Emma ka bloguar që nga viti 2014 dhe ka krijuar përmbajtje për marka si Hobbycraft, Cricut dhe Trimcraft. Asaj i pëlqen të bëjë krijimet e veta unike në vend që të blejë artikuj në dyqane.
Ekspertja e punëdore dhe artiste, Emma Jewell, mishëron çdo gjë që shndrit, jo vetëm për nga emri, por dhe për nga natyra. Nga buletini i saj në Instagram, përplot me një larmi ngjyrash dhe punëdore të frymëzuara; deri te Craft and Cocktail Club i saj mujor, Emma ka një pasion për krijimin e gjërave – sidomos nëse bëhet fjalë për paraqitje vezulluese.
"Mendoj se gjithkush e ka një mjeshtëri, thjesht u duhet të gjejnë se cila është,” - thotë Emma, e cila zotëron markën e vet të punëdores, Sassy Crafting, dhe është kthyer në profesioniste të lirë të punëdores pesë vite më parë.
Një adhuruese e vetëdeklaruar e ngjyrave, vezullimit dhe "sistemimit të gjërave sipas radhës së ylberit" Emma pranoi sfidën që të tregonte sa mund të argëtohej me aplikacionin Canon SELPHY Photo Layout. Aplikacioni jo vetëm ju mundëson të krijoni struktura interesante fotosh, por mund të përdoret dhe si mjet krijues artistik dhe skicimi, me mundësi për të shtuar filtra, tekst dhe pulla e grafikë për ta bërë ideal për albume dhe fotoprojekte personale argëtuese. Dhe pasi të jeni të kënaqur me krijimet tuaja, printeri portativ me Wi-Fi, Canon SELPHY CP1300, ju mundëson t’i printoni në çast montazhet tuaja frymëzuese.
Këtu Emma tregon përse aplikacioni falas i krijimit të kolazheve Canon SELPHY Photo Layout dhe minifotoprinteri Canon SELPHY CP1300 janë kombinimi ideal për krijim punëdoresh.