Qoftë nëse organizoni gardërobën, dollapët e ushqimeve apo artikujt e blerjeve, apo përgatitje të stilizuara për tryezën e shtëpisë, marka ngjitëse të biznesit tuaj apo etiketa dhuratash të bëra vetë, etiketat e punuara me dorë nuk janë vetëm tejet të dobishme, por dhe një mënyrë për të shprehur krijimtarinë tuaj.
Ne kemi pyetur dy punëdoriste dhe krijuese me prani në internet se si i sistemojnë gjërat me stil dhe bukuri përmes etiketave. Caroline Prudhon drejton një blog punëdoreje, Linea's Papers (@lineaspapers), ndërsa Laetitia Lazerges (@Vert_Cerise) është një blogere e vetëpunimeve, punëdoriste profesionale dhe autore e 19 librave mbi punëdoren dhe vetëpunimet.
"Besoj fort te sistemimi i gjithçkaje, nga dokumentacioni deri te veshmbathjet, pasi ma bën jetën më të lehtë dhe më kursen kohë," - thotë Laetitia, e cila e ka nisur blogun e saj të punëdores që në vitin 2007. "Etiketimi është mënyra më e mirë për të kombinuar organizimin me krijimtarinë."
PRINTIM KRIJUES
Printimi i etiketave të bëra vetë
Ku të vendosni ngjitëse dhe si mund t'ju ndihmojë kjo që të organizoni jetën
Qetësia e hapësirave pa rrëmujë dhe e orendive të sistemuara ndihmon në përmirësimin e ambienteve të brendshme drejt hapësirave të hareshme, pastron mendjen dhe ka një impakt pozitiv mbi mirëqenien tonë. "Pasja e një shtëpie të organizuar është shumë çlodhëse për mendjen," - thotë Laetitia. "Kalon më pak kohë duke kërkuar për artikujt e humbur dhe nuk të duhet të mbash mend se ku janë gjërat."
Caroline, e cila ka qenë një punëdoriste e apasionuar që në moshën e fëmijërisë, drejton një biznes të vogël nga punishtja e saj në Francë. Ajo vendosi t'u shtonte etiketa sirtarëve të zyrës për t'i dhënë njëfarë karakteri ambientit të punës. "Është e nevojshme të jetë i sistemuar dhe funksional, por edhe i bukur e frymëzues," - shpjegon ajo. "Unë besoj vërtet se ambienti i pastër të sjell dhe mendje të pastër. Organizimi dhe pastrimi i ambientit ju ndihmon të shikoni më qartë, si dhe të ndiheni më produktivë. Unë vetë stresohem dhe më kap paniku me detyrat e ditës kur e kam dhe shtëpinë rrëmujë, por sapo i vë gjërat në vendet e tyre, më duket gjithçka sikur nis një ditë e re përpara."
Organizimi i jetës suaj me etiketa të bëra vetë
Caroline-s i pëlqen të ravijojë pikat kryesore se çfarë po përpiqet të sistemojë përpara se t'ia nisë nga etiketat e bëra vetë. "Sistemimi mund të jetë goxha punë si fillim," - shpjegon ajo. "Ndaj gjeni se çfarë është më e rëndësishme, çfarë duhet të keni ndoresh dhe çfarë mund ta mbani bashkë me gjëra të tjera. Në atë mënyrë do të dini me saktësi se çfarë etiketash ju duhen dhe sa të tilla, si dhe do t'ju pëlqejë teksa i krijoni pa u stresuar se ku dhe çfarë të bëni përpara.
"Do t'ju duhet gjithashtu një etiketë rezistente që mund t'i bëjë ballë diellit, ujit dhe kohës," - vijon ajo. "Diçka që nuk keni frikë ta prekni me duar të ndotura dhe që nuk do t'ju duhet ta ndërroni shpesh."
Laetitia bie dakord se ka pyetje që duhet t'i bëni vetes përpara se të nisni me dizajnin. "Çfarë lloj etiketash ju duhen? Cila do të jetë madhësia optimale? Madhësia, forma dhe lloji i orendisë do të përcaktojë dhe dizajnin e etiketës suaj," - thotë ajo.
Si të dizajnoni etiketat dhe ngjitëset tuaja të punuara me dorë
"Përgjithësisht na duhen vetëm pak etiketa, që mos na duhet dhe shumë kohë për t'i krijuar veç e veç," - thotë Caroline.
Mund të krijoni dizajnet tuaja të etiketave të punuara me dorë ose dhe të kërkoni për shabllone të gatshme në programin Canon Creative Park, i cili ofron materiale falas punëdoreje për printerë Canon. Programi është plot me projekte të personalizueshme punëdoreje që mund t'i personalizoni me tekst dhe figurat tuaja, si p.sh. ngjitëse me mesazhe ose dizajne të stilit japonez – kërkoni për "Stickers" për të parë disa nga opsionet që ofrohen.
Laetitia thotë se është zbavitëse të eksperimentosh me kontrastin dhe madhësitë dhe trashësitë e ndryshme të shkronjave për të vënë me plot kuptimin e fjalës vulën tuaj mbi gjërat. "Sigurohuni që të vendoset informacioni bazë pa e ngarkuar etiketën me shumë tekst," - thotë ajo. "Mos keni frikë nga hapësira bosh. Luani me kontrastin. Përdorni shkrime të ndryshme – dy ose tri të tilla maksimumi – me madhësi dhe trashësi të ndryshme për të tërhequr vëmendjen. Argëtohuni dhe fusni pak krijimtari në dizajnin tuaj me ngjyra, stolisje e ilustrime."
Si të printoni etiketa të bëra vetë
Me etiketat e krijuara, pjesa argëtuese është t'i sillni në jetë përmes printimit. Laetitia ka përdorur Canon PIXMA TS7450 Series, duke i printuar etiketat drejtpërdrejt nga telefoni me programin Canon PRINT që funksionon me shumicën e printerëve me Wi-Fi. "Më pëlqen të printoj me lidhje me valë dhe cilësia është fantastike për paraqitjen e ngjyrave të ndezura," - thotë ajo.
Canon PIXMA TS7450 Series është i pajtueshëm me një larmi materialesh krijuese dhe Laetitia ka përdorur letrën e printimit Canon Red Label Superior dhe Canon Photo Paper Plus Glossy II për etiketat e saj për dhurata dhe kozmetikë, ideale për orendi të tilla si p.sh. kavanoza.
Caroline-a ka përdorur printerin portativ Canon SELPHY Square QX10 për projektin e saj me etiketat, i cili realizon printime të pasura e të detajuara në format katror me shpinë ngjitëse. "Përdora Canon SELPHY Square QX10 dhe printova katër etiketa në një fletë letre," - shpjegon ajo. "Ishte ideale – ngjyrat janë vibrante dhe të pasura, boja thahet në çast dhe prerja bëhej me lehtësi."
Canon SELPHY CP1300 është një printer tjetër fantastik me Wi-Fi për krijimin e miningjitëseve për shtëpinë. I shpejtë e portativ, është ideal për printimin e një larmie të gjerë materialesh, nga printimet në cilësi studioje deri te ngjitëse e bëra vetë dhe është i pajtueshëm me programin SELPHY Photo Layout.
Mund dhe të krijoni etiketa të bëra vetë me anë të Canon Zoemini S2, një fotoprinter xhepi 2-në-1, ose me printerin e çastit Canon Zoemini. Të dy pajtohen me letrën Canon ZINK 1.3" Pre-Cut Circle Sticker Paper, ndaj mund të dizajnoni, printoni e ngjisni gjithçka në çast. Përdorni programin Canon Mini Print për të shtuar një stil personal tek etiketat tuaja të printuara në Canon Zoemini.
Krijimi i etiketave të bëra vetë për dhurata dhe pako
Kushtimi i kohës dhe vëmendjes në paketimin e dhuratave është një mënyrë më se e sigurt për të shndritur fytyrën e shokëve kur u jepni një dhuratë. Përse të mos i shtoni dhe një etiketë të bërë vetë? Creative Park ka disa opsione fantastike nëse shikoni për ide, duke përfshirë etiketat për dhurata dhe aksesorët për pako.
"Paketimi është një nga pjesët më të preferuara për mua në rastin e dhuratave," - thotë Caroline. "Për ta bërë shpaketimin pjesë të dhuratës, më pëlqen të vendos disa detaje dekorative në pako, si p.sh. një spango të bukur dhe etiketë me emër. Etiketën mund ta bëni e ta personalizoni me një foto apo ndonjë element argëtues që të sjell në mendje çfarë mund të jetë vetë dhurata," - shton ajo.
Shkruar nga Lorna Dockerill
Produktet e lidhura
-
Printerë për shtëpi
Seria “PIXMA TS7450”
Një printer shumëfunksional me stil për të mësuarit me teknologjinë, me një larmi trajtimesh printimi krijues, plus teknologjinë ADF për thjeshtimin e procesit të kopjimit dhe të skanimit të fletëve të ndryshme. -
Printerë për shtëpi
SELPHY SQUARE QX10
Ruajini kujtimet tuaja të veçanta si printime të punuara me hijeshi që mund t'i merrni kudo, në lidhje me valë. -
Printerë për shtëpi
SELPHY CP1500
Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht.
Artikuj të ngjashëm
-
KËSHILLA PRINTIMI
Këshilla printimi për kthimin në shkollë
Zbuloni mënyra krijuese për t'u përgatitur për vitin shkollor me një printer Canon.
-
PRINTIM KRIJUES
Printoni listat, planet dhe qëllimet
Bëhuni krijues me një printer Canon PIXMA dhe qëndroni të organizuar dhe të vëmendshëm gjatë gjithë vitit.
-
PRINTIME KRIJUESE
Bëhuni krijues me një fotoprinter kompakt
Pesë mënyra për t'u argëtuar me printimin, nga kartat me porosi deri te pozat e personalizuara për ndarje të menjëhershme.
-
PRINTIM KRIJUES
Personalizoni gjërat tuaja
Printoni ngjitëse të personalizuara për sendet tuaja personale me një printer portativ Canon.