FOTOGRAFIA E NATËS

Këshilla për fotografimin e hënës: si të shkrepim pamje të jashtëzakonshme të qiellit të natës

Ndiqni këtë udhëzues hap pas hapi për fotografimin krijues të hënës dhe së shpejti do të shkrepni në çdo kohë fotografi të satelitit qiellor të Tokës.
Një pamje nga afër e hënës, ku duket vetëm çereku i saj, e shkrepur me një Canon EOS R8 nga astrofotografja Mara Leite.

Hëna ka qenë gjithmonë subjekt tërheqës për fotografët anembanë botës, sidomos në ato çaste të rralla kur shfaqet si superhënë apo dhe si hënë e kuqe. Por, mund të jetë e vështirë t'ia nxjerrësh mirë fotot. Shkrepja e një subjekti të shndritshëm që është shumë larg mund të jetë e vështirë në ndriçim të ulët, ashtu si dhe inkuadrimi dhe fokusimi në gjatësi të mëdha fokale. Por me kompletin e duhur të fotografisë, me cilësimet e duhura të ekspozimit dhe planifikim të kujdesshëm, mund të shkrepni fotografi të mrekullueshme të detajuara të hënës dhe peizazheve të saj atmosferike. Këtu ju japim të gjithë informacionin që ju duhet për fotografimin e hënës sipas këshillave të ekspertëve për cilësimet, si dhe këshillave për fotografimin e pamjeve më të mira hënore nga astrofotografja Mara Leite.

1. Kuptojeni hënën

Një copëz e një gjysmëhëne në zmadhim, e dukshme midis dy shtyllave të një kishe, e shkrepur me Canon EOS R10.

“Ka aplikacione ose faqe interneti që mund të përdoren për të gjurmuar fazat e ndryshme të hënës” thotë Mara, një fotografe peizazhesh dhe astrofotografe që ka fituar disa çmime. “Ato përfshijnë lindjen dhe perëndimin e hënës në vende nga e gjithë bota.” Shkrepur me Canon EOS R10 me objektiv Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM në 100mm, 1/5 sek, f/6.3 dhe ISO 1250. © Mara Leite

Gjethe në siluetën e një dege peme në sfondin e hënës së plotë të turbullt, shkrepur me Canon EOS R10.

“Ka aplikacione specifike që mund të gjurmojnë lëvizjet e hënës në qiell dhe të llogarisin se sa e madhe do të duket hëna në krahasim me subjektin tuaj.” thotë Mara. Shkrepur me Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM në 400mm, 1/320 sek, f/9 dhe ISO 1250. © Mara Leite

Orbita e hënës rreth tokës zgjat 27,322 ditë. Ky cikël është i ndarë në faza: hëna e re, gjysmëhëna në zmadhim, çereku i parë i hënës, hëna thuajse e plotë, hëna e plotë, hëna e plotë në zvogëlim, çereku i fundit i hënës, gjysmëhëna në zvogëlim dhe sërish hëna e re. Çdo fazë, përveçse na jep një perspektivë të ndryshme të hënës, ndikon edhe kushtet e ndriçimit, nga hëna e plotë e ndritshme në hënën e re që pothuajse nuk shihet.

Disa pika në kalendarin hënor janë shumë të veçanta. Kur hëna është më afër tokës dhe kjo përkon me hënën e plotë (koha gjatë muajit kur dielli, hëna dhe Toka janë të tre në një vijë) ne shohim një hënë të plotë të zmadhuar ose superhënën. Hëna e kuqe, kur një superhënë e zakonshme përkon me një eklips të plotë hënor, është edhe më e rrallë. Kjo do të thotë se toka pengon plotësisht mbërritjen e dritës së drejtpërdrejtë të diellit në hënë dhe mbetet vetëm drita e refraktuar nga atmosfera e Tokës, duke e bërë hënë të duket në të kuqe të zbehtë.

2. Planifikoni që përpara

Gjysmëhëna në zmadhim, e dukshme në qiellin e natës pas një fari, e shkrepur me Canon EOS R8.

“Arsyet se përse duhet të shihni paraprakisht parashikimin e motit janë të dukshme,” thotë Mara. “Ndryshe nga shiu dhe vranësirat, retë nuk janë gjithmonë diçka e keqe. Ato i shtojnë dramë dhe mister fotografive të hënës. Unë rekomandoj që të kontrolloni përqindjen e mbulimit me re dhe shpejtësinë e erës në faqet e parashikimit të motit ose në qendrën vendase të parashikimit të motit”. Shkrepur me Canon EOS R8 me objektiv Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM në 100mm, 1.6 sek, f/5.6 dhe ISO 6400. © Mara Leite

Një hënë e plotë e dukshme mbi një manastir portugez, shkrepur me Canon EOS R8.

“Kur është e mundur, shkoj ta shoh paraprakisht vendin ku do të fotografoj. Kjo gjë është e domosdoshme për mua sepse kështu konfirmoj se nuk ka pengesa në fushëpamje dhe se vendi do të jetë i hapur pas orarit zyrtar të punës”, shprehet Mara. Shkrepur me Canon EOS R8 me objektiv Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM në 325mm, 1/320 sek, f/8 dhe ISO 1600. © Mara Leite

Fotografimi i hënës nuk është vetëm një provë argëtuese për aftësitë tuaja me kamerën, por dhe një mënyrë mahnitëse për të njohur lëvizjet e Tokës dhe të satelitit të saj. Ne mund ta gjejmë me saktësi se kur do të ngrihet hënë, ku do të bëjë harkun në qiell dhe ku do të perëndojë, çdo natë për vite me radhë. Ka disa aplikacione të dobishme për celularë që mund t'ju ndihmojnë t'i planifikoni këndet tuaja me saktësi. Si udhëzues i përgjithshëm, hëna e plotë del drejtpërdrejt përbri diellit që perëndon.

Sigurohuni të merrni parasysh orën. Hëna është më mbresëlënëse në momentin e parë që shfaqet në horizont, që njihet si “lindja e hënës”. Gjithashtu, nëse po fotografoni një superhënë, shkrepjet mund të kenë impakt të veçantë. Drita duhet të udhëtojë anash përmes atmosferës së Tokës tek ju, ndaj hëna merr një cilësi të kuqe të ngrohtë. Është edhe momenti kur hëna duket më e madhe, ndonëse është thjesht iluzion – madhësia qëndron njësoj gjatë gjithë natës, por harkimi i atmosferës vepron si lupë.

Është e rëndësishme edhe që të kontrolloni paraprakisht parashikimin e motit. Një qiell i hapur ju mundëson shikueshmëri optimale. Kërkoni vendndodhje që ju ofrojnë një pamje të mirë të asaj që po ndodh dhe që ju ngjallin interes vizual, si p.sh. një horizont urban tërheqës, por që sjellin shpërqendrim minimal. Sigurohuni që kompleti juaj të jetë gati, pra të keni me vete aparat të karikuar plotësisht me të gjitha elementet shoqëruese. Hëna lëviz shpejt prandaj nuk keni kohë që të ktheheni në shtëpi për të marrë diçka që keni harruar, përndryshe do ta humbisni mundësinë!

3. Cilësimet e fotografisë së hënës

Një person duke rregulluar ekranin e shumëkëndësh të Canon EOS RP teksa fotografon hënën.

Shkrepja e një subjekti të tillë të shndritshëm të rrethuar nga errësira mund të sjellë probleme ekspozimi, ndaj përpiquni ta konfiguroni manualisht ekspozimin.

Ekrani i një Canon EOS RP që tregon cilësimet e kulminimit.

Nëse keni vështirësi me fiksimin e hënës, provoni fokusin manual. Përdorni Live View dhe aktivizoni kulminimin e fokusit për t'u siguruar që detajet të jenë të qarta.

Modalitetet e vetekspozimit mund të mos funksionojnë me koherencë kur shkrepni hënën, ndaj është më mirë të përdorni ekspozimin manual. Në thelb intensiteti i dritës së diellit që godet hënën mbetet i njëjtë, ndaj ka një rregull të thjeshtë ekspozimi që mund ta përdorim si udhëzues – rregulli "looney 11". Caktojeni aperturën në f/11 dhe përputhni shpejtësinë e shkrehësit me të anasjelltën e ISO-s, pra në ISO 100 përdorim 1/100 sek, në ISO 200 është 1/200 sek e kështu me radhë. Kjo nuk është shkruar në gur ama - mund ta ndryshoni shpejtësinë e shkrehjes dhe të aperturës rreth këtyre vlerave derisa fotoja të duket saktë.

4. Kompleti më i mirë për fotografimin e hënës

Një pjesëz e një gjysmëhëne në zmadhim që kulmon në sfondin e një shtylle ndriçimi, e shkrepur me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Canon EOS R10 është i pajisur me fokusim -4 EV për dritë të ulët, duke ju mundësuar të fokusoheni me saktësi ku ka ndriçim të dobët. Kombinojeni me objektivin ekonomik, por të fuqishëm RF 24-105mm F4-7.1 IS STM për të shkrepur foto të bukura të hënës. Shkrepur me Canon EOS R10 me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 105mm, 1/5 sek, f/7,1 dhe ISO 800. © Mara Leite

Hëna e çerekut të parë e dukshme në qiell, shkrepur me objektiv Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM.

Me stabilizuesin e tij optik të imazhit me 5,5 ndalesa, Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM është një objektiv i shkëlqyer për fotografimin e hënës pasi ofron stabilitet më të madh për fotografimet me aparat në dorë, që janë ideale për shkrepjet e shpejta kur nuk keni kohë të përdorni një stativ. Shkrepur me Canon EOS R8 me objektiv Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM në 400mm, 1/200 sek, f/8 dhe ISO 1000. © Mara Leite

Një objektiv i gjatë është i domosdoshëm për fotografimin nga afër të hënës, por kur jeni në fillimet tuaja, mos u shqetësoni. Një objektiv i shpejtë dhe i shtrenjtë nuk është i domosdoshëm pasi hëna është aq e shndritshme sa nuk ju duhen apertura më të gjera të objektivave me rreze të gjatë. Edhe një zmadhues standard si Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM ose RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM mund të bëjnë punë. Mund të mos ju lejojnë ta mbushni kuadrin, por mund ta prisni pamjen më vonë. Pikërisht këtu e tregojnë vlerën e tyre kamerat me sistem EOS R, me rezolucionin e tyre të lartë. Canon EOS R8 me kuadër të plotë ju ofron qartësi të mprehtë edhe në ndriçim të ulët, dhe sensorët APS-CCanon EOS R10 dhe EOS R50 i japin objektivit një fushëpamje më të ngushtë, duke i ofruar shtrirje më të madhe nga objektivët më të gjerë.

5. Afrohuni

Një plan i afërt i hënës tregon dhe atributet, dhe detajet e sipërfaqes së saj.

Një hënë gungaçe verdhoshe apo si dyllë (kur është rreth tre të katërtat plot) është kohë ideale për të shkrepur detajet e sipërfaqes. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 800mm F11 IS STM + Extender RF 2x në 1600mm, 1/50 sek, f/22 dhe ISO 100.

Ndërsa vetë hëna e plotë është magjepsëse, mund të mos jetë dhe në çastin më të mirë për të nxjerrë foto nëse jeni të interesuar në shkrepjen e karakteristikave të sipërfaqes së saj, si p.sh. krateret. Ashtu si blici i kamerës që shndrit një fytyrë, drita ballore e diellit gjatë hënës së plotë eliminon shumë prej hijeve. Në raste të tjera të muajit drita e diellit është disi më anash, çka krijon ndriçimet dhe hijet e nevojshme për të paraqitur konturet dhe detajet e peizazhit hënor. RF 100-400mm F5.6-8 IS USM është një objektiv shumë i mirë për pamje nga afër, i cili kombinon zmadhimin e gjatë telefoto me stabilizimin e imazhit. Për më tepër, nëse dëshironi ta mbushni plotësisht kuadrin, zgjidhni një objektiv shumë të gjatë si p.sh RF 600mm F11 IS STM. Apertura f/11 është perfekte për fotografimin e hënës, pasi përputhet me parimin e ekspozimit "looney 11". Nëse dëshironi të zgjatni shtrirjen e objektivit tuaj, mund t'ju vijnë në ndihmëzgjatuesit e objektivëve si Zgjatuesi RF 1.4x dhe Zgjatuesi RF 2x.

6. Gjeni fushëpamje më të gjerë

Hëna shkëlqen shumë në qiellin e errët, mbi lumin që gjarpëron natën, një urë dhe disa varka me pamjen e qytetit në sfond.

Për zbulimin e vendeve të reja, Mara përdor hartat online dhe mediat sociale për të hetuar tema interesante dhe planet e para në zonën që po fotografon. “Pyesni vendasit, mund t'ju vijnë shumë në ndihmë” thotë ajo. Shkrepur me Canon EOS R8 me objektiv Canon RF 14-35 mm F4L IS USM në 19 mm, 20 sekonda, f/22 dhe ISO 640. © Mara Leite

Hëna e dukshme lart në qiell mbi re ngjyrë portokalli të çelët dhe një trup ujor, shkrepur në lindje të diellit me Canon EOS R8.

Apertura f/4 në objektivin Canon RF 14-35mm F4L IS USM qëndron konstante gjatë rrezes së plotë të gjatësisë fokale. Kjo do të thotë se shpejtësia e shkrepjeve dhe ISO-ja nuk ndryshojnë kur pamja e hënës zmadhohet. Shkrepur me Canon EOS R8 me objektiv Canon RF 14-35mm F4L IS USM në 17mm, 1/500 sek, f/6.3 dhe ISO 2500. © Mara Leite

Eksperimentoni në mënyrë kreative duke përdorur një objektiv më të gjerë si Canon RF 14-35mm F4L IS USM. Kjo do t'ju lejojë ta përfshini hënën në një peizazh ekzistues. Megjithatë, shpesh hëna është e frikshme kur shihet e vetme; përfshirja e pikave të njohura të referimit ose e një horizonti të veçantë ju ndihmon ta pasuroni kontekstin dhe ju lejon të krijoni kompozime interesante. Ju lejon edhe të luani me shkallëzimin për efekt më të fortë.

Ngrijeni në nivel tjetër fotografimin e hënës me këshilla dhe frymëzim të mëtejshëm nga fotografi profesionist, Andrew Fusek Peters*.


Shkruar nga James Paterson, Phil Hall dhe Rachel Segal Hamilton

* Ofrohet vetëm në gjuhë të zgjedhura.

Produktet e lidhura

  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R8

    Kaloni në fotografinë dhe videon kuadërplotë dhe realizoni ambiciet tuaja krijuese.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R10

    Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R50

    Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar.
  • Objektiv zmadhues ultra i gjerë

    RF 14-35mm F4L IS USM

    Objektivi ultra i gjerë RF nga Canon sjell detajet me precizionin e serisë L, nga 14-35mm, ndërsa mbajtja në dorë është e lehtë me fotostabilizimin 5.5-nivelësh.
  • Lentet RF-S

    RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM

    Një objektiv zmadhues EOS R-series APS-C i gjerë deri në telefoto që është ideal për udhëtime, faunën e egër, sportin dhe stilin e jetesës.
  • Objektivat RF

    RF 24-105mm F4-7.1 IS STM

    Objektivi ideal i përditshëm për amatorët e kuadërplotave pa pasqyrë. Me përdorimin praktik, "RF 24-105mm F4-7.1 IS STM" është peshëlehtë, kompakt dhe gati për t'jua ngjitur fotografinë një shkallë më tej.
  • Objektiv zmadhues me telefoto

    RF 100-400mm F5.6-8 IS USM

    Një objektiv fleksibël, kompakt dhe peshëlehtë RF 100-400mm me fotostabilizim 5.5-nivelësh për shkrepjen e natyrës dhe të aksionit pa u rënduar nga pesha.
  • Objektivat RF

    RF 600mm F11 IS STM

    Një objektiv revolucionar supertelefoto që është kompakt e peshëlehtë, ideal për natyrën e egër, udhëtimet në natyrë apo fotografët që gjurmojnë trenat.
  • Aksesor objektivi

    RF 2x

    Zgjatuesi RF 2x ofron mprehtësi dhe fleksibilitet me zmadhim të mëtejshëm 2x për të dyfishuar rrezen e objektivave të pajtueshëm RF telefoto dhe zmadhues.
  • Artikuj të ngjashëm

  • FOTOGRAFIA E NATËS

    Fotografia e qiellit të natës

    Teknikat kryesore për të shkrepur yjet natën, duke përfshirë fotointervalet dhe imazhet e gjurmëve të yjeve.

  • FOTOGRAFIA E NATËS

    Kompleti më i mirë i nivelit fillestar për shkrepjet e natës

    Kamera dhe objektiva për fotografim yjor natën.

  • PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË

    Si të kontrolloni ekspozimin

    Apertura kryesore, shpejtësia e shkrehësit dhe cilësimet ISO.

  • PRINTIM KRIJUES

    Krijimi i sistemit diellor me punëdore

    Gjeni kohë për t'u rilidhur, mësuar dhe luajtur me koleksionin e Creative Park të punëdores me temë hapësirën.