Një pozë e bukur kërkon jo vetëm një sfond mahnitës, por edhe një set mbi të cilën mund të mbështeteni. Steph-i përdor një aparat profesional të serisë Canon EOS 5D, por pamje të ngjashme mund t’i arrini edhe me modele më ekonomike, si p.sh. Canon EOS 250D ose Canon EOS M6 Mark II. Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me 85mm, 1/4000 sec, f/1.2 dhe ISO100. © Zakas Photography
Organizimi i një dasme nuk është i lehtë as në kohërat më të mira, dhe viti i kaluar ka sjellë një sërë komplikimesh të tjera për çiftet që kërkojnë të lidhin jetën së bashku. A bën çudi që kaq shumë nuse e dhëndër po i ndërrojnë dasmat e mëdha e tradicionale për festa shumë më të vogla? Trendi për ceremoni më intime është në rritje, veçanërisht në hapësira në natyrë me sfonde që duken bukur për Instagram. Dhe kur numrat janë të vegjël, çiftet ka më shumë të ngjarë të mbështeten te shoqëria e tyre ose familja për të shkrepur fotografitë, në vend që të marrin ndonjë fotograf profesionist dasmash në listën e të ftuarve.
Me këtë në mendje ne iu drejtuam fotografes dhe organizatores së dasmave, Steph Zakas, për këshilla se si fotografët aspirues mund të kapin bukurinë dhe intimitetin e ditës së shënuar të një çifti. Steph-i, e cila është e specializuar në ndihmë të çifteve që planifikojnë të martohen, filloi të fotografonte dasma të vogla në Nju-Jork, SHBA, para se ta lëvizte biznesin e saj 4,500 km nga ana tjetër e rruzullit në Islandë.
Dhe ndërsa pasazhet e zymta të ishullit të vogël evropian nuk i prishin punë fotografive të saj, shkrepja e dasmave në natyrë në një nga mjediset më ekstreme të botës mund të jetë padyshim sfidues. "Ka pasur një mori rastesh kur na është dashur të fshihemi në një shpellë sa të largohej shtrëngata e çmendur e breshrit,” - thotë ajo duke qeshur. "Është një lloj situate ku bën çfarë të mundesh me çfarë të kesh rrotull!"
Këtu, Steph-i ndan këshillat e saj më të mira se si të shkrepni një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e shoqërisë suaj. Edhe nëse nuk gëzoni përvojën e një karriere të gjatë, këshillat e Steph-it duhet t’jua përmirësojnë fotot, pavarësisht nëse jeni nën diellin që shkëlqen apo në mes të ndonjë shtrëngate.