Ejani me ne në sfidën e parë të serisë sonë sezonale të punëdores, ndërsa u kërkojmë punëdoristëve dhe familjeve të jenë krijues me punëdoret për të festuar raste gjatë gjithë vitit.
Në sfidën tonë të parë, stilistja dhe amatorja e punëdores, Hannah Bullivant, së bashku me fëmijët e saj, Frankie dhe Auden, përdorën shabllone nga Creative Park i Canon si bazë për një shfaqje sezonale për të festuar fillimin e pranverës.
Sfida e punëdores: dekori pranveror
Sfida 1: dekori pranveror
Printimi i dekorimeve të punëdores është një opsion më ekonomik për aksesorët e festave dhe bën që mund ta evitoni blerjen e dekorimeve plastike njëpërdorimshe.
Qoftë lulet që sapo kanë nisur të çelin, apo qengja që gëzojnë fushave, apo lepuj çokollate për t'u shijuar, të gjithë e mirëpresin fillimin e pranverës. Bërja e dekoreve tuaja pranverore nuk është vetëm një mënyrë ekonomike për t'i dhënë hare shtëpisë, por mund dhe t'i ricikloni shabllonet e letrës më pas ose t'i ruani për raste të tjera në të ardhmen.
Duke punuar me tematikë pranverën, Hannah-ës iu desh të zgjidhte një projekt punëdoreje që do t'u pëlqente të gjithëve. “Vendosa të krijoj një banket çaji pranvere për fëmijët, duke kombinuar aktivitetet që na pëlqejnë të gjithëve”, - thotë ajo.
Zbuloni se si u përballën Hannah dhe familja e saj me sfidën, dhe zbuloni këshillat e saj kryesore për të bërë dekorimin tuaj pranveror me punime letre.
Njihuni me krijuesen
Çfarë: Stiliste interiere, disenjatore dhe amatore e punëdores
Me pjesëmarrjen e: Frankie dhe Auden
Hannah donte që fëmijët e saj, Frankie dhe Auden, të përfshiheshin në projekt, kështu që zgjodhi disa modele me temë pranverore me nivele të ndryshme vështirësish.
Ju duhet
- Faqja e internetit e “Creative Park”.
- Printeri PIXMA Canon, si p.sh. PIXMA TS5350a Series.
- Canon Matte Photo Paper
- Gërshërë
- Vizore (për palosjen)
- Ngjitëse me tubetë/ngjitëse me pistoletë/pika ngjitëse
Zgjedhja dhe printimi i shablloneve
Gama e printerëve PIXMA të Canon janë idealë për të krijuar projekte, duke ofruar pajtueshmëri me një sërë llojesh dhe programesh të ndryshme letre.
"Ishte e lehtë të hyje te shkarkimet dhe çuditërisht e lehtë ta lidhja me printerin tim Canon PIXMA; gjithçka u bë pa probleme," - thotë ajo.
Gama e shablloneve në Creative Park mundëson disa modele të përshtatshme për të vegjlit, si dhe modele më komplekse për të rriturit, çka do të thotë se mund të marrin pjesë të gjithë. "Ka kaq shumë projekte në dispozicion për raste dhe festime nga më të ndryshmet," - thotë Hannah. “Më pëlqen që disa janë mjaft të thjeshta dhe disa janë më komplekse. Nëse dëshironi, mund të kaloni ditë të tëra duke punuar, por ka edhe shabllone më të lehta, si p.sh. kurora, që janë vërtet të thjeshta."
Hannah zgjodhi të bënte lule më të mëdha nga një varg dekorativ, bletë dhe një set Pashke, si dhe një shportë dhe vezë. Ajo zgjodhi gjithashtu një shabllon lepuri për t'u përshtatur me temën sezonale.
Lulet e punëdores mund të ndriçojnë shtëpinë tuaj pavarësisht nga stina. Një gonxhe e sapokëputur do t'i sjellë ngjyra shtëpisë për pak ditë, por një e sapoprintuar do të zgjasë shumë më shumë. Do të gjeni një lule të thjeshtë e të shndritshme punëdoreje gerbera në rubrikën Plants të Creative Park së bashku me shumë larmi të tjera florale si p.sh. tulipan, zambak dhe luledielli saqë madje mund të bëni dhe një buqetë me lule letre pranverore.
Mund gjithashtu t'i personalizoni shabllonet, duke u shtuar pika boje te vezët, për shembull, apo edhe duke rregulluar veshët në shabllonin e lepurit përpara se t'i ngjitni për të krijuar një sërë lepujsh unikë. Përdorini dizajnet si pikënisje dhe më pas lini imagjinatën të bëjë pjesën tjetër.
Pasi të keni zgjedhur shabllonet, mund të printoni direkt nga smartfoni.
Vendosja e dekorit tuaj pranveror
"Frankie dhe Auden ndihmuan në zgjedhjen e shablloneve, si dhe me prerjen dhe ngjitjen - dhe sigurisht, u pëlqeu së tepërmi banketi pranveror i çajit më pas," - thotë Hannah.
Mund të mos jetë e qartë në fillim se si paloset shablloni, por udhëzimet hap pas hapi janë të lehta për t'u ndjekur. Modeli i preferuar i Hannah ishte lepuri i vogël. “Lepurushi i vogël është kaq i ëmbël”, - thotë ajo. "Palosjet papritmas marrin kuptim dhe ja tek krijon këtë lepur të vogël shumë të lezetshëm."
Kur të keni printuar dhe prerë të gjitha shabllonet, është mirë t'i vizatoni vijat me një vizore përpara se t'i palosni dhe ngjitni. Kjo do t'i japë shabllonit tuaj një formë më të mirë kur të përfundojë.
Pasi të jetë prerë e palosur gjithçka, është koha për të filluar ngjitjen. Për dizajne më të çuditshme, mund të përdorni një pistoletë ngjitëse, por ngjitëset me pika apo edhe shkop bëjnë punë më së miri. Një kruese dhëmbësh e zhytur në ngjitës mund të jetë e dobishme për pjesët më të vogla. Sigurohuni që ngjitësja të jetë tharë përpara se të bëni bashkë pjesët e dizajnit.
"Krijimi kërkon kohë, por është tejet meditues kur i hyni punës," - thotë Hannah. “Gëzojeni si proces. Ky nuk është një aktivitet që përfundon shpejt, por diçka që kërkon pak më shumë kohë. Zgjidhni një libër audio apo transmetim që ju pëlqen, merreni shtruar dhe shijoni krijimtarinë."
Çdo dizajn i Creative Park ka një vlerësim me yje që përcakton nivelin e vështirësisë, ndaj nëse jeni ende i ri me punëdoret apo keni më pak kohë për projektin, mund të zgjidhni një shabllon tjetër.
Shfaqja e krijimeve tuaja të punëdores
Krijimi i një peizazhi unik tryeze me punëdore me lule sezonale dhe enët plotësuese të tryezës shton një notë të bukur personale nëse po organizoni një festë.
Përveç se thjesht dekor mahnitës tryeze, këto ide punëdoreje të Creative Park mund të ofrojnë gjithashtu shumë argëtim për të vegjlit. Fëmijët e Hannah përdorën shportën dhe vezët e punëdores për një gjueti thesari me vezë Pashkësh në kopshtin e tyre – një mënyrë e mirë për të nxitur disa aktivitete në natyrë pas një detyre në ambiente të mbyllura.
Hannah vendosi ta dekorojë tryezën pranverore me një kombinim modelesh punëdoreje, vazo me luleverdha dhe tulipan, simite të nxehtë festie dhe vezë çokollate, por ju mund ta shfaqni dekorin tuaj si të doni. Pse të mos provoni të ngjisni lule në kornizën e dritares së kuzhinës me stuko ngjitëse apo të hapni vrima në modelet tuaja për të kaluar një fije spangoje për të krijuar një kurorë pranverore.
Pas banketit të çajit, Hannah dhe fëmijët vendosën t'i ruanin disa nga shabllonet, si p.sh. lepujt e vegjël, por pjesën tjetër i ricikluan. "Unë gjithmonë përpiqem të minimizoj mbetjet plastike për ditëlindje dhe aktivitete, ndaj që patjetër do t'u hidhja sërish një sy projekteve të Creative Park," - thotë ajo.
Punëndoret e pranverës nuk janë thjesht aktivitet argëtues familjar, por mund të jenë dhe një mundësi e shkëlqyer për t'u ngjallur kërshëri fëmijëve për natyrën dhe kafshët e egra. "Auden-it i pëlqente të luante me bletët, duke pretenduar se po fluturonin dhe pllenonin lulet e freskëta në tryezë," - thotë Hannah.
Canon Matte Photo Paper mund të riciklohet së bashku me riciklimin e letrës/kartonit të zakonshëm (kontrolloni gjithnjë udhëzimet tuaja vendore për riciklimin).
Hannah thotë se do të ketë në mendje sfidën e ardhshme të punëdores, me temë rreth një pikniku veror, pasi është gjithmonë në kërkim të ideve të punëdores dhe të projekteve krijuese për t'i mbajtur fëmijët të zënë gjatë pushimeve të shkollës.
Për më shumë frymëzim, shikoni faqen tonë në Pinterest dhe ndani krijimet tuaja të dekorit pranveror duke përdorur etiketën #MadeWithPixma.
Produktet e lidhura
-
Printerë për shtëpi | PIXMA TS5350a Series
PIXMA TS5350a (e zezë)
Ekspozoni kredencialet tuaja të dizajnit me administrimin fleksibël të materialeve, aplikacionet interesante krijuese dhe mundësitë praktike të lidhjes me celularët inteligjentë të printerëve të serisë "PIXMA TS5350a" -
Printer Inkjet
Matte Photo Paper MP-101D
Bëjini idetë tuaja realitet me këtë material fleksibël. Ideale për amatorët dhe profesionistët e punimeve me dorë, kjo është zgjidhja më e përshtatshme për krijimet tuaja të kartave të urimeve, fragmentet për fletore ose projektet e punëdores nga "Creative Park".