Kafshët shtëpiake mund të jenë shumë të lezetshme – shumë prej nesh kërkojnë me nxitim kamerën për t'u nxjerrë ato pozat e tyre të çmendura, shprehjet zbavitëse dhe sjelljet e çuditshme. Sfida është se shumica e kafshëve janë fare të painteresuar që t'u nxjerrë kush foto. Në fakt, disa prej këtyre krijesave bëjnë gjithçka që munden për t'ju rraskapitur dhe për t'jua hedhur. Kështu që ju duhen ca ase nën mëngë për t'u tërhequr vëmendjen. Një kombinim aftësish me kamerën, stilesh pozimi dhe një grusht me ushqime të vogla me siguri që do t'ju japë avantazhin në këtë betejë këmbënguljeje.
Ndiqni këshillat e mëposhtme për të shkrepur fotografi të mrekullueshme të kafshëve shtëpiake dhe sigurohuni që t'i lexoni deri në fund këshillat për krijimin e një albumi të personalizuar për ta.
Dokumentoni përditshmërinë e kafshës suaj shtëpiake me anë të fotografive duke përdorur këshillat për fotografimin e kafshëve shtëpiake
Mjedisi përreth dhe pozimi i kafshës suaj shtëpiake
Kafshët shtëpiake janë pjesë e familjes, prandaj duhet të fotografohen me të njëjtin kujdes dhe vëmendje. Mund të duhen pak më shumë përpjekje për t’i bindur që ata të qëndrojnë në të njëjtin vend ose që të pozojnë, kështu që përdorni ushqime, lodra dhe, në rastin ideal, një asistent për të marrë maksimumin nga seti fotografik.
Pavarësisht nëse po i fotografoni kafshët shtëpiake në shtëpi ose në ambiente të jashtme, mjedisi në të cilin i fotografoni ata, është shumë i rëndësishëm. Për portrete me poza të qeta, vendosni pajisjet aty ku kafshës suaj shtëpiake zakonisht i pëlqen të pushojë. Përndryshe, zgjidhni vendin se ku dëshironi të bëni fotografi dhe mundohuni ta bindni kafshën tuaj të qëndrojë pa lëvizur duke përdorur ushqimin ose lodrën e tyre të preferuar. Qentë janë disi më të lehtë për të marrë poza sesa macet, pasi nuk do dhe shumë që të tregojnë interes për gjërat. Një fishkëllimë e shpejtë, një thirrmë "ku është macja" ose çfarëdo zhurme zbavitëse zakonisht u ngjall interes. Ndërsa shëtisni qenin, kushtojuni vëmendje vendeve që do të krijonin sfond të bukur për portretin e kafshës suaj.
Të gjitha kafshët kanë karakterin e tyre individual, por sinqerisht macet janë zakonisht më pak të gatshme të kënaqen me diçka. Ja disa teknika për fotografimin e maceve.
Durimi është çelësi këtu dhe mund t'ju duhet të prisni ca sa macja të jetë e relaksuar. Provoni ta vendosni në një pozicion, si p.sh. ndonjë karrige apo stol i rehatshëm (mund dhe të sillni shtratin e tyre të zakonshëm). Mbani një lodër të preferuar apo tas me ushqim atypari dhe bjerini lehtë mbi objektiv për t'i tërhequr vëmendjen maces. Nëse nuk bëjnë atë që doni, atëherë bëhuni gati të ndryshoni qasje - se fundja, nëse qëndrimi mënjanë është pjesë e karakterit të tyre, atëherë përse të mos nxirrni pikërisht këtë në fotografi?
Krishtlindjet janë koha ideale për të shkrepur një portret të kafshës suaj të preferuar. Një foto e maces, qenit apo e hamsterit tuaj me aksesorë festivë mund të jetë argëtuese për kartolinat e printuara në shtëpi ose mund dhe ta vendosni në kornizë për të krijuar një dhuratë të personalizuar.
Pema e Vitit të Ri është një sfond tërheqës alternativ për portretet e kafshëve tuaja për fundvit. Ju jep si ngjyra të forta, ashtu edhe ndriçime të mira. Përdorimi i aksesorëve për fotografimin e kafshëve shtëpiake, si p.sh. kapuçi i babagjyshit dhe shajet mund të duken gjithashtu bukur, për sa kohë që kafshës i pëlqen t'i mbajë. Zgjidhja ideale do të ishte të shkonit te një dhomë me dritare të mëdha për shkrepjen e pozave. Ndriçimi natyral është ideal për portretet e kafshëve pasi është i butë dhe i plotëson lehtë hijet, kurse blici mund t'jua trembë kafshën. Vendoseni kafshën me drejtim nga dritarja, me pemën e Vitit të Ri dhe dritat nga mbrapa.
Cilësimet e kamerës për fotografimin e kafshëve shtëpiake
Caktimi i ISO në "Auto" bën që të përshtatet me rrethanat - në ambient të ndriçuar me plot dritë nga dritaret, ISO duhet të jetë dikur mes 800-1600. Në këto diapazone, një kamera që funksionon mirë me ndriçim të ulët, ju mundëson shkrepjen e pozave relativisht pa zhurmë. Nëse objektivi juaj ka stabilizim, do të ishte më mirë ta aktivizonit.
Shpejtësia e shkrehjes duhet të jetë mjaftueshëm e shpejtë për të shkrepur aksionin. Diku te 1/200 sek është ideale nëse kafshët janë ende disi të qëndrueshme, por do t'ju duhet ta çoni më të shpejtë nëse shihni se lëvizin goxha rrotull. Ne rekomandojmë gjithashtu një aperturë të gjerë, pasi kjo ndan subjektin nga sfondi dhe krijon një efekt të këndshëm Bokeh.
Zgjidhni një cilësim ekspozimi që mund ta caktoni një herë e të mos merreni më me të, pasi do t'ju lërë të lirë të përqendroheni te pozimi dhe inkuadrimi. Më e thjeshta për t'ia arritur kësaj është ta caktoni kamerën në modalitetin e ekspozimit manual (M).
Kur fotografoni një kafshë me gëzof të errët ose të zi, mund të vëreni se fotografitë dalin shumë të shndritshme. E kundërta mund të ndodhë me kafshët me gëzof të bardhë ose të zbehtë, ku fotografitë duken shumë të errëta. Nëse janë shumë të shndritshme, përdorni funksionin e Kompensimit të ekspozimit të kamerës që të errësoni ekspozimin dhe të shkrepni një fotografi tjetër. Nëse kafsha duket më e errët se sa duhet, përdorni Kompensimin e ekspozimit që të ndriçoni ekspozimin dhe të shkrepni një fotografi tjetër.
Shkrepje të qarta të kafshëve tuaja shtëpiake
Fokusimi mund të jetë një nga sfidat më të mëdha në portretet e kafshëve shtëpiake, pasi ju duhet të fokusoheni me precizion te sytë e kafshës e cila mund ta lëvizë kokën nga çasti në çast, apo dhe të turret tej.
Të gjitha kamerat e Sistemit EOS R, duke përfshirë EOS R100 dhe EOS R10 kanë modalitetin e vetëfokusimitme pikasje të kafshëve.
Kjo do të thotë se kamera do të gjurmojë lëvizjen e kafshës dhe do ta përshtatë fokusin për t'u fiksuar në pozicionet që ndërrojnë. Fokusimi preciz është thelbësor kur shkrepni plane nga afër, ndaj mund të mos mjaftojë që thjesht t'u fiksoni fytyrën. Në vend të kësaj, provoni të kaloni në vetëfokusimin e syrit të kafshëve, nëse kamera juaj e ka atë opsion, ose një pikë të vetme fokusi, pastaj fokusohuni te syri që është më pranë kamerës.
Portrete kreative të kafshëve shtëpiake
Çdo teknikë që funksionon mirë për portretet e njerëzve, mund të aplikohet te portretet e kafshëve. Fotografoni në dritë të butë, fokusohuni te sytë e kafshës (ose te syri më afër kamerës nëse koka e tyre është në pozicion këndor) dhe kontrolloni që të mos ketë shpërqendrime në sfond. Përpiquni të uleni në nivelin e syve të tyre për shkrepje më të afërta.
Vendoseni kamerën në modalitetin e “Aperture Priority” (Av), pasi kjo do t’ju japë më shumë kontroll për pjesën e sfondit që do të duket e qartë. Zakonisht është më mirë të përdorni një aperturë të gjerë për portretet tuaja, pasi kjo do të thotë se pozat do të marrin thellësi qartësie dhe sfondi do të nxirret jashtë fokusi.
Përveç nxjerrjes së sfondit jashtë fokusi mund të shtoni efekt Bokeh dhe në planin kryesor.
Përdorni një gjatësi më të madhe fokale që të forconi turbullimin, ndaj lëvizni ca mbrapa dhe zmadhoni me anë të objektivit.
Për portrete festive të kafshëve, provoni t'i mbani dritat festive përpara objektivit dhe gjeni një hapësirë mes të cilës mund të shkrepni. Në këndin e duhur kjo mund të nxjerrë ndriçime të bukura jashtë fokusi që vijnë rreth subjektit, duke shtuar një element të mëtejshëm thellësie në skenë.
Shkrepja e pozave të kafshëve shtëpiake në lëvizje
Për të fotografuar kafshët shtëpiake në lëvizje, duhet ta vendosni kamerën siç duhet. Nëse jeni të rinj në fushën e fotografisë, përdorni modalitetin "Sports" në mënyrë që kamera të vazhdojë të fokusohet ndërsa kafsha lëviz, duke përmirësuar mundësitë për të shkrepur një fotografi të qartë.
Nëse jeni të informuar mbi modalitetin "Shutter Priority" (Tv), përdoreni për të caktuar një shpejtësi të lartë të obturatorit për të shkrepur veprimin. Zgjidhni Servo/AI Servo AF te cilësimet e fokusit të kamerës në mënyrë që kamera të gjurmojë lëvizjet e kafshës suaj. Kontrollojeni dy herë kamerën tuaj nëse është pikasur subjekti i duhur.
Nëse keni të bëni me një qen që është i aftë në kapjen e objekteve, hidhni një lodër në distancë në mënyrë që të mund të shkrepni një fotografi të qenit duke vrapuar drejt kamerës.
Do të zbaviteni së tepërmi në përpjekjen për të nxjerrë atë pozën ideale – edhe sikur kafsha të mos jetë gjithnjë i gatshëm t'jua bëjë më të lehta gjërat. Qoftë nëse përpiqeni për një portret të kafshës me rastin e festave të fundvitit, apo në çfarëdo çasti tjetër, ky është një shans i mirë për të praktikuar teknikën tuaj dhe për të përmirësuar aftësitë tuaja fotografike.
Tashmë që i keni bërë fotografi kafshës suaj, mësoni se si të krijoni me to albumin tuaj të personalizuar për kafshët shtëpiake.
Album i bërë vetë për kafshët shtëpiake
Fotografitë e printuara meritojnë vendin e tyre, dhe albumet janë një mënyrë e mrekullueshme për të mbledhur të gjitha kujtimet e çmuara të kafshës suaj në një vend.
Ja disa mënyra se si mund përgatisni me lehtësi një album kreativ dhe të personalizuar:
• Së pari, zgjidhni imazhet e duhura. Nëse keni mjaftueshëm fotografi, atëherë mund të krijoni një libër kujtimesh për kafshën shtëpiake me fotografi të mikut tuaj pushatak që nga ditët e para me të e deri më sot. Mund t’i prisni imazhet në formate të ndryshme (horizontale, vertikale dhe katrore) për t’i shtuar larmi albumit. Ndoshta mund t’i organizoni imazhet sipas vendndodhjes apo edhe ngjyrës; imagjinoni një seksion me motive vjeshte i mbushur me imazhe gazmore të qenushit tuaj duke luajtur me gjethet.
• AplikacioniSELPHY Photo Layout (SPLA) është i mrekullueshëm për t'u shtuar argëtim imazheve të printuara në njëSELPHY CP1500 ose Canon SELPHY QX20 Mund të vini në pah personalitetin e kafshës suaj duke shtuar dekorime të tilla si kutizat e dialogëve dhe mbivendosjet. Përdorni bordurat për diçitura të letrës ngjitëse Canon SELPHY QX20 për të shkruar për aktivitetet e preferuara të kafshës suaj ose shënuar momentet e rëndësishme, si p.sh. udhëtimi i parë me makinë i bulldogut francez Fredo ose hera e parë në rrotullë e hamsterit Clarissa. (E adhurueshme.)
•Canon SELPHY QX20 lehtëson printimin e imazheve me cilësi të lartë në formate të ndryshme me struktura plot imagjinatë. Ka 2 madhësi letre. Por, ju mund të përdorni një kolazh për t’i shtuar larmi madhësive (duke mbivendosur disa elemente mbi të tjerët në raporte të ndryshme), ose përdorni SPLA për të krijuar kolazhe me imazhe më të vogla, në mënyrë që t'i prisni në ngjitëse më të vogla. Me SELPHY CP1500 keni edhe më shumë opsione me tre madhësi të ndryshme ngjitësesh: katrore, të madhësisë së kartës, dhe mini ngjitëse. Ka shumë opsione përmasash që ju japin lirinë të krijoni një album të bukur me portretet emocionuese të mikut tuaj të adhurueshëm.
• Për sa i përket strukturës, merrni në konsideratë mbushjen e hapësirës së zbrazët me theksime zbavitëse si p.sh. ngjitës washi, gjurmët e putrave. Gjithashtu, mund të lini hapësirë për shënime me shkrim dore që tregojnë një histori të shkurtër pas çdo fotoje.
Ka kaq shumë mundësi për të ruajtur kujtimet e kafshëve shtëpiake, ndërsa aspekti kreativ është në dorën tuaj.
Artikuj të ngjashëm
Këshillat kryesore për fotografimin e kafshëve shtëpiake
Shkrepni fotografi mahnitëse të kafshëve shtëpiake me këshilla nga fotografja e tyre, Cat Race.
Shkrepini momentet pa u lodhur
Shkrepni momentet e ditës me lehtësi me anë të Canon PowerShot PX.
Printimi i kartolinave të fundvitit
Stilizoni seancën tuaj festive të fotografimit dhe printoni kartolina të personalizuara për festat.
11 këshilla për fotografinë e familjes
Zbuloni këshilla e teknika për shkrepjen e portreteve mahnitëse të familjes me përfaqësuesen e nderit të Canon, Helen Bartlett.