Kartolinat e urimeve të punuara me dorë jo vetëm që janë dhurata të mirëmenduara, por dhe një mënyrë e mrekullueshme për të mësuar aftësitë e punëdores. Qoftë datëlindje përvjetor në familje, dasma e ndonjë shoku, ardhja e një bebeje të re apo diplomim në shkollë, ka shumë aktivitete në jetë që meritojnë një kartolinë për t'u mbajtur kujtim dhe me nota personale. Dhe as nuk ka pse të jeni artistë me plot kuptimin e fjalës për të realizuar kartolina të bukura urimesh; thjesht bëni një provë dhe lini imagjinatën të lirë.
Pas vajtjes në Britani nga Pakistani 13 vite më parë, punëdorja e ndihmoi Tania Ahmed-in që të integrohej në shoqëri. "Në Pakistan nuk gjen dot lehtë artikuj punëdoreje si në Britani," - thotë ajo. "Kështu që fillova me qëndisje, krijim bizhuterish, punë me rruaza dhe qepje si një punë krijuese për vete. Kur erdha në Britani, zbulova YouTube, dhe përmes tij edhe botën e krijimit të kartolinave dhe të punëdores. Isha shumë kureshtare, gjeta një dyqan pranë meje dhe pata mundësinë të blija disa artikuj nga interneti. Kështu që kjo ishte në një farë mënyre forma ime për t'u integruar edhe me vendin e ri."
Këtu, Tania, punëdoriste dhe pronare biznesi krijues që specializohet në kartolinat e punuara me dorë dhe jep kurse nga interneti për punën me materialet e kombinuara, ndan këshillat e saj më të mira dhe shpjegon se si të bëni kartolina duke përdorur një printer Canon PIXMA TS7450 Series.
PRINTIM KRIJUES
Printoni dhe krijoni kartolina të bukura me porosi në gjashtë hapa të thjeshtë
1. Mblidhni kompletin tuaj
Përpara se të filloni hobin tuaj të ri, sigurohuni të keni ndoresh të gjitha mjetet që ju nevojiten. Ja se çfarë ju duhet:
- Fotoletër pa shkëlqim, si p.sh. Canon Double-sided Matte Paper
- Printeri "PIXMA"
- Gërshërë
- Laps
- Vizore
- Ngjitës i cilësisë së mirë, me tharje transparente
Opsional:
- Ngjitëse dhe rruaza
- Rruaza bukëpeshku
- Thikë letre
2. Zgjidhni dizajnin tuaj
Pasi të keni mjetet tuaja është koha të zgjidhni një dizajn. Aplikacioni falas Creative Park nga Canon është përplot me shabllone për shkarkim dhe printim: mund të zgjidhni nga një larmi të gjerë minikartolinash dhe kartolinash me punëdore, si dhe ka zarfe me tematikë për raste të ndryshme. Përpara sezonit të festave përse të mos printoni kartolinat tuaja të fundvitit ose edhe kartolina me punëdore që kanë njeri dëbore ose slitën e Plakut të Vitit të Ri?
Për ta shtyrë edhe më tej krijimtarinë tuaj, provoni t'i kombinoni dizajnet për të krijuar një kartë që është tërësisht origjinale ose të inkorporoni një dizajn nga rubrika Paper Craft e Creative Park. Tania zgjodhi këtë të fundit për krijimet e veta. "Zgjodha një shabllon që fillimisht synohej për një kurorë lulesh, por në vend të saj vendosa ta përdor në një kartolinë," - shpjegon ajo. "E printova në Canon PIXMA TS7450 Series, i preva lulet dhe përdora komponentët që më duheshin.
"Mendoni jashtë kornizave dhe shikoni për gjëra të ndryshme që mund të përdorni në kartolinë," - këshillon ajo. "Përdoreni faqen e internetit si pikënisje dhe frymëzohuni – mund ta ndryshoni dizajnin sipas dëshirës."
3. Zgjidhni letrën më të mirë
Letra ideale për krijim kartolinash është e fortë dhe rezistente, dhe vjen me sipërfaqe pa shkëlqim për ngjyra më vibrante dhe imazhe të qarta.
Tania ka përdorur Canon Double-sided Matte Paper – që vjen me vijë palosjeje në mes dhe një zarf – për bazën e kartolina të saj dhe Matte Photo Paper për dekorimin. Letra pritej me lehtësi dhe i mundësoi Tania-s të shtojë një element të mëtejshëm në kartolinat e saj. "Përpara se të kapja lulen, ia ktheva petalet," - shpjegon ajo. "Letra ishte mjaftueshëm e fortë sa të mos shtypej nëse do ta ngjisja."
4. Printoni elementet e kartolinës
Tani që keni letrën tuaj, është koha të nisni nga printimi. Mund të përdorni faqen e internetit të Creative Park ose aplikacionin Creative Park – dhe të lidhni printerin tuaj Canon. Tania e përdori më së miri lidhjen më praktike me valë të Canon PIXMA TS7450 Series, që ju mundëson të printoni me lehtësi nga kompjuteri ose smartfoni.
Në vijim printoni shabllonin që keni zgjedhur nga qindra opsionet që ofrohen. Nuk është se keni ndonjë okazion në mendje? Ka shumë ide kartolinash "kot për qejf" në Creative Park, që janë ideale nëse thjesht doni t'i tregoni dikujt se është i rëndësishëm për ju.
5. Personalizoni, personalizoni, personalizoni
Pasi t'i keni gati printimet, dhe të prisni me kujdes secilin seksion për ta ngjitur në dizajnin e kartolinës suaj, është koha të filloni me ngjitjen dhe personalizimin. Nga xixat dhe letra shkëlqyese te kartolina e ngjyrosur dhe ngjitëse, nuk keni kufizime në numrin e teknikave dhe të materialeve që mund të përdorni për ta kaluar kartolinën tuaj të punuar me dorë nga plot ngjyra në vërtet tërheqëse të vështrimeve.
"Unë përdora ca ngjitëse më shumë dhe letër të artë metalike për të krijuar qendrën e luleve," - thotë Tania. "Pastaj i ngjita të gjitha bashkë dhe i shtova ca perla përsipër."
Tania thotë se krijimi i një thellësie të mëtejshme për kartolinën është diçka e thjeshtë kur e mëson se si ta bësh. "Nëse do ta bësh një kartolinë të thjeshtë pak më tredimensionale dhe ka një element qendror që mund të pritet lehtë, mund ta printosh dy herë të njëjtin shabllon," - shpjegon ajo. "Pastaj e përdor bazën siç është, por pret veshjen qendrore dhe shton ca rruaza bukëpeshku për t'i dhënë një farë dimensioni dhe interes të mëtejshëm."
6. Bëjeni aktivitet shoqëror
Duke qenë se ajo që ju duhet në thelb është printeri, letra, ngjitësi dhe një palë gërshërë, krijimi i kartolinave është një mënyrë e mirë për t'i bërë bashkë shoqërinë e familjen dhe për t'u përfshirë në aktivitetet krijuese si grup.
Mund të organizoni madje mbrëmje për krijim kartolinash urimesh me ushqime festive dhe pije, ose të mblidhni shoqërinë për të krijuar kartolina urimesh përpara festës së pritjes së bebes.
Nëse shikoni se nuk po ju vjen dhe ndonjë frymëzim kushedi, Tania këshillon të shfletoni në Pinterest për ide dhe kombinime ngjyrash. "Mund dhe të shikoni ca video bazë për teorinë e ngjyrave," - sugjeron ajo.
Mos harroni të kontrolloni dhe etiketën #MadeWithPixma për më shumë frymëzim, si dhe t'i ndani krijimet tuaja me të tjerët.
Shkruar nga Lorna Dockerill
Produktet e lidhura
-
Printerë për shtëpi
Seria “PIXMA TS7450”
Një printer shumëfunksional me stil për të mësuarit me teknologjinë, me një larmi trajtimesh printimi krijues, plus teknologjinë ADF për thjeshtimin e procesit të kopjimit dhe të skanimit të fletëve të ndryshme. -
Printer Inkjet
Matte Photo Paper MP-101D
Bëjini idetë tuaja realitet me këtë material fleksibël. Ideale për amatorët dhe profesionistët e punimeve me dorë, kjo është zgjidhja më e përshtatshme për krijimet tuaja të kartave të urimeve, fragmentet për fletore ose projektet e punëdores nga "Creative Park".