Pavarësisht nëse bëhet fjalë për festë ditëlindjeje, vakt festiv apo mbledhje të rrethit të gjerë familjar, të gjithëve u pëlqen ta përgatisin tryezën për të lënë mbresa. Bërja vetë e dekorit të tryezës nuk është vetëm një mënyrë më ekonomike për të organizuar një mbrëmje, por ndihmon dhe mjedisin, pasi mund t'i ricikloni shabllonet tuaja të letrës më pas - ose t'i ruani për raste të tjera në të ardhmen.
Canon sfidoi stilisten profesioniste, Dani Tucker, nga The Social Kitchen, për të krijuar një paraqitje tryeze duke përdorur një mjet të ri për të - letrën. "Paraqitja e tryezës është thjesht zbukurimi absolut i saj," - shpjegon Dani, - "por nuk ka pse të dalë shumë e shtrenjtë. Për mua, mendoj se thjesht do të thotë të jesh krijues me dekorimin e tryezës dhe të vendosësh pak personalitet në të."
Shikoni si ia doli Dani me detyrën dhe mësoni këshillat kryesore për të bërë dekorimet tuaja të tryezës me punëdore.
PRINTIM KRIJUES
Dekorime për tryezën e shtëpisë: këshilla dhe ide me punëdore
Ju duhet:
- Gërshërë
- Ngjitëse me tubetë/ngjitëse me pistoletë/pika ngjitëse
- Vizore të drejta/trekëndëshe
- Printeri Canon PIXMA, si p.sh. PIXMA TS7450a Series
- Canon Matte Photo Paper
- Programi Creative Park (ose faqja e internetit)
1. Zgjedhja e një teme
Për të krijuar paraqitjen tuaj të tryezës, filloni me një temë, pastaj gjithçka që ju nevojitet është pak letër, një printer dhe një përzgjedhje dizajnesh. Creative Park është plot me shabllone falas, nga ndërtesat dhe kafshët e punëdores deri te dekorimet dhe madje edhe mbajtëset e pecetave dhe emrat e vendeve për t'ju ndihmuar të filloni. Një tryezë me lule, për shembull, mund të paraqesë shabllone lulesh dhe fluturash të ngjitura së bashku për të bërë një rruginë ose garlandë të ndritshme tryeze, të shoqëruar me karta të zbukuruara emrash për t'i dhënë një frymë më personale.
Në këtë rast, tema ishte dimri. Dani e përshkruan procesin e sikur fillon me një paletë ngjyrash. “Zgjodha të artën, të verdhën dhe të kafenjtën kafe pasi doja të sillja disa tone natyrale. Më pas mblodha elemente për të krijuar pamjen, duke qëndruar brenda asaj palete ngjyrash. Doja që të ndihej dimërore, ndaj që shtova eukaliptin [që përdoret zakonisht në kurorat dimërore] dhe më pas shtova disa qirinj për të shtuar atmosferë."
Nuk ka nevojë të shpenzoni shumë për të dekoruar tryezën tuaj dhe Dani gjithmonë kujdeset të përdorë sendet e përditshme në stilimin e saj. "Gjithçka që kam përdorur mund të gjendet lehtësisht," - thotë ajo. “Kam përdorur kavanozë të vjetër reçeli për mbajtëse qirinjsh, apo vazo që i kam mbushur me rekuizita të tjera”.
Dani përdori shabllonet e yjeve të arta dhe fjollat e verdha të borës, të shoqëruara me bufë në miniaturë për të nisur tryezën e saj. Më pas ajo shtoi printimet e menysë dhe kartat e emrave, si dhe boçe pishe dhe gjethet që kishte mbledhur për të krijuar një kontrast midis të artave dhe të gjelbrave.
2. Printimi i shablloneve
Përpara se të printoni dizajnet tuaja të zgjedhura, sigurohuni që keni materialin e duhur ndoresh. Çdo shabllon i Creative Park përcakton një lloj të veçantë letre, ku më së shumti nevojitet Canon Matte Photo Paper. Kjo mund të sjellë me të vërtetë një ndryshim në strukturën përfundimtare, pasi Matte Photo Paper siguron një model më të fortë sesa përdorimi i letrës standarde të printimit.
Mund të printoni drejtpërdrejt nga smartfoni duke përdorur faqen e internetit ose programinCreative Park.
Pasi të keni printuar të gjitha shabllonet, është koha të filloni me formimin e tyre – në varësi të numrit që po krijoni, mund ta ndani këtë në disa ditë radhazi për t'u siguruar që rezultatet përfundimtare të jenë të cilësisë më të lartë.
3. Krijimi i shablloneve
Ndiqni udhëzimet me kujdes pasi disa modele do t'ju kërkojnë ta palosni modelin përpara se të prisni. Më pas pritini shabllonet dhe palosni skedat që duhen ngjitur. Mund të përdorni dhe ngjitës për t'i bashkuar shabllonet dhe më pas t'i lini të forcohen dhe të thahen.
Madje mund dhe t'i personalizoni dizajnet, duke e bërë dekorin unik për festën tuaj. "Mund t'i personalizoni shabllonet duke shkruar emra në shabllonet e yjeve ose te shtëpitë," - sugjeron Dani. “Ose nëse është për ditëlindje, mund të shkruani moshën që mbush personi ose “Gëzuar ditëlindjen!”. Unë mendoj se shkrimi i bukur i dorës dhe një stilolaps i mirë mund të jetë diçka e qëlluar dhe efikase për dekorim." Mund të shtoni gjithashtu dizajne nëpërmjet programit si një opsion tjetër.
Dani i personalizoi shabllonet fillestare për temën e tryezës së saj - për shembull, ajo përdori shabllonin e yjeve të ndarë në gjysmë, në mënyrë që yjet të mund të shtriheshin në tryezë, dhe i ngjiti së bashku shabllonet e shtëpisë me bukë xhenxhefili, në mënyrë që të ishin modele solide. Ajo gjithashtu montoi kartat e saj të vogla të menysë në copa më të mëdha kartoni me ngjyra për të krijuar një bordurë dhe përdori shabllonet e fjollave të dëborës me kokë poshtë në mënyrë që ngjyrat të lidheshin me temën.
4. Shtrimi i tryezës
Tani i keni gati të gjitha shabllonet, është koha t'i rregulloni në tryezë. Sigurohuni që të keni gati pjatat, serviset dhe gotat, që të mund të punoni me to për dekorin.
Dani rekomandon që së pari të rregulloni sendet më të mëdha dhe më pas t'i rregulloni sipas madhësisë. “Unë filloj duke vendosur mbulesën e tryezës”, - thotë ajo, - “dhe më pas shtoj sendet më të mëdha, si p.sh. lulet në vazo apo lulet e sistemuara në tryezë, dhe më pas punoj dhe hap sendet më të vogla”.
Shtojini dekorimet qendrore në mes të tryezës përpara – këto mund të jenë lule, copa druri, boçe pishe apo edhe fruta të freskëta, si p.sh. portokaj të plotë ose kunguj, në varësi të temës suaj. Më pas shtoni artikuj më të vegjël, si p.sh. listat e menyve dhe kartat, pasi këto janë të lehta për t'u vendosur pranë çdo pjate.
Dani sugjeron grupimin e artikujve në numra tek – ajo gjithmonë shton dekorime në treshe për një pamje më tërheqëse.
Pasi të jenë vendosur këto, është koha të bëni rregullimet rreth trye me dekorimet më të vogla të punëdores, duke i vendosur nëpër tryezë sipas gjykimit tuaj. Ndoshta çdo personi i vendosni një buf miniaturë pranë gotës së pijes? Më pas mund të bëni dhe ndërhyrjet tuaja të fundit, si unazat e pecetës dhe stolitë e tjera të vogla.
Dani u impresionua me gamën e shablloneve falas që ofrohen në Creative Park dhe e shfrytëzoi si mundësi frymëzimi. “Mendova se sfida ishte vërtet e këndshme dhe më dha lirinë të bëhesha vërtet krijuese me letrën, dhe ta bëja të dukej vërtet e bukur – nuk është diçka që e kam bërë më parë, kështu që më lejoi të ushtroj ca muskujt e mi krijues”, - thotë ajo.
Nëse u frymëzuat dhe ju për ta provuar, shfletoni tek etiketa #MadeWithPixma për më shumë ide krijuese dhe më pas tregojeni pamjen tuaj të tryezës me punëdore, duke përmendur @canonemea.
Cilido qoftë rasti, përse të mos e dekoroni p.sh. tryezën tuaj me punëdore?
Shkruar nga Tamzin Wilks
Produktet e lidhura
-
Printerë për shtëpi
PIXMA TS7450a Series
Një printer shumëfunksional me stil për të mësuarit me teknologjinë, me një larmi trajtimesh printimi krijues, plus teknologjinë ADF për thjeshtimin e procesit të kopjimit dhe të skanimit të fletëve të ndryshme. -
Printer Inkjet
Matte Photo Paper MP-101D
Bëjini idetë tuaja realitet me këtë material fleksibël. Ideale për amatorët dhe profesionistët e punimeve me dorë, kjo është zgjidhja më e përshtatshme për krijimet tuaja të kartave të urimeve, fragmentet për fletore ose projektet e punëdores nga "Creative Park".
Artikuj të ngjashëm
-
PRINTIM KRIJUES
Dekorime të thjeshta biofilike
Kombinoni natyrën dhe dizajnin për të krijuar hapësira çlodhëse në shtëpinë tuaj.
-
PRINTIMI DHE PUNËDORET
Krijoni një kalendar të personalizuar festiv
Nisni numërimin mbrapsht deri në datën e Krishtlindjes me kalendarin tuaj festiv të përgatitur me anë të printerit Canon dhe modeleve pa pagesë që gjenden në Creative Park të Canon.
-
PRINTIM KRIJUES
Një sfidë dimërore me letër punëdoreje
Nga dekorimet për majën e pemës së Krishtlindjes, te flokët e dëborës dhe zbukurimet e varura, krijoni dekor festiv me letër punëdoreje me një printer PIXMA dhe Creative Park.
-
PRINTIMI DHE PUNËDORET
Përqafoni shpirtin e festave me fotodekorime
Në projektin e dytë të klubit të punëdores SELPHY, Duygu Turgut Gokpinar ndan përvojën e saj me Canon SELPHY Square QX10.