Krijimi i kartolinave me printime vetëngjitëse nga Canon SELPHY Square QX10 është një aktivitet vërtet i thjeshtë për ta përfshirë të gjithë familjen.
Shkrepja e fotove të familjes është më se e lehtë ditëve tona. Celularët dhe aksesorët e tjerë i kemi gjithnjë me vete, duke shkrepur çdo çast teksa fëmijët tanë kalojnë jetën e tyre. Këto imazhe ama shpejt humbasin nëpër njësitë ruajtëse elektronike të celularëve, ku i harroni që i keni. Por ka ende mënyra se si mund t’i mbani pranë këto kujtime të çmuara.
Leti është një nënë me shumë punë me katër fëmijë të moshave nga një deri në tetë vjeç. Ndonëse është një figurë e mprehtë në Instagram ajo ka qenë gjithnjë adhuruese e madhe e fotove të printuara. "Ne merrnim film me vete rrugës dhe mezi prisnim të nxirrnim fotot. Këtë e kemi humbur tanimë ku gjithçka ndodhet nëpër retë kompjuterike apo nëpër celularë – fotot aty janë, por në të vërtetë nuk është se i shohim më.”
Të pajisur me printerët Canon SELPHY Square QX10 dhe Canon SELPHY CP1300, së bashku me një kamerë Canon EOS 250D, Leti, i shoqi Zac dhe fëmijët e tyre kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’i treguar historitë e tyre dhe për të rikapur gëzimin e printimit dhe këtu ata ndajnë krijimet e tyre.