Lërini fëmijët të ndihmojnë me skicimin e hartës. Nëse ata janë mjaft të rinj, përdorni një stilolaps të zi për të bërë një skicë dhe pastaj vërini ta ngjyrosin me stilolapsa dhe dhe lapsa.
Nuk nuk keni nevojë të udhëtoni larg shtëpisë për një aventurë përplot me zbavitje. Fëmijëve u pëlqejnë lojërat - dhe madje edhe më shumë nëse kanë premtimin e një gostitjeje në fund. Me pak krijimtari dhe ndihmën e disa dizajneve punëdoreje nga Creative Park, printerit Canon dhe letrës dyanëshe Matte Photo Paper, mund ta krijoni me lehtësi minikërkimin tuaj në shtëpi - qoftë hartë për kërkim thesari drejt monedhave të fshehura të çokollatës apo ndonjë hartë aventurash me sfida të ndryshme rrugës.
Pasi të keni vendosur vendin e sfidës suaj, mund të printoni harta për t'i ndarë me familjen dhe shoqërinë, dhe të bëni arkat tuaja të thesarit plot me surpriza gostitëse për t'i fshehur nëpër kopsht apo dhe në parkun tuaj më të afërt. Është një opsion ideal për ditëlindje ose grumbullime shoqërore, ose dhe thjesht një mënyrë e shkëlqyer për të argëtuar fëmijët gjatë pushimeve verore. Plus, është një projekt argëtues ku mund të përfshihet e gjithë familja - dhe gjithçka mund të bëhet në shtatë hapa të lehtë.