PRINTIM KRIJUES
Bëhuni krijues me ushqimin
Argëtohuni me fotografinë tuaj të ushqimeve dhe krijoni imazhe unike natyre të qetë.
KËSHILLA PRINTIMI
Shumica prej nesh kanë një përzgjedhje recetash të cilave u referohemi gjithnjë – mund të jetë madje një variacion i lehtë mbi një recetë të preferuar të familjes që mund të jetë trashëguar brez pas brezi. Ruajtja e këtyre gatimeve të veçanta në librin tuaj të personalizuar të recetave është një një projekt argëtues e krijues printimi, që mund të kryhet me lehtësi nga komoditeti i shtëpisë suaj.
Fotografja e ushqimeve dhe pijeve me qëndrim në Londër, Natasha Alipour-Faridani, është eksperte kur vjen puna për shkrepjen e fotove me pamje të shijshme dhe ka plot këshilla për nxjerrjen e pozave që bëjnë impakt tek ushqimet. Dhe kur jeni gati t'i printoni fotot e të përpiloni librin tuaj me foto, një printer si modeli me valë Canon PIXMA TS3350 Series jua bënë të lehtë përzgjedhjen e fotove dhe krijimin e printimeve të cilësisë së lartë.
Natasha zgjodhi një kek mëngjesi për librin e saj të recetave pasi dëshironte të përfshinte disa poza të përbërësve. "Për të shtuar larmi e ngjyrë në libër, mos u kufizoni vetëm te fotot e rezultatit përfundimtar," - thotë ajo. "Për recetën e kekut të mëngjesit, u përqendrova te boronicat. Më pëlqen vërtet të shkrep plane nga afër të ushqimit."
Ajo zuri dhe një recetë për kungull me arrë të bardhë dhe kek me mbushje rikote të shoqëruar me gjethe rukole. "Kërkoja receta që kishin ngjyra të ndezura," - shpjegon ajo.
Për fotografimin, Natasha përdori një Canon EOS 5D Mark IV dhe dy objektivë – një Canon EF 50mm f/1.8 STM dhe një Canon EF 100mm f/2.8L Macro IS USM. "Makroobjektivi është ideal për t'i vajtur shumë afër subjektit," - shpjegon ajo. EF 100mm f/2.8L Macro IS USM ka gjithashtu një zmadhim maks. 1:1 ose 1x, që bën që subjektet të paraqiten në përmasa reale në sensor. Kombinimi i mundësisë së shkrepjes nga afër dhe i aperturës së gjerë, si vlera shumë e ulët e "f" te Canon EF 50mm f/1.8 STM bën që të ketë mundësinë të krijojë një thellësi shumë të ulët të qartësisë. Siç shpjegon Natasha, "Do të thotë që mund të nxjerr atë turbullimin e këndshëm që kalon lehtazi në sfond."
Objektivi Canon EF 100mm f/2.8 Macro USM është një alternativë më ekonomike se Canon EF 100mm f/2.8L Macro IS USM dhe me aftësinë të nxjerrë rezultate të qarta kristal.
Natasha përdori një stativ dhe e lidhi kamerën me kompjuterin, që të mund t'i shqyrtonte në çast rezultatet dhe t'i bënte modifikime kompozimit. Ajo e vuri aperturën në f/8 ose f/9 për shumicën e pozave, çka i mundësoni ta mbante subjektin në fokus të mprehtë.
"Hidhuni një sy përbërësve dhe eksploroni të gjitha këndet përpara se të filloni," - thotë ajo. "Nëse ushqimi duket pa dinamikë, një ide e mirë është përdorimi i pamjes nga lart me efekt sy shpendi. Sigurohem gjithnjë që kam diçka që kalon përtej skajeve të kuadrit - mund të jetë kjo skaji i pjatës, por përforcon atë idenë se skena vazhdon."
Kur vjen puna te ndriçimi nuk ju duhet set i posaçëm për rezultate me paraqitje profesionale. "Këto foto i shkrepa në shtëpi, me ndriçimin nga një dritare e madhe, dhe përdora një reflektues për të hedhur dritë në hijet pak më të errëta," - pohon ajo. "Më pëlqen të punoj me dritë natyrale. Nëse drita e diellit hyn brenda, mund të shkrepni atë vezullimin e këndshëm që ka. Nëse doni që fotoja që jetë pak më e zbutur dhe atmosferike, ndriçimi i ulët i mëngjesit apo i mbrëmjes bën më mirë. Shikoni se si dhe kur ju hyn drita në shtëpi për të nxjerrë rezultatet që kërkoni."
Natasha i printoi fotot e saj në një Canon PIXMA TS3350 Series, që vjen me funksion lidhjeje me valë për printim të shpejtë e efikas. "Ky printer është fantastik," - thotë ajo. "I shpejtë dhe me konfigurim të lehtë. Fishekët e bojës vendosen lehtë dhe nxjerrin ngjyra të ndezura e të sakta."
Natasha zgjodhi Canon Photo Paper Plus Glossy II për rezultate cilësore dhe eksperimentoi me një larmi madhësish letre. "Printova një përzgjedhje fotosh në 13x18cm, 10x15cm dhe 13x13cm ku funksioni i printimit pa bordura bëri që mos kisha nevojë të prisja anët." Opsioni i printimit pa bordura te Canon PIXMA TS3350 Series ofrohet për deri në 13x18cm dhe printeri mbështet një larmi madhësish letre deri në A4, të cilat mbushen të gjitha përmes sirtarit të rregullueshëm të letrës mbrapa.
Ashtu si me të gjithë printerët me valë "PIXMA" të "Canon", modeli PIXMA TS3350 Series është i pajtueshëm me një larmi aplikacionesh printimi të "Canon". Aplikacioni "Canon Easy-PhotoPrint Editor" ka disa opsione krijuese për skema e shabllone që mund të përshtaten për një libër recetash, si dhe pajtohet me smartfonë e tableta. Ka dhe një version për kompjuterë "Mac" ose PC.
"Printimi me aplikacionin "Canon Easy-PhotoPrint Editor" është i shpejtë dhe i thjeshtë," - thotë Natasha. "Unë përdora opsionin "Browse" (Shfleto) për t'u lidhur me fotot e ushqimeve në kompjuter." Aplikacioni mund dhe të lidhet me një larmi platformash të tjera reje kompjuterike dhe rrjetesh sociale, duke përfshirë "Google Drive" dhe "Instagram".
Kështu herën tjetër që jeni në kuzhinë, mendoni për recetat e veçanta që doni të ruani e t'ia përcillni familjes e shoqërisë suaj. Jo vetëm që do të argëtoheni duke shkrepur e punuar librin tuaj të recetave, por do të krijoni dhe një kujtim të vyer përplot me vakte të shijshme dhe foto që të ndjellin oreksin, për të frymëzuar brezat e ardhshëm.
Shkruar nga Claire Gillo
"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.
Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikatPRINTIM KRIJUES
Argëtohuni me fotografinë tuaj të ushqimeve dhe krijoni imazhe unike natyre të qetë.
FOTOGRAFIA E USHQIMEVE
Servirni foto ushqimesh që ia vlen t'i shijoni me përzgjedhjen tonë të kujdesshme të objektivëve të domosdoshëm të Canon.
FOTOGRAFIA E USHQIMEVE
Fotografja dhe blogere për tematika ushqimore, Lina Lomelino, zbulon këshillat e saj kryesore për ta shfrytëzuar më së miri fotografimin tuaj të ushqimeve.