"Jam shumë e kënaqur me si ka dalë dhe mund ta them që tani se do të jetë një orendi e përhershme në dhomën e time bije," - thotë Jasmin-a për këtë varëse natyrore që tërheq shikimin. "Do të jetë gjithashtu shumë e lehtë të përditësohet me foto të reja që të mund ta rifreskojmë sipas stinëve." © Jasmin Robertson
Nuk është sekret se mirëqenia jonë përmirësohet nga qëndrimi në natyrë dhe sjellja e saj në ambientet e brendshme duke shfrytëzuar dritën natyrore, ngjyrat organike, hapësirat shqisore dhe bimët shtëpiake mund të jetë tepër çlodhëse. Nuk ka pse të vendosni pamje pylli dhe degë pemësh në çdo qoshe për ta përfshirë këtë tendencë dizajni ama. Kur i përdorni muret në forma krijuese, dizajni biofilik – i llojit që thekson lidhjen me ambientin natyror – mund të marrë shumë forma, nga varjet në mur deri te kornizat me fotografi dhe mund të jetë një mënyrë interesante për një ambient relaksi në shtëpi.
Disenjatorja e ambienteve të brendshme, Jasmin Robertson, jeton në një shtëpi eduardiane në Hov të Anglisë dhe tregon fragmente nga përmbajtjet e rinovimit dhe hapësirat e brendshme në TikTok dhe Instagram. "Më pëlqen koncepti i dizajnit biofilik dhe kemi adoptuar shumë prej parimeve në shtëpinë tonë," - thotë ajo. "Duke krijuar shanse të ndryshme për t'u lidhur me natyrën, shtëpia jonë duket e qetë dhe çlodhëse. Jetesa këtu më ka bërë më të lumtur se kurrë më parë."
Punëdoristja e larmishme, Emma Jewell, @EmmaJewellCrafts në Instagram, është gjithashtu një mbështetëse e përdorimit të punëdores për zbavitje dhe për t'u dhënë jetë hapësirave të jetesës.
Nuk ka kohë më të mirë se tani për të nisur me krijimet tuaja me një printer Canon dhe disa dizajne të frymëzuara nga natyra. Ne kemi pyetur edhe Jasmin-ën, edhe Emma-n për këshillat e tyre kryesore për krijimin e dekorimeve të thjeshta biofilike.