A mund ta imagjinoni se si do ishin dasmat apo ngjarjet e tjera të rëndësishme pa fotografi? Epo, ju mund të kapni dhe ruani çaste nga përditshmëria duke shkrepur dhe printuar foto familjare. Printimet i bëjnë kujtimet të prekshme dhe ju ndihmojnë të rikujtoni çastet argëtuese në familje, rastet e veçanta dhe dhuratat perfekte.
Ju mund të krijoni albumin e parë fotografik ku të regjistroni muajt e parë të një foshnjeje, që të gjithë do ta ruajnë për shumë vite. Ju mund të realizoni një libër të personalizuar tregimesh që pëlqehet shumë nga fëmijët, ose të krijoni kartolinën tuaj të urimeve apo një kalendar me fotografi familjare, si dhuratë unike për të afërmit dhe miqtë.
Për Vicky Baynton-Williams, bashkëshortin e saj Ted dhe fëmijët Audrey dhe Rex, fotografia është shpesh një aktivitet familjar. “Ne jemi fotografë të vërtetë,” thotë Vicky. “Unë bëj fotografi gjatë gjithë kohës, përfshi edhe fotografi të fëmijëve gati për në shkollë, veshur me mbrojtëse për veshët nga i ftohti, apo teksa qëndrojnë në divan. Mundohem të mos i prish këto momente magjike, por nëse më jepet mundësia, përvidhem dhe shkrep një fotografi.” Natyrisht, rastet e veçanta kërkojnë fotografi më formale. “Çdo vit, kur vendosim pemën në dhjetor, bëjmë një fotografi familjare Krishtlindjesh,” tregon Vicky. “Ne veshim pulovrat e Krishtlindjes, që është tejet turpëruese. Por çdo vit sheh fëmijët duke u rritur dhe progresin e tyre.”
Këtu, Vicky dhe familja ndajnë një rast kur shkuan në një pyll të zonës me një aparat fotografik për të bërë fotografi, që t'i përdornin në projektet e printimeve që kishin planifikuar. Kështu, shohim disa prej gjërave që duhen mbajtur parasysh kur fotografoni për printim.
Fotografimi me qëllim printimin - këshillat kryesore
Zgjedhja e kamerës së duhur
Për fotografitë e tyre në pyll, Vicky dhe familja përdorën kamerën kompakte pa pasqyra Canon EOS R100. Është e thjeshtë për t'u përdorur dhe nuk është e nevojshme të dini shumë për fotografinë për të bërë shkrepje shumë të mira me të, falë menyve praktike orientuese. Ju mund të përdorni modalitetet e Skenave Speciale për të optimizuar cilësimet tuaja për subjektin që po fotografoni, qoftë një portret natën, një peizazh ose një pamje nga afër. Veçoria e Ndihmës Krijuese ju ndihmon të arrini shpejt një efekt profesional të turbullimit të sfondit, të rregulloni ngjyrat dhe ndriçimin, të krijoni një efekt klasik sepia e të tjera, pa u dashur të përvetësoni cilësime të ndërlikuara. Ai ka të integruar edhe Filtra Krijues që e bëjnë të thjeshtë rikrijimin e një fotografie bardhë e zi në stil të vjetër, fotografimin nga një aparat lodër e të tjera.
“Cilësia e imazhit ishte shumë më e mirë se e telefonit tim,” shton Vicky. Kjo nuk ndodh vetëm për shkak të rezolucionit të sensorit APS-C 24.1MP, i cili fotografon detaje të mahnitshme. Por edhe për shkak se sensori është më i madh se ai i një smartfoni, çka do të thotë se mund të arrini një thellësi më të vogël të fushës dhe t’i jepni portreteve tuaja një turbullim kremoz profesional sfondi.
Një tjetër përfitim i EOS R100 krahasuar me një smartfon është se ju mund të zgjidhni cilindo nga gama e gjerë e objektivëve RF të Canon-it, të cilët mund t'i përshtaten situatave të ndryshme të fotografimit dhe të ndryshojnë plotësisht pamjen e fotografive tuaja. Familja Baynton-Williams përdori kompletin e objektivëve Canon RF-S 18-45 mm F4.5-6.3 IS STM, një opsion kompakt dhe fleksibël për situata të përditshme, me një diapazon zmadhimi ideal për çdo rast nga fotografimi i skenës në daljet me familjen, e deri te portretet e bukura dhe fotografitë në udhëtime.
Fjala “IS” në emër tregon që ky objektiv ka stabilizues optik të imazhit, që ndihmon në sigurimin e rezultateve të mprehta kur fotografoni dorazi. Është thelbësore ta filloni punën duke pasur një imazh të mprehtë sepse printimi ka gjithmonë një efekt të vogël zbutës.
Kur fotografoni fëmijë aktivë, “IS” bashkëpunon edhe me autofokusin e njohur të Canon-it, Dual Pixel CMOS, që identifikon personat në kuadër, dhe funksionin e shkrepjes së vazhdueshme EOS R100, që mund të shkrepë seri imazhesh deri në 3,5 kuadro për sekondë me autofokus.1 Vicky zbuloi se kështu ajo nuk i humb ato momente të çmuara.
“Na pëlqeu përdorimi i shkrepjes së vazhdueshme me EOS R100,” thotë ajo, “sepse e di që do të arrish ta fotografosh dikë me sytë hapur dhe përballë teje edhe kur ai është në lëvizje.”
Një tjetër avantazh i EOS R100 në lidhje me printimin, krahasuar me një smartfon, është mundësia për të fotografuar RAW. Skedarët RAW përmbajnë të gjithë informacionin e imazhit të kapur nga sensori, duke ju dhënë fleksibilitet maksimal në përpunimin e imazhit, më pas për të nxjerrë në pah karakterin e tij dhe për ta theksuar. Në të kundërt, imazhet JPEG përpunohen në kamerë dhe shumica e të dhënave të imazhit në fakt fshihen gjatë procesit. Nëse doni, mund të zgjidhni më të mirën e të dyjave: mund të zgjidhni RAW+JPEG që të mund të ndani JPEG direkt nga kamera dhe të përdorni edhe skedarin RAW për printim.
Zgjedhja e printerit
Familja Baynton-Williams përdori një printer kompakt me valë Canon SELPHY CP1500, i cili prodhon printime vibrante dhe po aq cilësore sa të një laboratori fotografik që janë rezistente ndaj ujit, gërvishtjeve dhe gjurmëve të gishtave dhe do të zgjasin përgjithmonë.2 Teknologjia dye-sub e printerit mund të prodhojë printime në një sërë madhësish, nga printime në madhësinë e kartolinave deri te ngjitësit e vegjël, të cilët Vicky, Audrey dhe Rex i pëlqyen shumë.
“Ata ishin shumë të lumtur që mundën të printonin një ngjitës me imazhin e tyre,” thotë Vicky. “Rex-i i dërgoi një kartolinë një miku, me një fotografi të veten! Prandaj, kjo është një veçori shumë e këndshme.”
Gama e gjerë e printerave Canon ofron mundësi pothuajse të pafundme, duke filluar nga modelet PIXMA për printim të jashtëzakonshëm të dokumenteve dhe fotografive në shtëpi e deri te gama e printerave të fotografive Canon Zoemini në madhësinë e xhepit, që nuk kanë nevojë për bojë për të printuar. Zbuloni më shumë rreth zgjidhjes së printerit ose provoni Zgjedhësin e Printerit Canon për sugjerime sipas nevojave tuaja.
Këshilla për shkrepjen për printim
Për këto fotografi, Vicky dhe familja eksploruan krijimtarinë e tyre në mënyra të reja, sepse po fotografonin duke pasur parasysh rezultatin përfundimtar. Këto janë shtatë këshillat për rezultate më të mira kur fotografoni për printim.
1. Ndriçimi. Mos u zhgënjeni nëse nuk ka diell - drita e shpërhapur e një dite me re është ideale për fotografi. Kjo do të thotë që nuk do të ketë hije të forta, kështu që ka më shumë gjasa të jeni në gjendje të kapni detaje si në zonat e ndriçuara, ashtu edhe në ato në hije, gjë që është e rëndësishme për një printim dinamik. Gjithashtu, kjo është drita më e mirë për të kapur tonet natyrale të lëkurës. Nëse po fotografoni në ambient të brendshëm, drita më e mirë është drita natyrale e shpërhapur anash, si për shembull nga një dritare jashtë kuadrit, në vend të dritës së drejtpërdrejtë me kontrast të lartë që mund të shkaktojë hije jotërheqëse dhe zona shumë të errëta që do të printojnë pa detaje të dallueshme.
2.Përdorimi i Picture Styles. Këto janë paracaktime brenda kamerës që ju japin një përzierje të ndryshme të mprehtësisë, kontrastit, saturimit dhe tonit të ngjyrave për lloje të ndryshme imazhesh. Për fotografimin e personave, provoni “Portrait Picture Style” - zvogëlon në mënyrë të moderuar mprehtësinë dhe rrit pak shkëlqimin për t'i dhënë lëkurës një pamje më të butë.
3. Kompozimi. Të qenit kreativ me kënde dhe sfonde të ndryshme mund të krijojë disa printime interesante për shtëpinë tuaj, dhe ka shumë teknika për këtë. Provoni të fotografoni nga poshtë për një pikëpamje jo të zakonshme, ose përdorni elementë natyralë të skenës si pemë ose dyer për të inkuadruar subjektin tuaj. Vijat e drejtimit si një rrugë, një gardh ose një degë e varur mund të ndihmojnë për të udhëzuar syrin e shikuesit përmes kuadros te pikat e interesit. Kaloni në rrjetën 3x3 në kamerën tuaj për një teknikë të dobishme të quajtur rregulli i një të tretës për t'ju ndihmuar të kompozoni skenën tuaj.
4. Kompozoni për qëllimin. Merrni parasysh përdorimin përfundimtar të fotografisë suaj kur e kompozoni atë - për shembull, nëse jeni duke fotografuar një grup familjar për një kalendar, pyesni veten nëse kompozimi do të funksionojë si një prerje katrore. Nëse po fotografoni për një kartolinë përshëndetëse, lini hapësirë te koka ose anët e kuadros ku mund të shtoni një tekst të shkurtër.
5. Sfondet. Shihni përtej subjekteve dhe mbani parasysh mënyrën se si i plotëson sfondi. Sigurohuni që nuk tërheq vëmendjen nga ata, qoftë një detaj shpërqendrues ose ngjyra që bëjnë kontrast. Gjatë modifikimit, nëse është e nevojshme mund të turbulloni, desaturoni, errësoni ose ndriçoni zonat, për ta fokusuar më tepër vëmendjen te subjektet, por është gjithmonë më e lehtë nëse arrini atë që doni në kamerë.
6. Konsideroni ngjyrën. Nëse keni në mendje një ambient të caktuar për një fotografi të veçantë, si për shembull doni të varni një printim të madh fotografie, mendoni për skemën e ngjyrave të dhomës. Është plot me tone vibrante dhe mure të lyer? Shkrepja e një fotografie me ngjyra plotësuese dhe një atmosferë e ngjashme me atë të hapësirës do të sigurojë harmonizimin e saj, sikurse përputhja e toneve të ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta. Sigurisht, ju mund të rregulloni ngjyrat kur të përpunoni fotografinë në softuerë si në softuerin falas të Digital Photo Professional Canon-it. Gjithashtu konvertimi i fotografisë në imazh bardh e zi mund të ndihmojë për ta përshtatur, i shton një ndjesi përjetësie në portretet familjare dhe redukton përshtypjen e kaosit në skena të ngarkuara.
7. Cilësia është e rëndësishme. Si përfundim, sa më mirë të fotografoni, aq më i mirë ka gjasa të jetë printimi. Kështu që përdorni veçoritë që ofron kamera juaj dhe bëni një foto shumë të mirë që në fillim. A janë të mprehta pjesët kryesore të fotografisë? Përdorni gjurmimin AF të kamerës për të fokusuar sytë e subjekteve tuaja, që elementi kritik për mprehtësi në çdo portret. Sigurohuni që fotografimi juaj të ketë sa më pak zhurmë që të jetë e mundur, me një gamë të plotë tonesh nga më e errëta tek më e lehta. Kjo do të thotë të zgjidhni cilësimet e duhura të ekspozimit dhe ISO-në më të ulët të mundshme, dhe nëse nuk mund të përdorni një shpejtësi të lartë të obturatorit për të eliminuar rrezikun e turbullimit për shkak të lëkundjes së kamerës, përdorni një trekëmbësh ose mbajeni kamerën në një objekt të qëndrueshëm. Menutë praktike orientuese dhe Creative Assist të EOS R100 do t'ju ndihmojnë të arrini rezultatet më të mira të mundshme për këtë.
Pavarësisht nëse po planifikoni të dekoroni shtëpinë tuaj me fotografi personale, të krijoni dhurata unike për familjen dhe miqtë, ose të bëni fletore me fotografi dhe aktivitete punëdoreje për të argëtuar fëmijët, printimi i fotove tuaja u shton atyre një tjetër dimension.
Për Vicky, Ted, Audrey dhe Rex, krijimi i albumeve fotografike është një aktivitet që e gjithë familja mund të shijojë dhe i ndihmon ata të jetojnë sërish kujtimet e krijuara së bashku. “Fëmijëve u pëlqen shumë t'i vizitojnë sërish ato momente, prandaj është shumë mirë nëse mund ta bëni herë pas here,” shpjegon Vicky. “Nëse i printoni të gjitha dhe i ngjisni në një libër, atëherë bëhet një kujtim i atij viti të veçantë ose atij sezoni.”
Shkruar nga Lorna Dockerill dhe Alex Summersby
- Shkrepje e vazhdueshme maks. afro. 6,5 shkrepje/sek me shkrehës elektronik perdeje 1 duke përdorur AF me një shkrepje. Shpejtësia ruhet për 97 JPEG (të gjitha madhësitë), më pak për shkrepjet RAW, C-RAW, RAW + JPEG ose C-RAW + JPEG. Duke përdorur servo AF: maks. afro. 3.5 poza/sek.
- Falë një veshjeje të posaçme mbrojtëse, fotot do të zgjasin deri në 100 vjet nëse i ruani në album. Në bazë të analizave të përshpejtuara, duke prezumuar një temperaturë prej 23°C / 73.4°F dhe lagështirë 50%.
Produkte të ngjashme
-
EOS R100
Krijoni kujtime të përsosura vizuale në cilësi të jashtëzakonshme me këtë kamerë intuitive EOS R që është gjithnjë gati. -
RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM
Një objektiv zmadhues standard APS-C për serinë EOS R - që është ideal për situatat e përditshmërisë, si p.sh. familjen, stilin e jetesës, portretet dhe pushimet. -
RF 50mm F1.8 STM
Një objektiv kompakt, i qetë dhe peshëlehtë 50mm RF fiks, me aperturë të gjerë f/1.8, ideal për shfrytëzimin e vizionit tuaj krijues. -
SELPHY CP1500
Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht.
Artikuj të ngjashëm
Modifikimi i fotografive tuaja për printim
Përmirësoni fotografitë tuaja për printim me udhëzuesin tonë hap pas hapi në lidhje me modifikimin për printim dhe cilësimet më të mira të printimit.
Zotëroni kompozimin e fotografisë
Dhjetë teknika për shkrepjen e fotove më të arrira, interesante dhe shprehëse.
Krijoni gjatë gjithë vitit
Kërkoni për ide frymëzuese për SELPHY Square QX10 nga Jesus Sauvage.
Printoni historikun e familjes suaj
Printoni dhe krijoni punëdore me foto të çasteve të hareshme të familjes.