Stabilizim imazhi
Në vijim, mos harroni se mund të mos doni apo keni gjithnjë mundësinë të përdorni stativ kur shkrepni portrete të arrira. Këtu hyn në punë dhe fotostabilizimi. Objektivat si Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM, RF 85mm F2 MACRO IS STM dhe RF 24-105mm F4-7.1 IS STM vijnë të gjithë me fotostabilizim, që garanton që imazhet tuaja të jenë super të mprehta kur shkrepni dorazi. Stabilizimi i shtuar ju mundëson të ngadalësoni shpejtësinë e shkrehësit për të marrë çdo dritë sado të vogël në imazhet tuaja, duke ju dhënë fleksibilitetin të shkrepni në të gjitha llojet e skenarëve të ndriçimit. Efekti shumëfishohet kur lidhet objektivi me kamerë që ka fotostabilizim të integruar (IBIS), si p.sh. Canon EOS R6, ku mundësohen deri në 8 nivele stabilizimi.
Madhësia dhe pesha
Duhet marrë parasysh edhe madhësia, pesha dhe fleksibiliteti. Për fotografët e portreteve që kërkojnë të mbeten të zhdërvjellët, ose t'i përdorin objektivat për zhanre të ndryshme, objektivi i vogël dhe peshëlehtë është një zgjedhje optimale. Canon RF 50mm F1.8 STM dhe RF 35mm F1.8 MACRO IS STM janë të dy objektiva tejet kompaktë, çka i bën shtojca ideale dhe ekonomike për fotografët e portreteve urbane. Kjo vjen pa ndonjë sakrificë në potencialin e tyre për portrete klasike, falë aperturave të gjera maksimale prej f/1.8 për turbullim të bukur të sfondit dhe fleksibilitet me rreze qartësie. Për fleksibilitet maksimal ama mos kërkoni përtej Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM. Me rrezen e gjatë fokale, ky objektiv është modeli ideal i përdorimit të përgjithshëm ditor, ideal për thuajse të gjitha zhanret e fotografisë nga pozat arkitektonike ultra të gjera 24mm deri te portretet e studios 85mm dhe pozat e busteve telefoto 105mm.
Hapja maksimale e diafragmës
Një faktor tjetër kyç në përzgjedhjen e një objektivi të posaçëm për shkrepje portretesh është dhe apertura e tij maksimale. Apertura i referohet madhësisë së hapjes së objektivit që lejon hyrjen e dritës në sensorin e kamerës.
Çdo objektiv merr një klasifikim aperture si p.sh. f/2.8 ose f/4. Disa objektiva zmadhues kanë klasifikim aperture në varësi të gjatësisë së zgjedhur fokale; këto do të shfaqin një diapazon aperture si p.sh. f/4-7.1. Objektivat e tjerë zmadhues, duke përfshirë Canon RF 24-105mm F4L IS USM dhe RF 24-70mm F2.8L IS USM, ofrojnë sakaq një aperturë fikse maksimale për një ekspozim konsistent në të gjithë rrezen e zmadhimit. Këta objektiva, me aperturat e tyre konstante maksimale dhe cilësi konstrukti të L-Series me izolim ndaj kushteve atmosferike janë idealë për fotografët që kërkojnë të përditësohen nga modeli RF 24-105mm F4-7.1 IS STM ose për ata që thjesht kërkojnë një objektiv niveli profesional.