Udhëtoni lehtë: fotografoni natyrën me modelin kompakt PowerShot SX740 HS LITE EDITION

Pesë arsye përse PowerShot SX740 HS LITE EDITION është kamera ideale për fotografimin e kafshëve të egra.
Një tufë zebrash pranë një pellgu uji në Parkun Kombëtar të Nairobit, Kenia, fotografuar nga Georgina Goodwin.

Një ketër që kacavaret në një degë; një dre që shikon me drojë nga mbrapa pemëve; një gushëkuq që varet nga pjata e ushqimit: fotografimi i kafshëve të egra kërkon reagime të shpejta dhe mundësinë për t'ju afruar aksionit pa trembur subjektet tuaja. Pavarësisht nëse keni dalë për shëtitje, jeni ulur në kopsht apo jashtë në terren në safari, kamera në madhësi xhepi Canon PowerShot SX740 HS LITE EDITION, me zmadhim optik 40x dhe rezolucion 4K mund t'ju çojë pranë aksionit dhe t'ju ndihmojë që të shkrepni fotografinë e përkryer.

Ja pesë arsye përse ky objektiv peshëlehtë e kompakt është ideal për raste kur udhëtoni me pak gjëra me vete.

1. Shkrepni aksionin në distancë me zmadhim 40-fish

Një shkrepje e antilopës afrikane në ultësirën e parkut kombëtar të Nairobit, Kenia.

Një antilopë afrikane në ultësirën e parkut kombëtar të Nairobit, Kenia. Shkrepur me Canon PowerShot SX740 HS LITE EDITION në 1/3200 sek, f/8 dhe ISO 400. © Georgina Goodwin

Një shkrepje nga afër e antilopës afrikane në Parkun Kombëtar të Nairobit, realizuar nga Georgina Goodwin.

Falë zmadhimit të fuqishëm 40-fish optik dhe teknologjisë "ZoomPlus", kjo pozë e antilopës afrikane në Kenia është e qartë dhe në fokus, pavarësisht se është me zmadhues. Shkrepur me Canon PowerShot SX740 HS LITE EDITION në 1/2000 sek, f/8 dhe ISO 400. © Georgina Goodwin

Zmadhimi i fuqishëm optik 40x në kamerënCanon PowerShot SX740 HS LITE EDITION ju ndihmon që t'u afroheni shumë kafshëve pa i trembur, duke ju mundësuar kështu të mposhtni një prej pengesave më të mëdha të fotografimit të kafshëve të egra dhe të shkrepni nga distanca. "ZoomFraming Assist" ju ndihmon ta inkuadroni subjektin dhe teknologjia "ZoomPlus" e kamerës e dyfishon elektronikisht zmadhimin optik për të arritur një nivel prej 80-fish.

2. Madhësi xhepi dhe portativ

Nuk keni pse humbisni momente me kamerën kompakte, pasi mund ta merrni kudo me vete – nga pylli në fushë, nga safari në bregdet. Me thellësi më të vogël se 4 cm, kamera me peshë të lehtëCanon PowerShot SX740 HS LITE EDITION ka madhësi ideale për t'u mbajtur në xhep, në mënyrë që ta përdorni menjëherë sapo t'ju nevojitet, gati për të shkrepur shpendët grabitqarë që vërsulen nga qielli apo dhelprat urbane që fshihen në hije. Mundësitë janë të pafundme me këtë shoqërues kompakt: mund të shkrepni poza të natyrës së egër në rezolucion të lartë në çdo kohë e çdo vend.

3. Më shumë kënde

Ekrani me kthim për lart LCD i Canon PowerShot SX740 HS LITE EDITION ju mundëson shkrepjen e autoportreteve ideale "jashtë në natyrë", sidomos kur e ndërthurni me modalitetin "Autoportret". Ekrani me anim 180-gradësh është tejet praktik, duke ju mundësuar p.sh. të shkrepni nga lartësia e ijëve pa qenë nevoja të përkuleni dhe të vijoni ta shikoni pamjen që po nxirrni.

4. Ndajini fotot me të tjerët

Shkrepje nga afër e një rinoceronti duke ngrënë bar në Parkun Kombëtar të Nairobit.

Një plan nga afër i njërit prej 60 rinoqerontëve në parkun kombëtar të Nairobit me dy zogj Buphagus në shpinë. Poza të tilla janë ideale për t'i ndarë me shoqërinë në rrjetet sociale. Shkrepur me Canon PowerShot SX740 HS LITE EDITION në 1/400 sek, f/6,9 dhe ISO 200. © Georgina Goodwin

Nëse ju pëlqen t'i ndani fotografitë tuaja me shoqërinë dhe familjen, mundësitë e lidhjes me Bluetooth dhe Wi-Fi jua lehtësojnë lidhjen e kamerës Canon PowerShot SX740 HS LITE EDITION me smartfonin tuaj. Thjesht përdorni "Auto Transfer" në aplikacionin "Canon Camera Connect" dhe brenda pak çasteve do t'i transferoni fotot në telefon apo tabletë për t'i postuar në rrjetet sociale apo për t'ua nisur të afërmve tuaj. Edhe nëse shkrepni thjesht për kënaqësinë e vetë aktivitetit, ky funksion është fantastik – duke jua bërë më se të lehtë rezervimin e fotove tuaja të fundit në kompjuter.

5. Shkrepni video në 4K

Nuk keni pse bëni kompromis me cilësinë e videos kur zgjidhni një model kompakt. Modeli i vogël, por i fuqishëm Canon PowerShot SX740 HS LITE EDITION shkrep video fantastike në 4K, duke kapur dhe qimet e ashpra të gëzofit të kafshëve apo vijëzimet e ndërlikuara në puplat e shpendëve. Ky rezolucion i lartë së bashku me stabilizuesin optik të figurës, mundësojnë shkrepje në cilësi të tilla edhe kur jeni duke lëvizur. Keni gjithashtu opsionet për nxjerrjen e pozave nga filmimet më vonë, ose filmimin në modalitet intervali filmik – ideal për shkrepjen e perëndimeve dramatike të diellit.

Shkruar nga Tamzin Wilks

Produkte të ngjashme

Artikuj të ngjashëm

Këshilla për fotografinë e kafshëve të egra

Këshilla dhe teknika për ta shpënë fotografinë tuaj të kafshëve të egra një shkallë më tej si dhe duke e shfrytëzuar më së miri kamerën dhe objektivat tuaj të Canon.

Si të fotografoni zogjtë

Këshilla dhe kompleti më i mirë fillestar për fotografinë e shpendëve.

Përfshihuni nga natyra

Fotografi i natyrës, Tolga Aktas, flet për mënyrën si mund t'ju ndihmojë PowerShot ZOOM të fokusoheni te momenti.

Fotografimi i shpendëve me RF 200-800mm F6.3-9 IS USM

Një fotograf profesionist dhe një amator bashkohen për të testuar RF 200-800mm F6.3-9 IS USM në terren.