Personalizoni botën tuaj me ngjitëse

Shprehni krijimtarinë tuaj dhe personalizoni smartfonin, laptopin e më tej me printerët portativë të Canon.
Një grua me një pulovër vjollcë mban një smartfon për të bërë autoportret ndërsa një grua me një pulovër blu të errët buzëqesh pranë saj.

Nuk mund të gjeni kapak smartfoni që t'ju përshtatet? Disenjoni me stilin tuaj dhe printojeni menjëherë në një printer portativ Canon pa qenë nevoja të bëni kompromise me stilin apo të prisni sa t'ju vijnë porositë.

Personalizimi i pajisjeve teknologjike mund të jetë mundësia e përsosur për të shprehur individualitetin tuaj. Përdorni ngjyrat e preferuara, kujtimet e udhëtimeve, autoportretet e grupit ose citime frymëzuese. Ju ndihmon gjithashtu që t'i keni sendet personale të dallueshme me lehtësi dhe mund të jetë dhe një akullthyes bisedash.

Përveç se personalizojnë pajisjet, ngjitëset janë një mënyrë argëtuese dhe e thjeshtë për të injektuar pak personalitet në të gjitha llojet e gjërave. Ato janë jo vetëm dekorative, por u shërbejnë edhe qëllimeve praktike si etiketimi dhe organizimi.

Gama e printerëve kompaktë të Canon e bën të shpejtë dhe të lehtë printimin nga smartfoni dhe zgjedhja e letrave me shpinë ngjitëse ju mundëson krijimin e ngjitëseve dhe të etiketave të personalizuara në pak sekonda, të cilat mund t'i vendosni menjëherë nëpër sende personale dhe objekte të jetës së përditshme.

Printimi i ngjitësve me Canon SELPHY QX20 është i thjeshtë dhe i shpejtë. Mund të zgjidhni ndërmjet dy madhësive të ndryshme të letrës së fotos me ngjitje në pjesën e pasme, katrore ose madhësi karte, të dyja me një bordurë të shkrueshme të përshtatshme për një etiketë ose emrin tuaj, në mënyrë që të personalizoni ngjitëset për t’iu përshtatur çdo nevoje. Një printer tjetër i gamës SELPHY – SELPHY CP1500, përveç madhësisë katrore dhe madhësisë së kartës, ka edhe ngjitëse të vogla ndër të cilat të zgjidhni. Gama Canon Zoemini ka dy lloje letre ngjitëse, një opsion drejtkëndor dhe një opsion rrethor më të vogël.

Një grua në një pulovër vjollcë përdor një program printimi Canon për të personalizuar fotot e saj ndërsa një Canon Zoemini S2 ndodhet pranë smartfonit në një tryezë.

Të dyja gamat e printerëve portativë Canon vijnë me një program shoqërues që ofron shumë opsione për të qenë krijues me dizajnet tuaja, qoftë me kolazhe apo me kuadratim, duke kapur apo shtuar filtra e korniza. Është mënyra ideale për t'u dhënë këto nota personale përfundimtare përpara printimit dhe ngjitjes.

1. Zgjidhni dhe modifikoni imazhet

Pasi të keni në mendje dizajnin, ka shumë mënyra për ta personalizuar më tej. Me aplikacionet e fotos dhe të printimit të Canon mund të provoni opsione të ndryshme në telefon përpara se t'i printoni.

Canon SELPHY QX20 dhe SELPHY CP1500 janë të pajtueshëm me aplikacionin falas Canon SELPHY Photo Layout, që ju mundëson të eksperimentoni me faqosje dhe finicione dhe më pas të printoni me valë drejtpërdrejt nga aplikacioni. Mund të shtoni detaje artistike si pullat, filtrat, bordurat dhe teksti, si edhe të krijoni kolazhe, kuadro dhe bordura të personalizueshme. Mund të përdorni gjithashtu shabllonet multifoto të programit për të vendosur disa pamje në një ngjitëse dhe pastaj t'i prisni për të krijuar dizajne më të vogla.

Gama Canon Zoemini është e pajtueshme me programin Canon Mini Print, që ju mundëson të bëheni krijues me filtrat, kornizat, ngjitëset dhe vizatimet, si dhe mjetet e kolazhit e të animacionit.

Canon Zoemini S2 është kamerë si dhe printer çasti. Pasqyra e integruar për autoportrete dhe drita rrethore i kanë bërë fotot tuaja tashmë ideale, por mund të luani ende me to në programin Canon Mini Print.

Dy duar mbajnë një fletë të vogël me dy ngjitëse rrethore, duke hequr njërën prej tyre. Pas tyre një Canon Zoemini S2 ndodhet në një tryezë rrethuar nga printime të tjera fotografike.

Mund ta lidhni smartfonin përmes Bluetooth me një printer të gamës Canon Zoemini për t'i printuar menjëherë dizajnet, madje edhe në lëvizje.

Një pamje e sheshtë nga sipër e dy printerëve Canon SELPHY QX20 dhe dy printerëve SELPHY CP1500 në ngjyra të ndryshme të rrethuar nga printime fotosh të madhësive të ndryshme, me një smartfon në fund djathtas.

Si Canon SELPHY QX20, ashtu edhe SELPHY CP1500 lidhen me telefonin tuaj me anë të Wi-Fi dhe mund të nxjerrë ngjitëse dhe printime të qëndrueshme, rezistente në një shumëllojshmëri madhësish, që fotografitë tuaja të kalojnë nga profili juaj i rrjeteve sociale në kapakun e laptopit tuaj në çast.

2. Zgjidhni letrat e fotos ngjitëse të Canon dhe printoni

Në vijim, duhet të vendosni se cilat letra ose ngjitëse mund të përdorni dhe vendosini në printerin tuaj portativ. Gama Canon Zoemini përdor Canon ZINK™ Photo Paper që ofron printime pa bordura dhe me shpinë ngjitëse, që janë rezistente ndaj ujit dhe grisjes, dhe mund të priten në çfarëdo forme apo përmase. Ose pse të mos provoni ngjitëset e gatshme rrethore? Është një mënyrë pa telashe për të printuar miningjitëse, që të mund të shkrepni një autoportret me shoqërinë e ngushtë dhe t'i ruan kujtimet në kapakun e smartfonit në pak sekonda.

Canon SELPHY QX20 përdor dy madhësi të letrës ngjitëse me bordurë me njërën anë më të trashë për diçiturë ku mund të shtoni datat, emrat ose citime frymëzuese. Për më shumë zgjedhje, printeri më i madh Canon SELPHY CP1500 mund të printojë në një sërë përmasash, duke përfshirë ngjitëset e vogla dhe ngjitëset e madhësisë së kartave të kreditit. SELPHY CP1500 lidhet gjithashtu përmes USB nëse dëshironi të printoni nga një pajisje tjetër. Thjesht vendosni letrën dhe i keni printimet në dorë në pak sekonda.

Plus, ZINK™ Photo Paper dhe gama e letrave ngjitëse SELPHY mund të hiqen pa lënë gjurmë, ndaj nëse ju mërzitet ndonjë nga dizajnet, thjesht mund t'ia nisni nga e para.

Një grua me një pulovër vjollcë buzëqesh teksa vë duart mbi një palë kufje në kokë, me ngjitëse rrethore fotografike që shndrisin nga kupat mbi veshë.

Pajisjet tuaja të personalizuara mund të pasqyrojnë stilin tuaj apo edhe një veshje të preferuar. Ato janë një mënyrë për të shprehur se kush jeni dhe për t'u dalluar nga turma.

Një dorë vendos një ngjitëse katrore në bllokun më të vogël nga dy blloqe shënimesh mbi një tryezë, me një filxhan çaji në njërën anë dhe një printer Canon SELPHY QX20 në anën tjetër.

Printimi i ngjitëseve të personalizuara mund t'ju ndihmojë të jeni të organizuar. Me Canon SELPHY QX20, mund të printoni në letër fotoje katrore ose të madhësisë së kartës, me ngjitëse në pjesën e pasme, për t'iu përshtatur blloqeve të shënimeve, planifikuesve ose objekteve shtëpiake.

3. Ngjitini dhe argëtohuni kudo

Tani është radha e shqitjes së fletës së pasme dhe e ngjitjes së printimit nëpër objektet e dëshiruara. Mund të ndihmojë në pastrimin e sipërfaqes së pari për t'u siguruar që të jetë e lëmuar dhe pa mbetje. Hiqni me kujdes pjesën e pasme dhe kryeni lëvizje të ngadaltë. Vizorja mund të jetë praktike këtu për t'ju ndihmuar në shqitje e ngjitje në vija të drejta, duke lëvizur shtruar mbi ngjitëse.

Pasi pajisjet të duken mirë, do të vini re gjëra të tjera që mund të përdoren për një personalizim të vogël. Nëse i keni dhënë celularit një pamje të re, po sikur ta vazhdoni me një stil të ngjashëm me kufjet? Ja disa mënyra krijuese të tjera se si t'i përdorni ngjitëset e personalizuara për të personalizuar botën tuaj.

Një përdorues vendos një ngjitëse me figurë shumëngjyrëshe në një kavanoz me reçel luleshtrydheje. Mbi tryezën e punës mbrapa gjenden një filxhan çaji, një palë gërshërë dhe një printer portativ Canon SELPHY QX20.

Përse të përdorni një lapëstil të thjeshtë e të mërzitshëm për etiketa kur Canon SELPHY SQUARE QX20 mund të printojë figura me ngjyra rezistente dhe vibrante mbi ngjitëse, duke ndihmuar që raftet tuaja të ndriçohen si edhe të organizohen?

Një imazh nga lart-poshtë me libra shumëngjyrësh ushtrimesh, fletësh ngjitëse dhe një printer Canon SELPHY CP1500 që printon një fotografi të një vajze me uniformë shkolle.

Krahas përgatitjes së etiketave për librat dhe mjetet shkollore, printeri Canon SELPHY CP1500 mund të përdoret për të printuar faqeshënuesit, oraret dhe mjetet të tjera të dobishme për t'i organizuar fëmijët për shkollë.

1. Krijoni një konfigurim unik të lojës

Për videolojtarët, personalizimi është një gjë e madhe. Por pse të mjaftoheni vetëm me telefonin, tabletin dhe laptopin? Nuk ka rëndësi nëse është konsola e videolojërave, kontrolluesi ose edhe kompjuteri i videolojërave, ngjitëset e personalizuara shtojnë një shtresë unike në pajisjet tuaja. Përfytyroni kontrolluesit të dekoruar me ngjitëse që paraqesin logot ose personazhet e preferuar të lojërave.

2. Dekoroni hapësirën dhe argëtohuni me familjen

Printimi i ngjitëseve ofron një mundësi ideale për t'u bërë krijues së bashku. Printoni ngjitëse të fotove tuaja familjare dhe përdorini për të dekoruar frigoriferin ose objekte si biçikletat dhe lodrat, madje të krijoni kalendarë familjarë të personalizuar. Canon SELPHY CP1500 mund të printojë një gamë madhësish për t'iu përshtatur një llojshmërie të gjerë projektesh. Ngjitëset rezistente dhe plot ngjyra janë perfekte për fëmijët për të personalizuar mjetet e shkollës. (Dhe krijimi i tyre mundëson një veprimtari familjare të shkëlqyer.)

Dora e një përdoruesi ngjit një ngjitëse në sirtarin e sipërm të një rafti të vogël me tre mbi një tavolinë me disa letra për punime dore, kuti dekorimi, stilolapsa dhe lapsa në një kavanoz dhe një printer Canon SELPHY QX20.

Organizoni zyrën e shtëpisë ose tavolinën e punimeve të dorës me anë të ngjitëseve të printuara në printerin portativ Canon SELPHY QX20.

Duar që ngjitin foto rrethore ngjitëse në një shishe uji në blu të zbehtë, me një printer Canon Zoemini në sfond.

Gama e Canon Zoemini janë shoqërues për festivale të shkëlqyer – ngjitëset rrethore janë perfekte për nevojat për etiketim si për shembull, të shisheve të ujit, çizmeve të shiut dhe karrigeve të paloshme.

3. Organizoni me stil

Përtej dekorimit, ngjitëset janë jashtëzakonisht të dobishme për organizimin e shtëpisë, punimeve të dorës ose hapësirës së punës. Krijoni etiketa të personalizuara për kavanozat ose shishet, madje edhe për sirtarët në shtëpi. Në vend të një etikete të thjeshtë, shtoni një imazh të përmbajtjes që të gjeni menjëherë atë që dëshironi. Për produktet që prishen, mund të bëni një shënim të çdo date skadence në ngjitëse. Letra e ngjitëses është e lehtë për t'u prerë, që të mund të krijoni etiketa më të vogla për të gjitha nevojat tuaja.

4. Personalizoni sendet personale

Gjallërojini artikujt e përditshmërisë me ngjitëse argëtuese që janë unike po aq sa vetë ju. Po shkoni në një festival, po planifikoni një udhëtim, apo do të filloni universitetin? Bëjini shishet e ujit, enët e ushqimeve dhe pajisjet e tjera të lehta për t'u identifikuar me një ngjitëse unike. Një zgjidhje e thjeshtë për daljet me familjen gjithashtu!

Pavarësisht se cilin printer zgjidhni, printimi i ngjitëseve shpalos një larmi mundësish kur bëhet fjalë për personalizimin dhe krijimtarinë. Nga dekorimi i pajisjeve teknologjike tek organizimi i shtëpisë suaj, është e lehtë të krijoni ngjitëse të personalizuara që janë të bukura dhe shumë të dobishme.

Shkruar nga Kat Halstead, Angela Nicholson dhe Sarah Kay Bland

Produkte të ngjashme

Artikuj të ngjashëm

Printerët më të mirë portativë të Canon

Eksploroni gamën e printerëve kompaktë të Canon për të mësuar se cili është i duhuri për ju.

Printoni etiketat tuaja

Etiketat e printuara dhe të punuara me dorë mund t'ju ndihmojnë të organizoni jetën, shtëpinë dhe hobit tuaja.

Bëhuni krijues me një fotoprinter kompakt

Pesë mënyra për t'u argëtuar me printimin, nga kartat me porosi deri te pozat e personalizuara për ndarje të menjëhershme.

Dokumentimi i një projekti

Dokumentoni 100 ditë të një projekti personal me Canon Zoemini 2 dhe një pako letre 100-fletëshe.