Magji praktike: eksplorimi i ndriçimit mitik dhe fotografisë eterike

Ekspertja e portreteve të frymëzuara nga fantazia, Rosie Hardy, ndan këshillat e saj më të mira për krijimin e imazheve mahnitëse përrallore.
Një grua me flokë të gjatë e të verdhë që ka veshur një fustan të kuq qëndron e ulur në dritaren e një kështjelle në një ditë me mjegull. Shkrepur nga Rosie Hardy.

Fustanet e fryrë të ballos, harqet e pazakonta dhe lulet e shumta janë elementet dalluese të imazheve eterike të Rosie Hardy. Por pas çdo fotografie ka një histori, qoftë kjo një rrëfenjë e krijuar në mënyrë delikate e shfaqur brenda elementeve të imazhit ose një citat shoqërues i zgjedhur me kujdes që e paraqet veprën e artit në një tjetër këndvështrim të ri.

"Gjithmonë më kanë tërhequr historitë njerëzore", thotë Rosie. Fotografja e portreteve krijuese e nisi rrugëtimin e saj në internet, duke dokumentuar përvojën e saj me alopecian kur ishte adoleshente dhe duke u munduar të zbulonte identitetin e saj pa u dashur që të mbështetej te pamja e jashtme. "Fillova të kisha shumë interes për atë çka njerëzit ndjenin, për psikologjinë dhe sjelljen njerëzore. Më tërheq gjithmonë ky aspekt emocional në punën time dhe në atë të personave të tjerë. Për këtë arsye më tërheqin kaq shumë portretet."

Nga bërja e portreteve krijuese të vetes e deri te fotografitë e dasmës dhe projektet komerciale, arti i portreteve të Rosie-t ka një estetikë të mrekullueshme surreale. "Puna që unë bëj është padyshim në zhvillim, por përpiqem të arrij të njëjtin stil të bazuar te fantazia, surrealja dhe përrallat, siç kam bërë gjithmonë," thotë ajo.

Këtu ajo ndan 10 këshillat e saj më të mira për admiruesit që dëshirojnë të eksplorojnë fushën e magjikes.

1. Kapni efektin "bokeh" tërheqës

Një grua me flokë të gjatë të verdhë që ka veshur një fustan të bardhë të endur me shumë detaje, e mbështetet në një shtyllë guri në pyll duke e vendosur kokën në njërin krah. Shkrepur nga Rosie Hardy.

Tonalitetet e ftohta dhe ngjyrat e zbehta këtu krijojnë një tonalitet eterik ndërsa modelja pozon në pyll. Rosie zakonisht fotografon me objektiv 85 mm, i cili është i përsosur për një "bokeh magjik në ngjyrë kremi", duke e dalluar subjektin nga sfondi dhe për ngjyra të buta të lëkurës. Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me objektiv Canon EF 85mm f/1.2L II USM në 1/640 sek, f/2.2 dhe ISO 250. © Rosie Hardy

Portreti i një gruaje të ulur, e cila ka veshur një fustan gri pa rripa dhe mban një kurorë lulesh me ngjyrë portokalli në flokët e saj të gjatë e të kuq. Pas saj ndodhet një bimë e mbuluar me të njëjtat lule ngjyrë portokalli. Shkrepur nga Rosie Hardy.

"Eksplorimi i humanizmit përmes çdo forme arti është diçka vërtetë e mrekullueshme," thotë fotografja e portreteve krijuese, Rosie Hardy, imazhet e së cilës kanë bërë që ajo që të ndiqet nga më shumë se 180 000 persona në mediet sociale. Shkrepur në Canon EOS R me objektiv Canon RF 85 mm F1.2L USM në 1/1600 sek, f/1.2 dhe ISO 100. © Rosie Hardy

Luajtja me efektin "bokeh" mund të ndihmojë në krijimin e një atmosfere magjike, veçanërisht duke përdorur një aperturë të madhe dhe një numër të vogël f për të krijuar një thellësi të ulët fushe që zbut sfondin.

"Bokeh është shumë ëndërrimtar", thotë Rosie. "Nëse do të fotografoja diku ku dëshiroja vërtet të shfaqja vendin, atëherë do të fotografoja me aperturë më të ngushtë për të shfaqur mjedisin. Por nëse do të doja që të fokusohesha te një fustan, atëherë do të hiqja sfondin dhe do të fokusohesha tërësisht te modelja."

2. Fotografoni me dritë të pasme për një estetikë si në ëndrra

"Fotografimi në hije, me dritën që depërton përmes pemëve dhe ndriçimin e pasmë, është një mënyrë e shkëlqyer për të krijuar ndriçim të butë, të këndshëm dhe mistik nëse nuk keni projektorë ndriçimi", thotë Rosie. Duke e vendosur burimin e dritës pas subjektit, mund të krijoni efekte aureole ose rrethi dhe imazhe të buta që duken intime. "Për mua, kjo gjë krijon më pak kaos në fotografi dhe e bën atë më përrallore."

Përdorimi i aparatit të saj Canon EOS R5 ose Canon EOS 5D Mark IV me dritën natyrale, formon bazën e fotografisë së saj të pazakontë. "Unë e dashuroj ndriçimin natyral dhe mendoj që nëse arrini ta zotëroni atë, kur jeni fillestarë, kjo do t'ju ndihmojë shumë si fotograf," shton ajo.

3. Eksploroni objektet dhe kostumet

Një grua me një fustan të derdhur ngjyrë rozë qëndron e ulur në një divan luksoz duke u mbështetur te krahu, me grumbuj lulesh në anë. Nga Rosie Hardy.

Rosie i kombinon rekuizitat e bëra vetë me fustane të zbukuruara për të krijuar një pamje që të ngjall kërshëri. "Marrja me qira e gjërave është një tjetër opsion vërtet i mirë për fillestarët, veçanërisht nëse jeni në universitet dhe keni një departament teatri të çfarëdoshëm," thotë ajo. Shkrepur në Canon EOS R5 me objektiv Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM. © Rosie Hardy

Një grua që ka veshur një fustan blu duket sikur po del nga ekrani i thyer i një smartfoni gjigant që qëndron pa mbështetje në një fushë. Shkrepur nga Rosie Hardy.

Rosie shpesh përdor rekuizita në portretet e saj, shumë prej të cilave i krijon vetë dhe i thekson më tepër në fazën e postprodhimit, si për shembull një smartfon gjigant që në fakt është një pasqyrë e thyer të cilës i është shtuar në mënyrë dixhitale korniza e një telefoni. Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me objektiv Canon EF 35 mm f/1.4L II USM në 1/640 sek, f/4.5 dhe ISO 100. © Rosie Hardy

Në fotografinë e saj, Rosie zakonisht përdor rekuizita të gëzueshme dhe fustanet e ballos që janë elementet karakteristike të saj, duke i dhënë jetë skenave surreale përmes elementeve të punuara me dorë, të cilat ajo i personalizon më tej gjatë fazës pas fabrikimit. "Ja vlen të eksplorosh setet, rekuizitat dhe kostumet," thotë ajo. "Ato më dallojnë nga të tjerët."

Për të mos rritur kostot, ajo rekomandon kërkim të thellë për ankande në internet dhe për shitës vendas të gjërave të përdorura për oferta, marrjen me qira nga magazinat e rekuizitave dhe dyqanet që ofrojnë kostume, ose krijimin e rekuizitave vetë - ashtu siç bëri Rosie për një nga fotografitë e saj të preferuara ku ajo shfaqet duke u zvarritur për të dalë nga një telefon gjigant. "Unë thjesht i hoqa kornizën një pasqyre, dola përmes saj dhe më pas modifikova një fotografi të telefonit tim në atë kornizë," thotë ajo. "Preva copa kartoni në formën e zemrave, si ikonat e njoftimeve, dhe i leva me manikyr pasi për momentin nuk kisha bojë."

4. Luani me ndriçimin e butë

Ndriçimi i mirë luan një rol të madh në krijimin e pamjeve estetike të këndshme. "Ndriçimi i butë i shpërndarë, i cili nuk ka hije të ashpra, e bën më të butë pamjen e lëkurës," thotë Rosie.

Edhe pse ajo përpiqet t'i zgjedhë vendet ku fotografon në bazë të asaj që ofron ndriçimi, ndonjëherë drita natyrale duhet të manipulohet dhe për këtë ka shumë mënyra. "Nëse do të shkrepni një portret në diell, mund të varni një çarçaf për të shpërndarë paksa dritën," thotë ajo. "Nëse do të përdorja një reflektor, me shumë mundësi do të ishte një reflektor në ngjyrë të artë dhe jo në ngjyrë të argjendë të ftohtë, për t'i dhënë ngjyrë më të ngrohtë tonalitetit të lëkurës."

5. Bëhuni krijues në post-përpunim

Një modele me një fustan të bardhë me pupla shikon te kamera teksa mbi të bie borë e rreme

Softueri i modifikimit ju jep mundësinë që të ndryshoni ngjyrat dhe të zbusni imazhet për të theksuar atmosferën si në ëndrra. "Aftësia për të modifikuar gjithashtu ndihmon që puna juaj të duket sikur ka pasur një buxhet shumë më të lartë se ai real," thotë Rosie, e cila shpesh i shton rekuizitat dhe dizajnin e setit gjatë modifikimit, që nga kompozimi deri te krijimi i botëve surreale të krijuara me mjeshtëri.

Sipas saj, softueri Digital Photo Professional (DPP) i Canon është një mjet ideal për të filluar. "DPP ka qenë vërtet i mirë për mua, sepse më ka ofruar mundësinë për të përpunuar skedarët e mi RAW duke u dhënë atyre cilësinë më të mirë absolute, por edhe për të kontrolluar fotografitë dhe për t'i parë ato në një format vërtet të dobishëm." Softueri mund të përdoret gjithashtu për të rregulluar elemente si balancimin e të bardhës, ngopjen dhe kontrastin bazë. "Nëse dëshiroj t'i ngroh ose t'i ftoh ngjyrat e një fotografie para se ta eksportoj, ky është softueri më i mirë për këtë pasi nuk e prish integritetin e skedarit në tërësi" shton ajo.

6. Krijoni një paletë ngjyrash

Fotografitë eterike shpesh kanë një paletë me ngjyra të buta e të zbehta, të mbushur me tonalitete pastel dhe të ftohta. "Ngjyrat ndikojnë shumë në imazhin e përgjithshëm," thotë Rosie. "Si shikuese, nuk më pëlqejnë fotografitë që kanë shumë ngjyra të ndryshme, përveçse kur kjo është tema specifike. Mua më tërheqin fotografitë që kanë një tonalitet të përgjithshëm."

Rosie parapëlqen thjeshtësinë dhe balancimin e ngjyrave. "Nëse shikoni kanalet e mia në rrjetet sociale ose në faqen time të internetit, do të shihni që çdo fotografi ka një tonalitet të përgjithshëm ose dy ngjyra," vazhdon ajo. "Kur jam duke fotografuar, jam ose duke u përpjekur të gjej se cilat janë dy ngjyrat që do të përdor ose se si mund ta modifikoj atë fotografi më vonë për ta bërë më kohezive."

7. Eksploroni vende të ndryshme

Fotografja Rosie Hardy qëndron përballë një liqeni duke përdorur një kamerë për të fotografuar një dritë elektrike të vogël të cilën po e mban në dorën tjetër.

Të shkuarit në fshat mund të ofrojë shumë sfonde fantastike për portretet tuaja, si për shembull ky liqen si në ëndrra në muzg.

Portreti i një gruaje që ka veshur një fustan të derdhur ngjyrë rozë dhe krahë zane. Ajo është ulur në një gjysmëhënë në një mjedis pylli, e rrethuar nga tym që vërtitet rreth saj. Shkrepur nga Rosie Hardy.

Tonalitetet e ftohta dhe ngjyrat e zbehta këtu krijojnë një tonalitet eterik ndërsa modelja pozon në pyll. Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me objektiv Canon EF 35 mm f/1.4L II USM në 1/1000 sek, f/2.2 dhe ISO 125. © Rosie Hardy

Kur mendoni për imazhe mitike, vendndodhja shpesh ka rëndësinë më të madhe. Rosie dhe modelet e saj shpesh pozojnë në vende me arkitektura mahnitëse ose në pyje të dendura, për t'u dhënë fotografive një atmosferë eterike. "Më tërheqin vendet e braktisura, kështjellat dhe të gjitha llojet e harqeve," thotë ajo. "Fillimi në vende publike, si p.sh. parqet, pyjet si dhe rezervuarët e mëdhenj liqenet dhe është një mënyrë e mirë për t'u mësuar me të fotografimin në publik pa pasur presionin e shikimeve të personave të tjerë ose të telasheve nga mospasja e lejeve të duhura"

RF50mm F1.8 STM

Përzgjedhësi i objektivit Canon

Gjeni objektivin që është i përshtatshëm për qëllimin tuaj

8. Zgjidhni objektivin e duhur

"Duke qenë se jam fotografe portretesh, nuk dua t'i deformoj personat në fotografitë e mia," thotë Rosie. "Fotografimi në një kënd super të gjerë do ta shtrembëronte pak fytyrën, kështu që unë nuk e përdor për kapjen e portreteve."

Objektivat e saj më të përdorur janë Canon EF 35mm f/1.4L II USM, Canon EF 85mm f/1.2L II USM dhe Canon EF 50mm f/1.4 USM. Të tre objektivat ofrojnë apertura të gjera për fokus të butë ndërsa ruhen përmasat dhe detajet reale. Objektivat e saj të preferuar parësor i ofrojnë edhe një avantazh tjetër. "Unë gjithashtu mendoj si të ndërveproj me personat që kam përballë," thotë Rosie. "Nëse do të përdorja një objektiv më të gjatë, nuk do të mund të ndërveproja shumë mirë me klientin, pasi do t'i flisja me zë të lartë nga larg."

Opsionet e tjera të objektivave për këto lloj imazhesh përfshijnë Canon RF 35 mm F1.8 MACRO IS STM, Canon RF 50 mm F1.8 STM dhe Canon RF 85 mm F2 MACRO IS STM.

9. Përdorni kohë më të gjata ekspozimi

Ndryshe nga opsioni tradicional, Rosie-t i pëlqen që t'i mbiekspozojë fotografitë e saj. "E di që shumë persona nuk do të jenë dakord me idenë e humbjes së detajeve dhe theksimeve të tepërta, por mua më duket se të përdorësh pak mbiekspozimin të jep idenë e pamjes pothuajse filmike," thotë ajo.

Përdorimi i kohëve më të gjata të ekspozimit gjithashtu mund të krijojë një ndjesi lëvizjeje në imazhe, veçanërisht kur aplikohet për elemente në lëvizje si uji ose retë. Rosie ka eksperimentuar gjithnjë e më shumë me inteligjencën artificiale (AI) në modifikimet e saj dhe kjo është e dobishme gjatë luajtjes me ekspozimin. "Për shembull, nëse tani kam një pjesë të mbiekspozuar të një fustani të bardhë, unë thjesht mund të rrethoj atë zonë dhe të shkruaj "shto detaje" në rekuizitë dhe ajo do të analizojë pjesën tjetër të fustanit dhe do të shtojë të njëjtin detaj, diçka që më mahnit."

10. Krijoni një rrëfenjë

Portreti i një vajze të re me tipare me quka, sy blu të ndritshëm dhe flokë të gjatë të verdhë. Ajo e ka shikimin të drejtuar nga kamera dhe është e rrethuar nga lule ngjyrë rozë. Shkrepur nga Rosie Hardy.

Sjellja e elementeve të rrëfimit në imazhet tuaja, së bashku me kostumet dhe setet, mund të përforcojë përmasat e tyre mitike dhe ndikimin. Shkrepur në Canon EOS R me Canon RF 85 mm F1.2L USM në 1/1000 sek, f/2 dhe ISO 250. © Rosie Hardy

Në qendër të punës së Rosie-t qëndrojnë historitë, duke i bërë portretet e saj shumë ndryshe nga ato të zakonshme dhe ajo inkurajon entuziastët që të sjellin elemente rrëfimi në imazhet e tyre. "Shumë persona mendojnë që aftësia për të treguar histori është e lindur, por unë mendoj që ajo mund të mësohet," thotë Rosie. "Nuk mendoj se është turp që të frymëzohesh nga persona të tjerë. Thjesht duhet ta interpretosh atë frymëzim me respekt. Unë rekomandoj analizimin e imazheve që ju pëlqejnë dhe më pas t'i provoni vet ato elemente në një mënyrë tjetër."

Ajo sugjeron që gjithashtu që të kërkoni frymëzim brenda vetes suaj. Disa nga veprat e saj më të fuqishme erdhën nga përballja me hidhërimin e vdekjes së një personi të afërt të saj nëpërmjet fotografisë.

"Si përfundim, ajo që duhet të synoni të bëni është të tregoni historinë tuaj, të frymëzoheni nga emocionet tuaja, si ato pozitivet ashtu edhe ato negativet. Duhet të kthehesh nga vetja dhe të pyesësh, 'Çfarë dua të tregoj? Si do ta komentoja të qenit gjallë?'"


Për më shumë frymëzim dhe këshilla nga fotografët, hidhini një sy videove mbi modifikimin krijues të Rosie-t dhe pjesën tjetër të listës për luajtje në YouTube Canon Europe Learning Series.


Shkruar nga Lucy Fulford

Produkte të ngjashme

Artikuj të ngjashëm

Regjistroni foto estetike

Figura e rrjeteve sociale, Steffi Marla, tregon se si sigurohet që imazhet e saj të dallohen në internet.

Këshilla për fotografinë e portreteve

Përmirësoni fotografinë tuaj të portreteve me këto këshilla dhe teknika kryesore.

Shkrepni portrete abstrakte

Eksperimentoni me ekspozime të ndryshme, pikturë me drita, lojë me hije etj.

Ndriçimi i portretit me tonalitete të larta dhe të ulëta

Krijoni konfigurime klasike ndriçimi për portrete melankolike me cilësi të lartë.