Sfida e punëdoreve 3: ditëlindje në vjeshtë

Në pjesën e tretë të serisë sonë të sfidave të punëdoreve do të zbuloni se si krijuesja Pippa Hiscock krijoi dekore të hareshme për ditëlindje.
Një tortë e madhe dhe kekë të vegjël të zbukuruar me dekorime punëdoresh dhe të vendosur në një tavolinë kafeje pranë rekuizitave për foto, me një banderolë punëdore të varur në sfond.

Si pjesë e sfidës sonë PIXMA Papercraft Challenge, ne caktuam punëdoristë dhe familje që të krijonin punëdore të bukura për evenimente gjatë gjithë vitit.

Këtë herë sfida për krijuesen Pippa Hiscock ishte krijimi i dekorit për festën e ditëlindjes së saj, që është në vjeshtë, për të ndriçuar ditët e zymta e me shi duke përdorur shabllone nga Creative Park i Canon, printeri PIXMA i Canon dhe fotografitë e saj të preferuara.

Një sërë dekorimesh punëdore për ditëlindje, përfshirë këtu banderola dhe një mori rekuizitash për foto, të shpërndara në tavolinë krahas gërshërëve, dërrasës për prerje dhe pakos me letra Canon.

Pippa shkarkoi një sërë shabllonesh, të tilla si banderolat dhe rekuizitat për foto për sfidën e punëdoreve. Ajo preferon të krijojë dekorime me letër të riciklueshme, se sa të blejë dekore plastike njëpërdorimëshe.

Festa e ditëlindjes është gjithmonë argëtuese, pavarësisht moshës. Stinët luajnë një rol kyç në planifikimin e festave, pasi një ditëlindje në verë mund të kalohet më bukur në kopsht apo park, ndërsa gjatë vjeshtës është më mirë të mblidheni në shtëpi pasi moti është disi më i ftohtë. Festat e ditëlindjeve për të rriturit nuk kanë përse të jenë të mërzitshme. Edhe nëse jashtë bie shi, ju mund ta krijoni vetë argëtimin tuaj e të kënaqeni me njerëzit tuaj të dashur. Nxirrni fëmijën brenda vetes dhe luani me punëdoret në Creative Park të Canon.

Keni qindra shabllone për të zgjedhur, duke përfshirë dekorues torte, banderola dhe lojëra argëtuese, tematika është sipas dëshirës, për sa kohë që ju ngjall një gëzim prej fëmije. Të krijosh vetë dekorimet e festës është një mënyrë ekonomike dhe e veçantë për të dekoruar dhe personalizuar festën tuaj. Më pas, ju mund t’i ricikloni shabllonet prej letre ose t’i ruani për evenimente të tjera në të ardhmen.

Creative Park i Canon ofron pafund shabllone argëtuese për çdo rast të rëndësishëm, qoftë festa për ditëlindjen e 5-të, 25-të apo 60-të. "Ishte shumë e lehtë të gjeje punëdore me tematikë festë ditëlindjeje," thotë Pippa. "Më pëlqen fakti që tregon shkallën e vështirësisë dhe kohën që nevojitet për çdo shabllon, në mënyrë që të jeni të përgatitur.

"Është shumë e rëndësishme për mua që të mos përdoren materiale plastike, sidomos në festa. Në këtë mënyrë ju mund të argëtoheni pa pasur merakun e mbetjeve. Madje u dhashë dhe fqinjëve disa nga punëdoret që i ishin në gjendje të mirë pas festës, në mënyrë që ata t’i përdorin dhe një herë tjetër përpara se të riciklohen.”

Pippa është artiste e kolazheve në letër dhe gjithmonë i ka pëlqyer të bëjë krijime artizanale. "Kur isha e vogël gjithmonë krijoja punëdore me karton," thotë ajo. "Është një aktivitet që më ndihmon të përqendrohem dhe të qetësohem. Për më tepër është dhe shpërblyese të përfitosh një objekt fizik të dobishëm në fund të procesit.

"E shijova pjesëmarrjen në këtë sfidë pasi përfshinte gjërat e mia të preferuara: punëdoret, organizimin, krijimin e momenteve të veçanta, si dhe tortë, dhe e gjitha kjo pa përdorur plastikë."

Shihni se si e menaxhoi Pippa sfidën teksa ndan këshillat kryesore se t’i bëni vetë dekorimet e ditëlindjes me punëdore.

Krijuesja Pippa Hiscock buzëqesh teksa pret një shabllon punëdoreje të printuar në printerin PIXMA të Canon nëpërmjet aplikacionit Creative Park të Canon.

Njihuni me krijuesen

Kush: Pippa Hiscock

Pozicioni: Krijuese e dekorimeve shtëpiake dhe e dhuratave

Merr pjesë edhe: qeni Rothko

Zgjedhja e shablloneve

Një dorë që mban një smartfon, në ekranin e të cilit shfaqet një nga shabllonet e Creative Park, ndërsa mbi tavolinë duket një printer PIXMA i Canon.

Ju mund të përdorni Creative Park të Canon nga një smartfon, tablet apo laptop dhe mund të zgjidhni nga qindra shabllone për t’i mbushur festat tuaja plot gjallëri e argëtim. Shfletoni për frymëzim ose kërkoni me fjalë kyçe për të gjetur më shpejt pikërisht atë që po kërkoni.

Për festën e saj të ditëlindjes, Pippa vendosi të kërkojë te Creative Park i Canon duke përdorur fjalët kyçe "ditëlindje" dhe "festë" dhe arriti të gjejë një mori shabllonesh mbresëlënëse. "Unë dëshiroja një dekorim të madh në mur, që të kishim një sfond të bukur për foto gazmore, prandaj vargu me shkrimin "gëzuar ditëlindjen" dhe rekuizitat për foto ishin zgjedhja e duhur," thotë Pippa.

Pasi iu dha zgjidhje gjërave kryesore, Pippa filloi të merrej me detajet e vogla dhe mendoi: A do të quhej ditëlindje po të mos kishte tortë? "Sigurisht që do kishte tortë prandaj mini banderolat si dekorim në tortë ishin të përkryera," shprehet ajo. "Ato thjesht duheshin prerë, palosur dhe ngjitur te spangoja dhe më pas të vareshin në mur ose të lidheshin te kunjat prej druri për tortën."

Për personat që zgjedhin të angazhohen në këtë aktivitet për herë të parë, Pippa këshillon që si fillim të zgjedhin dekorime të thjeshta por tërheqëse, të tilla si kurorat apo banderola me emra, si dhe të kontrollojnë shkallën e vështirësisë për çdo shabllon. "Banderolat e ditëlindjeve bien shumë në sy nëpër festa dhe janë shumë të lehta për t'u bërë ," thotë ajo.

Printimi i shablloneve

Nga printeri PIXMA i Canon del një nga shabllonet e printuara të Creative Park të Canon.

Edhe pse Pippa përdori një sërë shabllonesh të ndryshme për të dekoruar hapësirën e saj dhe krijoi rekuizita për foto për t’i përdorur gjatë festës, ajo dëshironte kryesisht që të krijonte diçka madhore me ndikim të menjëhershëm. Kjo banderolë me shkrimin "gëzuar ditëlindjen" ishte e lehtë për t'u prerë dhe për t'u lidhur me spango.

Duar që piketojnë shabllonin e Creative Park të Canon përpara se ta palosin atë.

Disa shabllonë janë më të ndërlikuar se të tjerët. Nëse po krijoni punëdore me familjen tuaj, keni në dispozicion shumë shabllone të thjeshta që mund të priten nga prindërit dhe të vendosen lehtësisht nga fëmijët. Ndërsa fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit mund të merren me dizajnë më sfidues.

"Disa nga shabllonet ishin të shpejta dhe të lehta, disa të tjera ishin pak më të vështira dhe kërkonin më shumë kohë e përqendrim, por u argëtova duke i bërë," thotë Pippa. "Kalova një kohë të këndshme duke bërë punëdore me një filxhan çaji në dorë dhe arrita të krijoj disa dekorime shumëngjyrëshe për festën."

Pippa konfiguroi printerin PIXMA të Canon me WI-FI-në e shtëpisë dhe më pasi lidhi dhe smartfonin e saj dhe aplikacionin Creative Park të Canon. Në këtë mënyrë, ajo mund të kërkonte lehtësisht shabllonet që dëshironte të përdorte dhe më pas thjesht të shtypte butonin e printimit.

Pasi printoi shabllonet e zgjedhura, Pippa vijoi me prerjen e të gjitha modeleve. Më pas ishte momenti që shabllonet prej letre të piketoheshin përpara se të paloseshin. Në këtë mënyrë produkti përfundimtar do të jetë i fortë dhe i qëndrueshëm. Pasi të keni piketuar dhe palosur shabllonet, ngjitni së bashku të gjitha seksionet e mbetura duke ndjekur udhëzimet e dhëna dhe mos harroni t’i lini krijimet tuaja me punëdore të thahen plotësisht përpara se t’i përdorni si dekorime.

Vendosja e dekorit

Një pamje nga sipër e Pippës duke prerë një foto të fytyrës së saj, të printuar në letrën e fotove me shkëlqim të Canon.

Pippa preu foto të vetes dhe të qenit të saj Rothko për t’i ngjitur te kunjat e dhëmbëve. Ju mund t'i përdorni gjithashtu shabllonet e Creative Park për të personalizuar një piknik argëtues apo si dekor për tavolinat në një festë në mbrëmje.

Një dorë që vendos një kunj me foton e kokës së Pippës sipër një keku të vogël.

Me vendndodhje në Bristol, Mbretëri e Bashkuar, Pippa punon kryesisht nga shtëpia me Rothkon si shoqërues në zyrën e saj në shtëpi. Ajo printoi një foto të Rothkos dhe fytyrës së saj në letrat e fotove Plus Glossy II të Canon dhe i ngjiti ato në kunja dhëmbësh duke përdorur ngjitës të biodegradueshëm, përpara se t'i vendoste sipër kekëve të vegjël.

Pippa përdori fotografi për të krijuar kunja argëtuese të personalizuara me flamuj për t’i vendosur te kekët e vegjël. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë festën të veçantë. Ju mund ta bëni këtë edhe për festat e fejesës me fotot e çiftit, ose të përdorni fotot tuaja të preferuara nga pushimet apo portretet e kafshëve shtëpiake. "Kam bërë dekorues torte edhe më parë por nuk kam përdorur asnjëherë foto," thotë ajo. "Ishte shumë argëtuese të kërkoje për foto të të ftuarve për t’i printuar." Ajo madje sugjeron që ta bëni këtë aktivitet me miqtë tuaj atë natë, në mënyrë që ata t’i zgjedhin vetë fotot e tyre.

Pippa printoi imazhet e saj të preferuara në letrat e fotove Plus Glossy II të Canon, duke përdorur printerin PIXMA, preu figurat dhe më pas ngjiti fotografitë te kunjat e dhëmbëve duke përdorur ngjitës të biodegradueshëm. Ju mund t’i bëni dekorimet dyanëshe duke printuar dy kopje të fotove ose duke shkruar emrin apo një mesazh gazmor në pjesën e pasme.

Mos harroni se është shumë e lehtë të personalizoni shabllonet aktuale në aplikacionin Creative Park të Canon duke shtuar vizatime, fjongo dhe çdo punëdore tjetër që mund të dëshironi. "Ishte e lehtë të personalizoje banderolën e ditëlindjes. Thjesht duhet të zgjidhje një kordon me ngjyrë neoni për ta varur atë ," thotë Pippa.

Ju mund të mblidheni dhe me miqtë tuaj e të krijoni dhurata të bëra vetë, ose nëse preferoni diçka më të avancuar, mund të përpiqeni të krijoni modele punëdoresh komplekse dhe artistike .

Le të nisë festa!

Katër njerëz që buzëqeshin teksa pozojnë me rekuizitat për kabina fotografike me punëdore të krijuara duke përdorur Creative Park të Canon dhe printerin PIXMA.

Pippa dhe miqtë e saj krijuan dhe përdorën për festimet e tyre rekuizitat e kabinave fotografike për ditëlindje, por ju mund të zgjidhni nga Creative Park i Canon, rekuizita të kabinave fotografike me tematikë sportive apo festive.

Pippa dhe miqtë e saj u argëtuar te festa e ditëlindjes. "Ne u argëtuam shumë dhe bëmë disa foto gazmore duke përdorur të gjitha maskat dhe rekuizitat prej letre të stilit të kabinave fotografike," thotë ajo.

Të gjithëve u pëlqyen edhe kunjat e personalizuara me flamuj, që kishin foto në to. Këto ishin dhurata të vogla e të veçanta për festa, që mund të përdoren përsëri në festime të tjera. "Të gjithë qeshën me kunjat me foto te kekët e vegjël, ndërsa të ftuarit morën edhe tortë me vete pas festës," thotë ajo.

Pippa thotë se do t’i përdorë sërish shabllonet e Creative Park të Canon . "Punëdoret ishin shumë argëtuese dhe krijova shumë dekorime të veçanta e të personalizuara me një kosto shumë më të ulët se po t’i kisha blerë të gatshme," thotë ajo. "Fakti që janë të riciklueshme e bën këtë aktivitet edhe më të mirë!"

Me Creative Park, planifikimi dhe organizimi i festave të ditëlindjes kthehet në një aktivitet argëtues e krijues për ju dhe familjen e miqtë tuaj, pavarësisht moshës. Në fund të fundit, ne jemi aq të vjetër sa ndihemi prandaj mos ngurroni, kërkoni "Creative Park" dhe nxirrni fëmijën brenda vetes suaj.

Nëse ju pëlqen të kombinoni punëdoret me dekoret prej plastike të riciklueshme, atëherë përgatituni për sfidën tonë të fundit të punëdoreve që ka në fokus festimet dimërore dhe mendoni se çfarë mund të realizoni këtë vit me shabllonet e Creative Park. Hidhini një sy faqes sonë në Pinterest për frymëzim dhe mos harroni të ndani krijimet tuaja duke përdorur etiketën #MadeWithPixma!

Një foto lart-poshtë e një kamere Canon mbi një printer Canon PIXMA, me një fotokolazh në sfond.

KLUBI I CANON

Një komunitet ekskluziv për krijues si ju. Ndiqni pasionin tuaj me përkrahje, frymëzim, përfitime e më tej. Regjistrimi është i lehtë. Blini një produkt. Regjistrohuni. Ejani në Canon Club.
Tamzin Wilks

Produktet e lidhura

  • PIXMA TS5350a Series

    Ekspozoni kredencialet tuaja të dizajnit me administrimin fleksibël të materialeve, aplikacionet interesante krijuese dhe mundësitë praktike të lidhjes me celularët inteligjentë të printerëve të serisë "PIXMA TS5350a"

Artikuj të ngjashëm

Këshillat kryesore për fotografimin e shkëlqyer të festave

Shkrepni fotografi të jashtëzakonshme të festave me ndihmën e këtyre këshillave dhe teknikave të lehta.

Krijoni një fotokabinë Canon Zoemini DIY

Duke përdorur Canon Zoemini S2 dhe aplikacionin Mini Print, argëtohuni më shumë në festën tuaj të radhës me kujtime në stilin e fotokabinës.

Një sfidë dimërore me letër punëdoreje

Nga dekorimet për majën e pemës së Krishtlindjes, te flokët e dëborës dhe zbukurimet e varura, krijoni dekor festiv me letër punëdoreje me një printer PIXMA dhe Creative Park.

Krijoni një kalendar të personalizuar festiv

Nisni numërimin mbrapsht deri në datën e Krishtlindjes me kalendarin tuaj festiv të përgatitur me anë të printerit Canon dhe modeleve pa pagesë që gjenden në Creative Park të Canon.