Printerët portativë janë një mënyrë argëtuese për të mbajtur e shpërndarë kujtime e shumëçka tjetër. Nga printimi i ngjitëseve për personalizimin e aksesorëve deri te krijimi i albumeve, dokumentimi i jetës suaj ose krijimi i kartolinave për t'i dërguar anembanë botës, fotoprinterët portativë të Canon mund të përdoren për të gjitha llojet e detyrave krijuese.
Ata ofrojnë një gamë madhësish të ndryshme, përmasash letre, funksionesh dhe teknologjish për t'iu përshtatur nevojave tuaja të printimit, në varësi të asaj që dëshironi të printoni dhe asaj që dëshironi të bëni me rezultatin përfundimtar.
Le t'i hedhim një sy mënyrës se si krahasohen modelet dhe çfarë mund të ofrojë secili për sa i përket portativitetit, llojit të letrës, madhësisë së printimit dhe më tej, që të mund të gjeni partnerin tuaj ideal për printim.
Printimi i kujtimeve teksa i bëni: zgjidhni fotoprinterin më të mirë për portativ për ju
Gama Canon Zoemini
Mjaftueshëm i vogël për t'u mbajtur në xhepin rezervë dhe me peshë diçka më pak se shumë prej smartfonave, gjenerata e dytë e modeleve Canon Zoemini është ideale për printimin në lëvizje. Nëse jeni duke u takuar me shoqërinë, mund t'i ktheni fotot digjitale në printime fizike në pak sekonda, duke i dhuruar si kujtim të një rasti të veçantë. Ato janë gjithashtu ideale për festat, netët jashtë - kudo që mund të dëshironi ta kapni dhe gëzoni printimin në çast.
Kudo që të jeni mund t'i shfrytëzoni më së miri fletët me shpinë ngjitëse, të cilat janë ideale për t'i vënë pozat tuaja të preferuara në gjithçka, që nga frigoriferi deri te shishet e pijeve. Nuk ka rrëmujë as telashe, falë teknologjisë së printimit ZINK™ (Zero Ink) nga Canon dhe kompleti mbahet në minimum, ndërsa programi Canon Mini Print ju jep kontroll të plotë krijues dhe ju mundëson të nxirrni saktësisht pamjen që dëshironi.
Canon Zoemini S2
Pavarësisht konstruksionit kompakt, Canon Zoemini S2 është tërësisht i vetëmjaftueshëm. Mbështetet nga paketa e vet e brendshme e baterisë së karikueshme me fuqi të mjaftueshme për të krijuar deri në 25 printime fotografike me një karikim të vetëm dhe nuk ka fishekë boje as pako shiriti me ngjyrues. Ngritur mbi teknologjinë ZINK, e gjithë kimia për zhvillimin e printimeve fotografike është e integruar në letër, që është 50 x 76mm dhe futet në printer në sete 10-she.
Modeli dy-në-një Canon Zoemini S2 vjen gjithashtu me një kamerë të integruar digjitale 8MP dhe i kompletuar me pasqyrë për kompozimin e autoportreteve, plus një dritë rrethore për ndriçim të mëtejshëm. Ka gjithashtu një fole kartash microSD, përveç memories së integruar, që dhe të mund t'i ruani fotot, përveç se t'i printoni.
Lidhja me Bluetooth ju mundëson çiftimin e printerit me smartfonin, duke shfrytëzuar pamjen e drejtpërdrejtë në programin Canon Mini Print për inkuadrim më të saktë dhe aftësinë për të personalizuar imazhet me filtra dhe finicione krijuese.
Canon Zoemini 2
Edhe më i lehtë se Canon Zoemini S2, Canon Zoemini 2 e mban peshën në minimumin absolut duke mos përfshirë kamerën e integruar. Ka gjithashtu nevojë për më pak kohë për t'u karikuar dhe, me programin Canon Mini Print, mund të shfrytëzoni më së miri fotot që nxirrni në smartfon apo tabletë, si dhe të hapni skedarët e fotografive nga Facebook, Instagram, Google Photos, Dropbox ose iCloud.
Programi Canon Mini Print është i fokusuar në argëtim, me opsione për shtimin e vizatimeve dhe të diçiturave, si dhe për krijimin e kolazheve për shumë printime. Edhe një herë, teknologjia ZINK realizon printime fotografike me cilësi të lartë në letër 50×76mm me shpinë të shqitshme, të riciklueshme dhe printimet janë rezistente ndaj njollosjes, grisjes dhe ujit.
Një opsion tjetër i këndshëm me të dy printerët Canon Zoemini është se mund të krijoni ngjitëse rrethore, si dhe printime të zakonshme drejtkëndore, ideale për etiketat nëpër shtëpi dhe për përdorim në projektet shkollore të fëmijëve.
Specifikimet e Canon Zoemini
Madhësia e printerit
Pesha
Ngjyrat e mundshme
Koha e printimit
Lloji i printimit
Rezolucioni i printimit
Kamera
Koha e karikimit
Kapaciteti për karikim
Memoria e brendshme
Memoria shtesë
Aplikacioni
Madhësia e letrës
Ngjitëse të gatshme rrethore 33mm
Ngjitëse të gatshme rrethore 33mm
Gama Canon SELPHY
Për cilësi superiore fotoprintimi dhe jetëgjatësi arkivimi prej rreth 100 vitesh, printerët Canon SELPHY përdorin teknologji printimi sublimimi me ngjyrues në vend të ZINK. Si të tillë, ata punojnë me tjetër lloj fotoletre të specializuar dhe, ndërsa sërish nuk kanë bojë të lëngët për të cilën të shqetësoheni, ata punojnë me një shirit me bazë kasete. Printerët Canon SELPHY ofrojnë gjithashtu një opsion Auto Image Optimize për fotot tuaja, i cili dallon dhe korrigjon cenet e figurës, duke rregulluar ndriçimin e fytyrës dhe ngjyrën ndërsa redukton zhurmën e padëshiruar.
Për të krijuar secilin printim, letra kalon katër herë përmes printerit, me shtresa të njëpasnjëshme boje të kaltër, rozë dhe të verdhë që shtohen, pasuar nga një veshje mbrojtëse me shkëlqim. Ndryshe nga printerët me bojë, ngjyrat e ndryshme të ngjyruesit mund të vendosen përmbi njëra-tjetrën, në vend që të nevojiten pika boje që duhen vendosur pranë njëra-tjetrës, ndaj mund të ruhet një detaj shumë i imët.
Canon SELPHY QX20
Modeli plotësisht portativ Canon SELPHY QX20 ka një paketë të brendshme baterie të karikueshme, si dhe kaseta të brendshme për shiritin e letrës dhe të sublimimit me ngjyrues. Për këtë arsye është ideal për ta marrë kudo dhe për prodhimin e printimeve të fotografive 72x85 mm dhe 54x85 mm me cilësi të lartë sa herë që dëshironi nëpërmjet Wi-Fi dhe të dyja madhësitë e letrës përfshijnë hapësira për të shkruar diçiturat tuaja.
Ashtu si me letrën fotografike ZINK të Canon, fletët për Canon SELPHY QX20 kanë një shtresë të heqshme, duke zbuluar një sipërfaqe vetëngjitëse që mundëson ngjitjen e printimeve pothuajse në çdo sipërfaqe dhe duke i bërë ideale për albume me ngjitje. Me Wi-Fi të integruar, mund të printoni me valë nga një pajisje inteligjente shpejt dhe lehtë në çfarëdo vendi, pa qenë nevoja të krijoni pikëhyrje Wi-Fi. Aplikacioni Canon SELPHY Photo Layout ju lejon të aplikoni një gamë të gjerë të opsioneve të paraqitjes, stampave, mbivendosje dhe bordura - duke përfshirë printimin pa bordurë në Canon SELPHY QX20 për letrat XC-20L/XC-60L dhe XS-20L.
Canon SELPHY CP1500
Me përmasat e printimit deri në 100 x 148mm, Canon SELPHY CP1500 është ende kompakt dhe i lehtë për të lëvizur me të përreth. Është i shpejtë dhe pa telashe në krijimin e printimeve me përmasa kartoline, i kompletuar me anën e pasme të shkrueshme që vjen me fusha për adresa dhe është dy herë më i shpejtë për të nxjerrë printime në madhësi karte krediti.
Ashtu si Canon SELPHY QX20, ai mundëson Wi-Fi Direct për printim me valë nga pajisjet inteligjente, por shton një fole USB-C për lidhjen e lehtë të kompjuterëve, kamerave dhe njësive të USB-së, si dhe një fole SD/SDHC/SDXC për printim të drejtpërdrejtë nga kartat e memories. Ai vjen gjithashtu me një ekran LCD me ngjyra 8.9cm për prakticitet të përmirësuar. Sërish, printimi i sublimimit me ngjyrues siguron rezultate cilësie laboratorike me jetëgjatësi printimi prej deri në 100 vjet 1.
SELPHY CP1500 mund të printojë në një gamë madhësish të ndryshme, duke përfshirë kartolinën, kartën e kreditit dhe fletët e miningjitëseve, që realizohet duke përdorur kaseta të ndryshme letre. Për shembull, për të printuar fotot dhe etiketat në përmasa karte krediti (54 x 86mm) do t'ju duhet kaseta e letrës PCC-CP400.
Programi SELPHY Photo Layout shkurton punë në krijimin e fotove, kartolinave, miningjitëseve dhe faqeshënuesve të personalizuar drejtpërdrejt nga celulari apo tableta, falë një game të gjerë opsionesh fishekësh shoqërues letre dhe sublimimi me ngjyrues për SELPHY CP1500. Me këtë model mund t'u shtoni gjithashtu një kod QR printimeve, duke u mundësuar marrësve të skanojnë me pajisjen e tyre inteligjente për të hapur në çast një album, video apo faqe në internet.
Specifikimet e Canon SELPHY
Madhësia e printerit
Pesha
Ngjyrat e mundshme
Koha e printimit
41 sek (100 x 148mm)
Lloji i printimit
Rezolucioni i printimit
Bateria
Lidhshmëria
i tipit 2,7"
Aplikacioni
Madhësia e letrës
72 x 85 mm
54 x 86mm
54 x 54mm
22 x 17.3mm
Është shumë e lehtë që fotot e preferuara të humbasin në një koleksion të madh imazhesh digjitale, të vënë diku mënjanë nëpër celularët dhe pajisjet tona të tjera inteligjente, për të mos u parë më kurrë. Gama e printerëve portativë të Canon e bëjnë të shpejtë, të lehtë, efikas dhe argëtues krijimin e printime fotografike fizike, ngjitëseve, kartolinave e më tej, ndaj qëndroni të qetë se do të marrin vëmendjen që meritojnë.
- Kur ruhet në album. Në bazë të analizave të përshpejtuara, duke prezumuar një temperaturë prej 23°C / 73.4°F dhe lagështirë 50%.
Produkte të ngjashme
-
Canon Zoemini 2
Nxirrni printime çasti nga smartfoni kudo që të jeni dhe në çdo kohë, me printerin e xhepit me bateri Zoemini 2. - Zgjidhni ngjyrën
SELPHY QX20 (gri e errët)
Bëhuni krijues për sa u përket momenteve speciale të jetës, me printime të këndshme që mund t'i prodhoni në lëvizje në dy madhësi nga pajisja juaj inteligjente -
SELPHY CP1500
Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht.