh. EOS R6, EOS R6 Mark II dhe EOS R7 kanë izolim termik, dhe nuk nxjerrin probleme me shkrepjet në shi, por kontrollojini përpara se të dilni jashtë në një rrebesh. Nëse në objektiv hyjnë pikla uji, fshijini ato me një leckë të pastër me mikrofibra ose peceta për objektivin. Mund të blini gjithashtu filtra mbrojtës për objektivët tuaj, të cilët janë shumë të dobishëm në kushte ekstreme. Është e këshillueshme që të shmangni ndryshimin e objektivëve në shi të dendur ose stuhi dëbore, pasi mund të dëmtoni pajisjet.
Nëse e përdorni kamerën jashtë dhe nuk e keni kthyer manualisht unazën e fokusit manualisht apo nuk e keni përdorur vetëfokusimin për njëfarë kohe, unazat e fokusit dhe zmadhimit të objektivëve mund të “ngrijnë”. Për ta shmangur këtë gjë, sigurohuni ta mbani kamerën të mbështjellë dhe në një çantë cilësore kur nuk e përdorni, ose ta mbuloni nëse shkrepni gjatë kohës që bie borë. Përndryshe, mund ta ktheni unazën e fokusit dhe zmadhimit duke përdorur motorin e vetëfokusimit, ose dhe manualisht.
Bateritë do të shkarkohen më shpejt se zakonisht në mot të ftohtë, kështu që ose mbajini kamerën dhe bateritë në çantë, për t'i mbrojtur nga kushtet, ose në një xhep të brendshëm ku nxehtësia e trupit do t'i mbajë të ngrohta. Gjithashtu, mos harroni të merrni me vete dyfishin e baterive që merrni zakonisht.
Kur e fusni kamerën brenda nga një ambient i ftohtë në një të ngrohtë, ajo do të pësojë kondensim, gjë që mund t'ju dëmtojë pajisjet. “Kur të dilni për drekë, ose ju ose çanta juaj do të qëndrojë jashtë,” këshillon Richard. “Nëse kaloni nga i ftohti në të ngrohtë dhe provoni t'u hidhni një sy fotove, aty përfundon çdo gjë. Kamera do të vishet me mjegull po ashtu dhe objektivët dhe rrezikoni dëmtimin e aparatit. Kamera duhet të mbahet në një zonë me temperaturë të njëtrajtshme.” Vendoseni çantën e pajisjeve në një vend pak më të freskët, si p.sh. në një verandë, në mënyrë që pajisjet të rregullojnë gradualisht temperaturën.
Nëse ju duhet të lëvizni direkt nga një mjedis në tjetrin, mund të provoni të mbështillni një qese plastike rreth pajisjes tuaj për disa minuta, në mënyrë që ndryshimi i temperaturës të mos jetë aq dramatik.
3. Përdorni një stativ dhe kryeni shkrepje në distancë
Nuk do ta keni të lehtë të shkrepni një pozë të qëndrueshme nëse po dridheni nga i ftohti. Një stativ i lehtë e portativ do t'ju ndihmonte ta stabilizonit kamerën që të mund të shkrepni me vetëbesim. Thjesht mos harroni të mos e prekni stativin me duar të zhveshura nëse jeni në temperatura nën zero, pasi mund të "digjni" lëkurën. Shkelni në çdo pjesë toke të mbuluar me borë për të krijuar një sipërfaqe të rrafshët dhe kompakte përpara se të vendosni pajisjet.
Ju mund të përdorni gjithashtu aplikacionin Canon Camera Connect në smartfon për të aktivizuar obturatorin në distancë dhe me valë, që do të thotë se nuk do të keni nevojë fare ta prekni kamerën. Mund ta rregulloni fokusin nëpërmjet aplikacionit dhe gjithashtu ta përdorni për t’i etiketuar fotot sipas vendndodhjes, për të mos e harruar kurrë vendin ku është shkrepur ajo foto e veçantë.
Shkrepjet në kushte me temperatura të larta ose rërë
1. Mbroni veten nga dielli
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me rrezet dhe qëndroni në hije kur është e mundur. Nëse ju duhet të qëndroni në diell, vendosni krem kundër diellit me një faktor të përshtatshëm mbrojtjeje nga rrezet UV dhe një kapelë që t'ju mbulojë fytyrën. Aty ku është e mundur mbajini pajisjet në hije, sidomos bateritë. Nëse po shkoni në një mjedis ekstrem, njoftoni dikë se ku dhe kur do të shkoni dhe kur planifikoni të ktheheni, në mënyrë që ata të mund të ngrenë alarmin nëse është e nevojshme.
2. Zgjidhni pajisjet e duhura
Qëndrimi larg rrezeve të drejtpërdrejta të diellit shmang mbinxehjen e pajisjeve sidomos gjatë filmimit të videove. Kamerat nuk punojnë kur nxehen shumë, prandaj nëse kamera juaj mbinxehet nuk mund të vazhdoni ta përdorni dhe mund të humbisni raste për foto ndërsa prisni që të ftohet.
Nëse jeni duke filmuar në mjedise me rërë, si p.sh në plazh apo në shkretëtirë, duhet t’i mbroni pajisjet nga kokrrat e rërës. Zgjidhja është të investoni në një kamerë me izolim termik, si p.sh. Canon EOS R7, e cila është rezistente ndaj lagështirës dhe pluhurave. EOS R7 ka gjithashtu mbrojtje të obturatorit, e cila ndihmon në parandalimin e hyrjes së pluhurave në sensor. Objektivët janë gjithashtu të ndjeshëm. Përdoreni kamerën tuaj me izolim termik së bashku me një objektiv me mbrojtje të ngjashme si p.sh. Canon RF 200-800 mm F6.3-9 IS USM, i cili vjen me gomina izoluese që parandalojnë dëmtimin e optikës së brendshme nga rëra.
Edhe nëse nuk janë në temperaturë shumë të nxehtë, përsëri pajisjet tuaja mund të ndikohen nga lagështia, e cila mund të sjellë depërtim të lagështirës dhe dëmtim të pajisjeve. Përsëri, pajisjet me izolim termik, rezistente ndaj lagështirës e parandalojnë këtë gjë, por mund të ndërmerrni dhe hapa të tjerë. Përdorni një çantë pajisjesh kundra ujit dhe brenda saj vendosni pako me xhel silikoni për të thithur lagështirën që mund të futet brenda. Sigurohuni që ta mbani çantën e pajisjeve në një mjedis të thatë - ndoshta një dhomë me një aparat kundër lagështirës nëse është e mundur.
Nëse përballeni me nxehtësi ekstreme, duhet të vendosni një pako akulli në çantën e pajisjeve për t’i mbajtur ato në temperaturë të freskët. Megjithatë, sigurohuni që ajo të jetë e mbështjellë siç duhet në mënyrë që pajisja mos të dëmtohet gjatë shkrirjes së pakos së akullit.
Ngjyra e pajisjeve luan një rol gjithashtu. Disa objektivë Canon, si p.sh. RF 200-800 mm F6.3-9 IS USM, kanë një shtresë të bardhë për të mbajtur të ftohtë pjesën e brendshme të objektivit në temperatura të larta. Kamera Canon EOS R50 ofrohet gjithashtu në ngjyrë të bardhë, gjë e cila e ndihmon të qëndrojë e freskët nën rrezet e diellit për një kohë më të gjatë se një kamerë e zezë. Për më tepër, objektivët RF të serisë L si p.sh. Canon RF 70-200 mm F2.8L IS USM kanë një shtresë mbrojtëse ndaj nxehtësisë që parandalon mbinxehjen e tytës së objektivit nën rrezet e forta të diellit.
3. Ndriçimi dhe mbiekspozimi
Rrezet e forta të diellit mund të sjellin shkrepje të mbiekspozuara. Kini kujdes gjatë shkrepjeve që të mos mbiekspozoni pjesët e theksuara - nëse ndodh kjo gjë, të dhënat humbasin dhe nuk mund të rikuperohen, që do të thotë se nuk do të jeni në gjendje të rregulloni ekspozimin e tepërt në procesin e përpunimit.
Përdorni funksionin e histogramit ose të modelit me vija bardhezi të kamerës për të monitoruar kulmin e theksimit në ekran ose nëpërmjet EVF, duke e nënekspozuar foton nëse është e nevojshme. Për sa kohë që nuk mbiekspozoni pjesët e theksuara, do të jeni në gjendje të rikuperoni një foto që është paksa shumë e ndritshme duke reduktuar pjesët e theksuara dhe të bardhat në softuerin e redaktimit, si p.sh. Digital Photo Professional të Canon.
Për më shumë këshilla dhe teknika për fotografimin në kushte sfiduese, hidhini një sy artikullit tonë mbi shkrepjet në peizazhe ekstreme*.
Shkruar nga Peter Wolinski
* Ofrohet vetëm në gjuhë të zgjedhura.